VOAL

VOAL

Kreu i PD në Peqin: Ja si më dhunoi deputeti i mazhorancës

February 29, 2016

Komentet

Pjesë e politikës?- Argita Malltezi: Të mos angazhohesh është gabim!

Për Argita Malltezin të mos angazhohesh në jetën publike, është dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve.

Në një intervistë televizive, Argita Malltezi e konsideron gabim të mos angazhohesh në politikë.

Edhe pse nuk e ka menduar më parë të bëhet pjesë e politikës, sot as nuk e përjashton këtë si opsion.

Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani.

Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pazë.

Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim. Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik”. sn

Demokratët përgatiten për protestën, Këlliçi dhe Muçollari “marrin në patronazh” Tiranën, çfarë u tha në takimin me strukturat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Kelliçi dhe anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, mbajtën takim me strukturat, anëtarët dhe demokratët në Kryeqytet, njësia 7, në prag të marshimit të 7 tetorit.

Protesta e parashikuar për të hënën pasdite, shihet si një moment i fortë kthese.

Belind Këlliçi u shpreh se pakënaqësia është shumë e madhe ngado, dhe tek socialistët e ndershëm, të cilët presin që Opozita të sjellë ndryshimin.

Drejtuesi politik i Tiranës sapo është kthyer nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku pati rastin të takohet me Presidentin Trump. Ai i siguroi demokratët, se PD nuk është e izoluar siç propaganda tenton të imponojë.

Grigels Muçollari u shpreh se data 7 tetor është momenti për të treguar rezistencë ndaj rënies së Kushtetutës, dhe momenti për t’i kthyer dinjitetin qytetarëve të nëpërkëmbur nga qeverisja e keqe.

“Është radha jonë”, tha Muçollari duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive.

Protesta e 7 tetorit vjen në kohën kur kriza politika është thelluar, nga aktet arbitrare të qeverisë, me përndjekjen gjyqësore të Opozitës, me refuzimin për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ndëshkimin masiv të deputetëve të PD në Parlament. bw

“Bashkia s’ka marrë asnjë masë”- Përmbytjet në Vlorë, banorët: Kryetari nuk më hapi telefonin! Po nxjerrim ujin me kovë

Përmbytjet në Vlorë kanë shkaktuar probleme të shumta në banesat de bizneset e qytetarëve, të cilat janë të mbushura me ujë prej 24 orësh.

Remzi Limo, një prej banorëve të Vlorë, ka treguar për Neës24 se banesa e tij është përmbytur 5 herë. Ai shprehet se ka telefonuar kryebashkiakun, i cili nuk i është përgjigjur, ndërkohë që zjarrfikëset dhe policia kanë shkuar me shumë vonesë.

Limo thotë se kanë kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme, pasi niveli i ujit kishte arritur deri në 1.5 metra jashtë banesës.

“Jam me dy invalidë, shtëpia është përmbytur, s’kam as motra as vëlla, asnjë njeri s’kam. Ku te vete, ku të mbytem. Shtëpia është e mbushur me ujë e llum. Kjo është e 5-ta herë që përmbytet dhe unë s’kam marrë asnjë majë gjilpëre. Kam marrë kryetarin e bashkisë nuk më është përgjigjur, kam marrë edhe të tjerë nuk më janë përgjigjur. Dje morëm policinë, zjarrfikëset, na thonin erdhëm, erdhëm dhe na gënjenin. Uji jashtë ishte 1.5 metra, brenda ishte 50-60 cm, ne ishim në ujë, askush nuk vinte të na ndihmonte”, shprehet qytetari për Neës24.

Banorë të tjerë janë shprehur se kanë munduar të largojnë ujin me kova, pasi për shkak të mungesës së energjisë elektrike, nuk kanë mundur të venë në punë as pompat.

