VOAL – Kreu i ushtrisë zvicerane, Philippe Rebord, ka dorëzuar dorëheqjen e tij për shkaqe shëndetësore: në fakt ai vuan nga një trombozë e rëndë dhe do t’i nënshtrohet operacioneve mjekësore. Kërkimi për pasardhësin tashmë ka filluar dhe një komision hulumtues është themeluar, tha Rebord dhe këshilltari federal, kreu i Departamentit Federal të Mbrojtjes, Viola Amherd, të hënën në Bernë gjatë një konference shtypi.
Philip Rebord, 61 vjeç, ka qenë kreu i ushtrisë që nga viti 2017, por kontrata e tij është shtrirë deri në fund të vitit 2020 për të lejuar atë të kryejë reforma ushtarake dhe procedura për blerjen e avionëve të rinj luftarakë.
ATS
Komentet