Këngëtarja Bebe Rexha, ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë kësaj kohe, kjo edhe për shkak të vizitës së saj në trojet shqiptare, pasi performoi në festivalin Sunny Hill në Kosovë.
Bebe është kthyer në qendër të vëmendjes pas një deklaratë që ka bërë në rrejtët sociale, pasi u rikthe pas 12 vitesh në vendlindjen e babait të saj në Dibër të Maqedonisë.
Teksa takoi familjarët dhe ndau fotografi me ta, artistja shkroi në rrjetet sociale se “Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, për mua të gjitha janë Shqipëria ime”.
Kjo deklaratë bëri bujë të madhe në mediat serbe, të cilët kanë bërë tituj të ndryshëm në lidhje me këtë.
Krahas kësaj, ka ardhur dhe një reagim nga artistja, e cila në një postim në InstaStory, ku thotë se është krenare që është shqiptare.
“Jam thellësisht e dashuruar me rrënjët e mia, krenare që jam shqiptare dhe krenare për çdo shqiptar që jeton ende në këto troje, si dhe për mijëra në komunitetin jashtë vendit që jetojnë në Amerikë, Evropë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ndër të tjera Bebe në reagimin e saj.
Postimi i plotë i Bebe Rexhës:
“Shqiptarët janë përballur me kufij shtetërorë të imponuar, duke ndarë njerëz të të njëjtit komb dhe gjak në shtete të ndryshme. Megjithatë, kur mendoj për shqiptarët, kufijtë shtetërorë kanë pak rëndësi për mua.
Mendoj për gjuhën tonë të bukur, traditat tona, muzikën dhe vallet tona, dhe shumë elementë që nuk kufizohen me kufij.
Jam thellësisht e dashuruar me rrënjët e mia, krenare që jam shqiptare dhe krenare për çdo shqiptar që jeton ende në këto troje, si dhe për mijëra në komunitetin jashtë vendit që jetojnë në Amerikë, Evropë dhe në mbarë botën. Ju dua të gjithëve”.
gsh