Sipas banorëve të zonës, në 2015-ën uji është larguar pas 2-3 ditësh, por ato shprehen se kjo përmbytje e ndodhur së fundmi është edhe më e madhe se ajo e 9 viteve më parë.

Ata thonë se uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme, pa iu dhënë kohë që të largojnë orenditë.

 “Ka pasur dëme, i kemi ngritur lart në kat të dytë për të mos u prishur. Kemi pasur në 2015, por jo si kjo. Pati gati 2-3 ditë për tu larguar. Erdhi direkt uji, nuk na dha kohë farë për të lëvizur. Uji ka arritur rreth 30 cm. Keni nxjerrë ujin me kova, s’kemi pasur as drita të kishim vënë ndonjë pompë. Dhe tani vetë po e heqim ujin, dita nuk ka, kjo është më e keqja”, tha një qytetar nga Vlora.

Bëhet fjalë për një nga zonat në qendër të Vlorës, e cila prej ditës së djeshme është pa energji elektrike. GSH

Mësuesve të ciklit të ulët me arsim të lartë u është ulur paga e grupit nga 140 mijë, në 100 mijë lekë të vjetra- Nga Donika Haxhia

“Perdja e mashtrimit është gjithmonë transparente”. (F.Caramagna)
Mësuesve të ciklit të ulët që kanë mbaruar arsimin e lartë përkatës në ish-Institutet e Larta Pedagogjike, u është ulur paga e grupit nga 140 mijë lekë të vjetra, në 100 mijë lekë të vjetra.
Pastaj kanë bërë shtesën e rrogës!!!🤦‍♀️
Çfarë mashtrimi!
Edhe pse sipas Ligjit Për Arsimin Parauniversitar të vitit 2018, diplomat e tyre janë të barazvlershme me ato të sistemit 3+2 të Bolonjës, tani që do bëhej shtesa, vendosën t’i rikthehen numërimit të krediteve që llogariten për sistemin 3-vjeçar të ish-instituteve.
30 vite kontribut në arsimin shqiptar, nuk vlerësohen as sa 10 kredite të blera!
Sa turp, çfarë talljeje!
Gati 5 mijë lekë të vjetra u rritën pensionet, ndërkohë hoqën nga lista e ilaçeve të rimbursueshme, ilaçe me vlerë deri në 17 mijë lekë të vjetra.
Sa turp!
Çfarë mashtrimi!
Ditën e hënë, datë 7 tetor 2024,ora 18:00 unë do të jem në Tiranë për të protestuar kundër kësaj qeverie që pas tre madatesh në pushtet, ka banalizuar dhe mashtrimet.

‘Të mos ketë fjalime’- Bardhi e Noka mbledhin krerët e degëve të rretheve, porositë e fundit për 7 Tetorin

Më pak se 24 orë nga protesta e 7 tetorit, në selinë e PD u zhvillua një takim pasditen e së premtes, lidhur me organizimet për atë që do të ndodhë të hënën në protestën kombëtare.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, Drejtuesit Politik dhe Kryetarët e Degëve të PD.

Në mbledhje është diskutuar për strategjinë e protestës së të hënës, format e organizimit të saj, si dhe angazhimi i degëve të partisë për pjesëmarrje masive në datën 7 Tetor.

Kryetarët e degëve kanë raportuar se strukturat e partisë kanë kërkuar që në protestë të mos ketë fjalime, por ajo të jetë e organizuar si fillesa e mosbindjes civile.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka sqaruar se e hëna është dita e protestës për gjithçka Edi Rama i ka bërë Shqipërisë në 12 vjet.

“Asgjësimi i zgjedhjeve të lira, burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, kërkesa për Qeveri Teknike, varfëria dhe papunësia, janë motive të mjaftueshme që qytetarët të derdhen lum atë ditë në protestë”- mësohet të jetë shprehur Flamur Noka.

