Spahiu tha se nuk e di “nëse është Sali Berisha besë prerë apo Lulzim Basha mosmirnjohës”.
Spahiu në Zonë e Lirë:
Kam qenë shpirti i çadrës, kam mbajtur çadrën me njerëz me tre turne, nuk kam kërkuar protagonizëm.
Isha garanti mes shumë mbështetësve që nuk e donin PD-në, dhe iu thashë të jeni të bindur që ky është njeri i besës. Por duke qenë se prehem në besë, jam i detyruar të tërhiqem dhe t’i kërkoj falje qindra e qindra njerëzve.
Unë kam një moral që të mos shkoj as për një vend pune te Basha, as për një vend pune te Edi Rama.
Apeli im është që unë nuk kam më sot të drejtë të flas në emër të atyre, sepse unë u preva në besë.
Komentet