VOAL – Kreu i task forcës federale shqetësohet për një rritje të mundshme të rasteve të infektimit. Që nga nesër, e hënë, në transportin publik në të gjithë Zvicrën janë të detyrueshme maskat.
Baret dhe klubet e natës, të cilat ditët e fundit janë cituar si shkaqe të mundshme të përhapjes së Covid-19, duhet të rregullojnë masat e tyre shëndetësore, raporton SonntagsBlick. Në disa kantone, gjurmimi i kontaktit nuk funksionon më. Dokumentet e Kantonit të Friburgut tregojnë se gjurmimi i kontakteve tashmë po arrin kufijtë e tij me 30 infeksione të reja në ditë. Kantonet e Zyrihut dhe Shën Galen janë gjithashtu afër kufirit. Shefi i grupit të punës Covid-19 të Këshillit Federal Matthias Egger, nga kolonat e gazetës së të dielave, paralajmëroi se numri i infeksioneve të reja mund të rritet në 200 në ditë javën tjetër dhe në 400 në ditë javën pasuese.
Në Zvicër, rastet e reja të infeksionit ranë nën 100 dje, e shtunë. Dhe nga nesër, e hënë do të fillojë detyrimi për të përdorur maskën në të gjithë transportin publik në Konfederatë. rsi/eb
Komentet