Të hënën 7 Tetor 2024, ora 18:00 PD ka thirrur një protestë kombëtare dhe që fillon nga Kryeministria dhe shtrihet në të gjithë Tiranën, ndërsa kanë paralajmëruar edhe bllokim të rruugëve në të gjithë kryeqytetin.sn

Gjykata e Lartë cakton datën 15 tetor për shqyrtimin e ankimimit të Salianjit. Relator i çështjes, Sokol Binaj

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 13.20, për të shqyrtuar kërkesën e deputetit të PD, Ervin Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 1 vit burg.

Sokol Binaj është caktuar relator i çështjes, sipas shortit të hedhur. BalkanWeb mëson se kërkesa do të shqyrtohet në dhomë këshillimi, në Gjykatën e Lartë.

Gjykata E Larte Per Salianjin
Gjykata E Larte Per Salianjin

Avokatët mbrojtës së deputeti demokrat pretendojnë se janë kryer shkelje në burgosjen e shpejtë të Salianjit duke mos pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjithashtu, avokatët theksojnë se në dosjen në ngarkim të Ervin Salianjit nuk ka prova fajësie.

Gjykata e Apelit la në fuqi në 26 shtator, vendimin e shkallës së parë për Ervin Salianjin. Ligjvënësi demokrat u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës dhe për rrjedhojë u shoqërua në ambientet e vuajtjes së dënimit në Burgun e Fierit, të shtunën e kaluar.

Salianji e konsideroi të motivuar politikisht dënimin e tij dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për ndërhyrje te organet e drejtësisë. Ervin Salianji u gjet fajtor nga dy shkallët e gjyqësorit për kallëzim të rremë në rastin e denoncimit publik ndaj Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt.

Sondazhi – Dështimi i SPAKut- Shqipëria kryeson rajonin për nivelin e korrupsionit

Politikat anti-korrupsion në dekadën e fundit në Shqipëri nuk kanë dhënë ndonjë rezultat dhe niveli i korrupsionit mbetet njësoj si një dekadë më parë, sugjerojnë gjetjet e një vëzhgimi të kryer nga Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI) që u prezantua të enjten në Tiranë.

BIRN

Vëzhgimi përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina, të cilat mbështeten me asistencë financiare nga Bashkimi Europian nëpërmjet programeve që nxisin integrimin e këtyre vendeve.

Të gjithë grafikët e prodhuar nga sondazhi i kryer në popullsinë e këtyre vendeve gjatë viteve  2022-2024, e nxjerrin Shqipërinë në krye të perceptimit për korrupsionin e lartë, nivelin e ryshfetit dhe mungesën e besimit se korrupsioni mund të mundej.

Kurba e perceptimit të korrupsionit për Shqipërinë qëndron në të njëjtin nivel me atë të një dekade më parë, ndërsa vendet fqinje tregojnë një tendencë në rënie në vitet e fundit.

“Në 2023/2024, shqiptarët ishin më të cenuarit nga korrupsioni, pasi 80% e popullsisë shqiptare është e prirur për të pranuar ose ofruar ryshfet,” konstatohet në raport.

Me përjashtim të Kosovës dhe Malit të Zi, përqindja e individëve që raportojnë se u kanë dhënë ryshfet zyrtarëve publikë është afërsisht në nivelin e një dekade më parë edhe në vendet e tjera.

Shqiptarët shfaqen mungesë besimi me rënien në 20% të optimizmit në luftën anti-korrupsion në kontrast me vendet e tjera, ku shënohet një rritje e lehtë e besimit se korrupsioni mund të luftohet.

Sipas SELDI-it, të dhënat tregojnë se “politikat antikorrupsion në rajon nuk priren të prodhojnë një efekt të qëndrueshëm”.

Të dhënat e survejimit u diskutuan të enjten në Forumin Rajonal mbi Qeverisjen e Mirë me temë “Politikat Kundër Korrupsionit dhe kapjes së shtetit – Progresi drejt anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, apeloi për gjetjen e mekanizmave për ndryshimin e kësaj situate duke i cilësuar të dhënat për vendet e përfshira në studim si “shumë më të larta se mesatarja e BE-së”.

