(Ose, pse krijuesi Skënder Buçpapaj duhet të nderohet me Çmimin “Poet laureat”)
Kërkimet e lumturisë dhe të dhembjes për jetën, pastaj, labirintet shpirtërore që nganjëherë i hapin të gjitha rrugët për të treguar e dëshmuar atë peshën e zërit dhe të ankthit, por që, asnjëherë nuk dalin në tërësi as nuk nxjerrin stolinë artistike, ashtu siç e do poeti. Por, sipas të gjitha rropatjeve dhe përplasjeve poetike, të gjitha këto, fuqishëm reflektojnë në në krijimtarinë e këtij shkrimtari dhe poeti, ku pothuaj se në të gjitha veprat e tij në të njëjtën kohë, mesazhi shndërrohet në dashuri dhe në drithërimë karakteristike për çdo gjë që jetës i jap kuptim, për çdo gjë ferkohet e përplaset pët atdheun dhe për kombin. Veç kësaj, duke lexuar veprat e S. Buçpapajt, sikur na bën me dije se liria, lumturia, atdhedashuria dhe pesha historike e vendit ku je lindur, e tokës së shenjtë ilire, kurrë dhe asnjëherë nuk blihet, por ajo vjen çuditshëm duke e ushqyer po ashtu çuditshëm jetën.
Vargu dhe krijimtaria e Skënder Buçpapajt, gjithmonë dhe kudo ne vepra janë refleksion dhe mendim i palëkundshëm filozofik i rrugëtimit historik të kombi dhe atdheut…
Ky shkrimtar, përmes veprave dhe kontributit të tij jo vetëm letrar dhe kulturor, dëshmon për papërkulshmërinë, për qëndrueshmërinë e tij por edhe për tërë atë energjinë, të cilën rrallë mund ta ketë gjithkush për të bërë ndërlidhjen në mes të unit, atdheut, kombit dhe jetës.
Them kështu, sepse, krijues, ky njeri i lidhur ngushtë më rrënjët dhe me dheun e atdheun, para vetes kishte dhe ka shumë dëshira, shumë detyra, shumë gëzime, shumë lumturi dhe hidhërime, të cilat, nganjëherë të bëhet se të gjitha së bashku e bëjnë atë sfidën, të cilën, jo rrallë, duhet ose të detyrohet për ta bartur e transferuar nga një në një rrafsh tjetër. Këtë udhë apo këtë rrugëtim, Skënder Buçpapaj, pothuaj se në çdo varg e poezi, në çdo vepër, na imponon si qëndresë, e cila e ka peshën shumëdimensionale për njeriun e tokës së shqipeve, për kombin nëpër kohëra dhe periudha historike. Kështu, pothuaj se të gjitha veprat e tij, e tërë krijimtaria e tij shndërrohet në histori të tërë, në arkitekturë ndijimi dhe përgjegjësie shpirtërore, veçori këto të cilat, mesazhin krijues e vejnë dhe e projektojnë në shumë rrafshe dhe këndvështrime.
Nëse mbështesim mendimin dhe qëndrimin se nëna, është qumështi më i përçudët i dashurisë, atëherë, S. Buçpapaj krijimtarinë e vetë e ka “mbërthyer” edhe në dashurinë dhe madhështinë për atdheun dhe njeriun… prandaj, krijimtaria e tillë e S. Buçpapajt thuaja se është shndërruar meritueshëm në antologji, por, nëse lexohet me peshën e thellë të mendjes, ajo është edhe bagazh enciklopedik e tërë asaj që quhet jetë.
Duke jetuar në kurbet, shkrimtari S. Buçpapaj, duke ndier afshin dhe mallin për vendlindjen, për tokën dhe zjarrminë e saj pezmatuese dhe karakteristike, në shumë prej krijimtarisë së tij shpreh etjen e njeriut, por edhe begatinë e këngës, këndimin e bën ëndërr dhe përrallë edhe të moshave fëmijërore, sepse, njeriu i ngjanë lumit: “Ai rend gjithnjë drejtë burimit të vet/…Rërën e ka prej syve të zogjve/Që u plasën/Nga mallkimi i foleve”.
Shpeshherë, krijimtaria e tij nga përjetimi i plot arsye, i ngjanë “ëndrrave përrallore”, që kujtimin gjithnjë e bëjnë të fortë, mendimin të palëkundshëm, pa marrë parasysh motivimin, temën apo
edhe periudhën kohore dhe historike, sepse, siç thotë në një nga veprat e tij: “Etjen time e shuaj/Veç me helmin tim”…!
Harta poetike e krijuesit, Skënder Buçpapaj, vlerat dhe karakteristikat e tij prej shkrimtarit kanë peshë shumëdimensionale.
Andaj, vlerat dhe zëri i tij krijues është si kambanë, jo për të na i shurdhuar veshët por për ta ndërgjegjësuar dhe vetëdijesuar njeriun. Ai gjithnjë trumbeton nga diçka që na kujton hartën e mendimit atdhetar…
Këtu qëndron edhe ajo madhështia e krijimtarisë së tij, që ndoshta lë përshtypjen që të kuptohet si një enciklopedi e “çuditshme”, dhe ndoshta e para e këtij lloj këndimi poetik aq të përkushtueshëm, e cila qëndron si flori tek gjërat më të çmueshme, më të shtrenjta,… siç është atdheu.
Ndërkaq, kurbeti, si njëra prej plagëve më të rënda dhe më shpirt thyese e gjëmë prurëse, është pjesë e dhembjes dhe e trishtimit edhe e poetit dhe jo vetëm e tij. Andaj, ai, makthin e shtron dhe e pedat në sofrën e vet në mënyra e forma të ndryshme, por që, dëshiron t’i gjejë rrugëdaljet fatlume duke u mbështetur në fanatizmin e atdhedashurisë.
Pra, pasur parasysh, se, S. Buçpapaj, në lëkurën e vet, përveç shumë përplasjeve dhe vuajtjeve, e ka ndier edhe mërgimin, ai e di dhe e çmon peshën e këtij fenomeni të njeriut tanë, i cili këtë e ka përjetuar për shkaqe të ndryshme dhe në mënyra po ashtu të ndryshe.
Ai në krijimtarinë e tij e shpreh edhe brengosjen e tij për fatin e Kosovës, autorin, normalisht, e ka bezdisur dhe pa hyrë në shpjegime për këtë, atë e ka pjesë të shpirtit, të tokës, të atdheut dhe të zemrës. Edhe ky faktor është një prej arsyeve që ky krijues duhet të shpallet “Poet laureat”.
Për këtë dëshmojnë edhe shumë vepra të tij, si: “Zogu i bjeshkës”, Vetëm të vdekurit pendohen”, Jubileu i shiut të çmendur”, “Imgur” etj.
Andaj, Skënder Buçpapaj, dhe krijimtaria e tij është një sublimë dëshmie për Çmimin “Poet laureat”, të cilin e ndanë Ministria e Kulturës e Shqipërisë, e i cili krijues, kujtoj se në të gjitha veprat e tij është shndërruar në pjesë historie të atdheut, sepse, çdo gjë, pra, edhe ëndrrat i shkrinë në vendlindje.
Komentet