Voal.ch shkruan se në emisionin Natë me Xhaxhiun që e drejton gazetari i njohur rezear Xhaxhiu, Kreshnik Spahiu foli edhe për temën Ilir Meta.
“Ilir Meta do të na bashkohet ne”, tha ai. Dmth PD dhe aleatëve të saj.
“Ilir Meta nuk largohet për momentin nga qeveria Rama sepse pastaj Edi Rama do t’ja largojë nga puna njerëzit e tij.”, tha Kresnik Spahiu.
“Edhe unë i them Ilir Metës”, tha Kreshnik Spahiu, “që të rrijë deri në maj me qeverinë Rama dhe pastaj të na bashkangjitet ne!”
Ilir Meta u largua nga bashkëqeverisja me qeverinë e Sali Berishës në 1 prillin e 2013, për t’ju bashkangjitur Edi Ramës!
Tani Kreshnik Spahiu shprehi bindjen se sa të fillojë fushata elektorale, pra në maj, kur do të jetë e pamundur që Edi Rama të largojë njerëzit e Ilir Metës nga administrata, Ilir Meta do t’i bashkangjitet koalicionit të PD, ku bën pjesë edhe partia e Kreshnik Spahiut, e cila në zgjedhjet e 2013 nuk arriti as minimumin e votave që Kreshnik Spahiu të fitonte të paktën kolltukun e tij për t’u futur në Parlament.
Asaj kohe Kresnik Spahiu nuk e pranoi rezultatin dhe akuzoi PD dhe Ps për vjedhje votash
Komentet