Duke iu referuar Shqipërisë, ai tha se “presim që puna e qeverisë për strategjinë antikorrupson të miratohet dhe të zbatohet e plotë në veçanti në sektorët Kadastra, Tatimet, Dogana, prokurimi publik, arsimi dhe shëndetësia”.

Ndërsa në një mesazh për gjithë rajonin ai theksoi se ishte e rëndësishme që të mos minoheshin përpjekjet e bëra kundër korrupsionit.

“Është e rëndësishme që partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë luftën anti-korrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion,” u shpreh ai.

Ambasadori vuri theksin tek forcimi dhe pavarësia e shoqërisë civile dhe përfshirja e saj aktive konsultimet për formësimin e politikave antikorrupsion dhe monitorimin e tyre.

I ftuar në takim, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kategorizoi përpjekjet e vendeve të rajonit në këtë drejtim në tre etapa, ndërtimi i strukturave të posaçme anti-korrupsion, krijimi i një legjislacioni të mirë që u garanton pavarësinë dhe krijimi i kushteve teknike, mjetet dhe teknologjinë për të punuar këtyre strukturave.

Duke iu referuar punës së strukturës që ai drejton, Dumani tha se ka shënuar suksese në 5 vitet e jetës dhe se ka kapacitetet dhe aftësitë për të ushtruar ndjekjen penale ndaj subjekteve të ndryshme. pavarësisht profilit të tyre politik apo publik dhe profileve të larta të krimit të organizuar.

Ai shtoi se  lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është sfidë institucionale vetëm e SPAK-ut, por kërkon angazhim të veçantë të të gjitha institucioneve dhe shoqërisë civile në veçanti.

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali e ftuar për të përshëndetur foli për përkushtim dhe vullnet të mazhorancës që po qeveris që prej një dekade vendin për të mbështetur institucionet anti-korrupsion, pa komentuar gjetjet e vëzhgimit.

Ndërsa ministrja e shtetit për Administratën dhe Anti-korrupsionin, Adea Pirdeni, prezantoi një sërë hapash ligjorë e mekanizmash veprimi, që sipas saj, qeveria po i ndërmerr për të minimizuar hapësirat për korrupsion.

Por, përfaqësuesja e opozitës, Jorida Tabaku, u tregua kritike ndaj angazhimeve qeveritare duke iu referuar vëzhgimit të SELDI-it si shqetësues për situatën e korrupsionit në vend.

Ajo tha se në parlament kanë kaluar ligje të porositura që tregojnë ‘kapjen e shtetit” dhe se dokumenti negociues i qeverisë për anëtarësim në BE nuk parashikon masa reale për anti-korrupsionin.

“Këtë duhet të ndryshojë qeverisja dhe jo të hartojë procese integrimi në letër dhe strategji anti-korrupsioni në letër,” shtoi Tabaku.

Vëzhgimi i prezantuar në forum vë theksin tek mosefikasiteti i politikave anti-korrupsion dhe asistencës financiare të Bashkimit Europian ndaj këtyre vendeve.

“Prevalenca e ryshfetit për mbi 20 vjet dhe gjetjet e fundit të tij tregojnë se arritjet në kontrollin e korrupsionit kanë qenë zhgënjyese,” konkludon ai.

“Po shkojmë drejt tiranisë së maxhorancës”, Lubonja për protestën e opozitës: Bëri një akt simbolik nga pafuqia

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Opinion në News 24 tha se Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. Lubonja theksoi se opozita sot me përplasjen në Kuvend bëri një akt simbolik, nga pafuqia. Ai tha se maxhoranca ka me vete oligarkët, mediat dhe se bashkëpunon me krimin.

