Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka folur menjëherë në lidhje me incidentin e ndodhur pak minuta më parë te çadra e PD-së.
Ai u sulmua nga një person, i cili e goditi disa herë në fytyrë.
“Më ka qëlluar nja dy tri herë. Kam dëmtime në fytyrë, dëmtime të rënda. Kam bërë kallëzim në Polici”, tha Spahiu për Panoramën.
Ndërkohë, për ngjarjen është shoqëruar Flamur Pirraçi, 34 vjeç, i cili është personi që ka sulmuar Spahiun ditën e sotme.
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka folur menjëherë në lidhje me incidentin e ndodhur pak minuta më parë te çadra e PD-së.
Ai u sulmua nga një person, i cili e goditi disa herë në fytyrë. Këtë e konfirmoi edhe vetë Spahiu për mediat shqiptare.
Ai është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur.
Spahiu thotë se më kërcënuan me vrasje për të mos sharë Edi Ramën.
“Plas” në çadrën e PD-së, goditet me grusht Kreshnik Spahiu
Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat një shtetas të akuzuar se ka qëlluar me grusht Kreshnik Spahiun.
Në një njoftim, Policia tha se është shoqëruar Flamur Pirraci, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me grusht Kreshnik Spahiun tek çadra e protestës para kryeministrisë.
Komentet