Ne nje njoftim qe mori redaksia e Gazetes “Dielli” nga Montréali me 14 qershor 2016, mesoi se eshte themeluar nga komuniteti shqiptar nje shoqate e re e emertuar ”Shoqata Kulturore Shqiptare Montréal” -SHKSHM- dhe ka per kryetare zonjen Anila Kati. Ne njoftimin qe na dergoi shkruhet:
Pershendetje te nderuar bashkeatdhetare,
Me anen e kesaj letre deshirojme t’ju njoftojme per krijimin e shoqates shqiptare me emrin : Shoqata Kulturore Shqiptare Montréal.
SHKSHM është një organizatë jo-fitimprurëse që i bashkohet shoqatave simotra te Amerikes se Veriut per nje perfaqesim sa me te kompletuar te komunitetit shqiptar. Parimi mbarebashkues ‘pa dallim feje, krahine apo ideje politike’ mbetet ne baze te krijimit dhe aktivitetit te shoqates.
Misioni kryesor i SHKSHM eshte te ndihmoje ne ruajtjen e frymës kombëtare shqiptare në Kebek e Kanada, nëpërmjet kultivimit të vlerave, kulturës, artit, traditës dhe gjuhës shqipe.
SHKSHM do te punoje gjthashtu me perkushtim per te ofruar shërbime të shumëllojshme e te vlefshme për grupmoshat e ndryshme në komunitetin shqiptar te Kebekut, me qellim jo vetem integrimin e suksesshem, por edhe ‘rritjen’ dinjitoze të komunitetit shqiptar në shoqërinë kanadeze, si të barabartë mes gjithë kombësive të tjera në përbërjen e shoqërisë shumë-kulturore ku jetojme.
SHKSHM desheron te shprehe gadishmerine se do jete kurdohere e hapur per bashkepunime me shoqata te tjera simotra, qofte mbi bazen e projekteve te perbashketa, qofte me shkembime pervojash, ne te miren e shqiptarizmit dhe vlerave qe perfaqesojme.
Me Respekt,
Shoqata Kulturore Shqiptare Montréal
Kryetare:Anila E. Kati
Kontakt : shkshmtl@ gmail.com
Facebook: Shoqata Kulturore Shqiptare Montreal
Komentet