Fatos Lubonja: Shqipëria po shkon drejt tiranisë së maxhorancës. Demokracia është dialog dhe parti do të thotë pjesë. Nga 2017 ka pësuar mutacion të keq. Më herët ka pasur një ekuilibër mes partive, ka pasur edhe rotacion. Reforma në drejtësi që gjoja u bë për drejtësi të pavarur për mua është bërë për të eliminuar opozitën. Gjëja kryesore që ka rënduar situatën është përfshirja e krimit të organizuar në politikë dhe në ekonomi.

 

Opozita bëri një akt simbolik nga pafuqia e saj. Nuk ka më mbështetjen e dikurshme, nuk ka oligarkë që ta subvencionojnë dhe dogji disa karrige, që nuk vlejnë aspak. Ndërkombëtarët reagojnë për karriget dhe jo për gjëra të tjera më të rënda. Rama bën Komision Antikorrupsion, kur po na mbyt korrupsioni. Nëse nuk i del përpara kush, Rama do na shkelë të gjithëve.

Nga djegia e manekinëve te përplasja me gardistët, Associated Press u bën jehonë tensioneve jashtë Parlamentit

Agjencia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të sotme në Parlament, ku deputetët e opozitës vijuan aksionin e tyre pasi u përjashtuan nga seancat plenare si pasojë e aksioneve të së hënës.

Deputetët e opozitës shqiptare protestuan të enjten në Parlament, duke djegur manekinë dhe duke u përleshur me truprojat, pasi një nga kolegët e tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, shkruan AP.

Ligjvënësit demokratë, të cilët kishin bërë thirrje për bojkot të seancës së së enjtes, u përpoqën të bllokonin kolegët e tyre nga Partia Socialiste në pushtet që të hynin në sallë.

Ata po protestonin për burgosjen e Ervin Salianjit, i cili në vitin 2018 kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të atëhershëm për akuzat për veprimtari të paligjshme të vëllait të tij. Salianji, i cili filloi të vuante një vit dënim javën e kaluar, ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.

Demokratët ndërprenë të hënën një seancë parlamentare, duke thënë se dënimi i Salianjit ishte i motivuar politikisht dhe duke bërë thirrje për protesta në kryeqytet, duke filluar nga java e ardhshme. 24 demokratë u dënuan për aktet e tyre me pezullim nga 10 deri në 60 ditë.

Të enjten, demokratët u përleshën me truprojat dhe dogjën katër manekinë të socialistëve në pushtet, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pas dështimit për të hyrë në sallë, deputetët e opozitës përfunduan protestën e tyre dhe menjëherë pas kësaj, homologët e tyre socialistë përfunduan seancën dhe u larguan.

Opozita ka bërë thirrje për një protestë kombëtare të hënën e ardhshme në Tiranë, duke u bërë thirrje mbështetësve të saj të marrin pjesë në mosbindje civile.

Demokratët kanë akuzuar prej kohësh socialistët e Ramës për uzurpim të pushtetit, përfshirë drejtësinë, dhe kanë organizuar protesta kundër qeverisë që nga viti 2013.

Sakaq, Rama po i nënshtrohet një operacioni për një hernie inguinale në QSUT, ku pritet të kalojë natën, tha zyra e tij të enjten.

Rama, 60 vjeç, ka udhëhequr socialistët që nga viti 2005 dhe tani është në mandatin e tij të tretë si kryeministër, duke shërbyer në këtë rol që nga viti 2013.

Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në bllokun evropian.

Në vitin 2020, BE vendosi të nisë negociatat e anëtarësimit të plotë me Shqipërinë dhe në fund të këtij muaji Tirana do të nisë diskutimet me bllokun për mënyrën se si do të përafrohet me shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. bw

Këshilli i Europës raport për burgjet në Shqipëri: Kushte të papërshtatshme, mbipopullim dhe…

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues (KPT) publikoi sot përgjigjen e autoriteteve shqiptare ndaj raportit për vizitën periodike të Komitetit në Shqipëri në maj 2023.

