Tokio
Krerët e 15 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Tokio, të cilat fillojnë nesër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i parë i kabinetit të qeverisë japoneze, Kato Katsunobu, njoftoi se në ceremoninë e hapjes së Lojërave në Japoni do të marrin pjesë udhëheqës nga 15 vende, organizata ndërkombëtare dhe 70 përfaqësues qeveritarë.
Mes të pranishmëve do të jenë presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri mongolian, Luvsannamsrai Oyun-Erdene dhe bashkëshortja e presidentit të SHBA-së, Jill Biden.
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, e cila citon burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme, shumë udhëheqës anuluan pjesëmarrjen e tyre në ceremoni për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Rio de Janeiro, e mbajtur në Brazil në vitin 2016, morën pjesë rreth 40 udhëheqës.
Japonia ka ndaluar shikuesit të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, të planifikuara për 23 korrik, të cilat do të zgjasin deri më 8 gusht.
Tokio ka hyrë në gjendje të jashtëzakonshme që do të jetë në fuqi deri më 22 gusht për shkak të infeksioneve virale në rritje.
Komentet