Mbipopullimi dhe kushtet e papërshtatshme në disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit, janë problemet kryesore që vëren Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Evropës, në raportin e hartuar pas një inspektimi të kryer në maj të vitit që shkoi në ambientet e burgjeve dhe paraburgimeve në Shqipëri.

Objektivi kryesor i vizitës sipas KE ishte shqyrtimi i trajtimit dhe kushteve të ndalimit të personave të mbajtur në paraburgim policor dhe në burgje. Një fokus i mëtejshëm i vizitës ishte situata e pacientëve psikiatrikë ligjor dhe të burgosurve me çrregullime mendore. Delegacioni i KPT-së shqyrtoi gjithashtu, për herë të parë që nga viti 2000, trajtimin e banorëve me aftësi të kufizuara intelektuale në institucionet e kujdesit social në Shqipëri.

Raporti i KPT-së vë në dukje se tendenca pozitive e vërejtur gjatë vizitave të saj më të fundit në Shqipëri për sa i përket trajtimit të personave të ndaluar nga policia duket se është ruajtur. Megjithatë, ai gjithashtu thekson se kërkohet veprim i mëtejshëm i fuqishëm për të çrrënjosur plotësisht keqtrajtimin e policisë. Për sa i përket burgjeve , kushtet materiale të paraburgimit mbetën përgjithësisht të kënaqshme në njësitë e akomodimit në Burgjet e Fierit dhe Peqinit, ndërsa në të kundërt ambientet e burgut të Tepelenës ishin të shkatërruara. Në lidhje me ofrimin e kujdesit shëndetësor për të burgosurit, nga vizita u bë e qartë se njësitë e kujdesit të posaçëm (“SKV”) në Burgjet e Fierit dhe Peqinit, të destinuara kryesisht për të burgosurit me çrregullime mendore, nuk përfitonin nga prania e duhur psikiatrike dhe nuk kishin staf. profesionistë të tjerë të kualifikuar, me rezultat që pothuajse nuk u organizuan aktivitete terapeutike apo profesionale për pacientët.

Gjatë viteve, KPT-ja ka shprehur shqetësime të mëdha për kushtet e ndalimit dhe trajtimin e pacientëve mjeko-ligjorë . Pavarësisht përmirësimeve të dukshme të bëra në Spitalin e Burgut të Tiranës që nga vizita e mëparshme e KPT-së në vitin 2021, Komiteti vazhdon të konsiderojë se kushtet e jetesës që u ofrohen pacientëve atje mbeten të papërshtatshme. Për sa i përket ambienteve të paraburgimit të përkohshëm në burgun e Lezhës, mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe terapeutik dhe ndërtesa e papërshtatshme do të kishin zhbërë pjesën më të madhe, nëse jo të gjithë, çdo kontribut pozitiv që mund të ishte bërë që nga transferimi nga institucioni i posaçëm për të dënuarit me sëmundje mendore Zaharia. në Krujë në vitin 2021.

KPT-ja vizitoi Qendrat e Zhvillimit në Durrës dhe Shkodër . Ndërsa Qendra e Durrësit ishte në gjendje të arsyeshme riparimi, Qendra e Shkodrës ishte në gjendje të keqe. Mangësitë strukturore ekzistonin në të dyja qendrat, duke përfshirë numrin e ulët të kujdestarëve dhe kushtet e vështira të jetesës, duke rezultuar në një nivel të mbikëqyrjes së stafit të papajtueshëm me ashpërsinë e paaftësisë fizike dhe intelektuale të disa banorëve dhe me vigjilencën e nevojshme për të parandaluar dhunën. bw

Bardhi: Do sillemi si të na teket ndaj Kuvendit dhe Kryeministrisë

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se opozita do të sillet si ti teket, rast pas rasti qoftë ndaj Kuvendit, Kryeministrsië dhe ndaj ccdo godine tjetër, ku sipas tij strehohet krimi i organizuar.

Në një deklaratë për mediat, pas përplasjeve të shumta që deputetë të opozitës patën me punonjës të Gardës dhe ligjëvënës socialistë, Bardhi tha se “cilido që di të lexojë shqip, përjashtimi i 24 deputetëve nuk parashikohet në rrethanat që njeh Rregullorja e Kuvendit”.
“Njëlloj si deputetët e burgosur të opozitës që janë burgosur pa ligj, ashtu edhe deputetët u përjashtuan pa rregullore.

Ky regjim nuk njeh ligj, rregullore dhe kushtetutë. Ne kemi vendosur ti qëndrojmë përballë regjimit të Ramës.

Kryetarja e Kuvendit hyri si mi në Parlament, mjafton të mblidhen te vila e bollshme e pajustifikuar e Edi Ramës në Surrel dhe i miratojnë ligjet.

Parlamenti ka rënë, jemi në një regjim ku deputetët e opozitës nuk lejohen të hyjnë në Kuvend nga forcat e sigurisë.

Asgjë më shumë nuk bën Putini në Rusi. Rama tipiku i politikanit që fshihet pas grave, pas deputetëve, pas politikanëve, sjell deputetët si dele dhe vetë fshihet në Surrel.

Hap pas hapi, do të sillemi si të na teket, ndaj kësaj godine, ndaj Kryeministrisë dhe ccdo godine tjetër ku strehohet krimi i organizuar”, tha Bardhi.bw

Noka: Jemi në mosbindje civile, qeveri teknike, të lirohet lideri i PD dhe stop burgosjes politike

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një prononcim për SYRI TV, nga parlamenti është shprehur se, opozita ndodhet në aksion në mosbindje civile.

Sipas Nokës, opozita kërkon që të krijohet qeveria teknike, të lirohet lideri i PD-së Sali Berisha dhe të ndalohen burgosjet politike.

‘Opozita ka vendosur që ditën e hënë të kësaj jave dhe në vazhdim është në aksion, në mosbindje civile paralelisht në parlament dhe në rrugë, që nis ditën e hënë dhe në vazhdim. Asgjë më shumë, mosbindje civile për të rrëzuar regjimin më kriminal dhe korruptim që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Ne prandaj jemi në betejë, sepse mazhoranca demokracinë e konsideron kartona të blerë, ul e ngri kartonët, ky është koncepti i një regjimi. Nuk është demokraci. Për ne po nuk funksionoj demokracia nuk ka rëndësi numrat dhe kartonat.

Ne kërkojmë që demokracia të funksionojë, opozita të mos shpallet armike, të ketë rolin e vet. Opozitës ti jepet e drejta, vota e lirë të rikthehet në Shqipëri, dhe jemi në betejën e mosbindjes civile që Shqipëria të ketë një qeveri teknike e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike, asgjë më shumë.

Kërkojmë që të ketë një demokraci funksionale, ku opozita të ketë rolin e vet dhe të respektohet, mazhoranca të ketë rolin e vet e të respektohet. Kërkojmë që Shqipëria të shpëtojë nga kthetrat e drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju kujtoj se 58 miliardë euro buxhete janë miratuar në këtë narkoparlament dhe pyet veten çdo shqiptar se ku kanë shkuar 58 miliardë euro.

Kjo është pyetje që do të bëjë çdo shqiptar kur të vendosë të dalë ditën e hënë apo jo në betejë.

Ndal burgosjes politike, lirim i lidershipit të partisë demokratike dhe opozitës dhe qeveri teknike. Këto janë kërkesa të panegociueshme. Ne jemi në betejë, asgjë nuk na ndalon, jo kërcënime,  jo sanksione. Asgjë.

Jemi me mision, nuk jemi me detyrë.

Nuk kemi nevojë të qëndrojmë, ne jemi në aksion’, tha Flamur Noka për SYRI TV.


Send this to a friend