Në Tiranë historianët enveristë dhe një Ministre Shteti përkujtuan grushtin e shtetit të vitit 1924 të udhëhequr nga Fan Noli, si një ngjarje me përmasa kombëtare dhe thirrja e tyre ishte të vlerësohej ai grusht shteti si një revolucjon demokratik dhe që duhet të nderohet e të përkujtohet..
Të nderohet shkrimtari, eruditi, dramaturgu prifti Fan Noli është detyrë dhe homazh ndaj këtij personaliteti me përmasa kombëtare se ka dhënë në këto fusha ku ai meriton nderimin e veçantë dhe shumë përgëzime!
Por të nderosh Fan Nolin për grushtin e shtetit që udhëhoqi si politikan dhe ta quash atë revolucjon demokratik, kur për here të parë promovoi bolshevizmi ideologjinë shkatruese të njerzimit, që pasojat e asaj ideologjie po i vuajnë dhe sot mbas 100 vitesh shqiptarët është turp kombëtar!
Por enveristët i kthejnë grushtet e shtetit në revolucjone demokratike. Viti 1924 ka qënë viti i ngjarjeve politike, që fatet e Shqipërisë lidheshin me ngjarjet e Ballkanit. Po në vitin 1924 një patriot i madh shqiptar një erudit i përmasave të Fan Nolit, shqiptari i paarritshëm si në fushën fetare por më së shumti në mbrotje të albatetit të shqipes dhe përkthimeve, bënte thirrje për të shpëtuar kombin shqiptar nga ideologjia bolshevike. I cili paralajmëronte se Bolshevizmi është shkatrimi i Shqipërisë.
Të dyja ngjarjet kanë ndodhur para 100 vitesh. Hafiz Ali Korça, denoncuesi i parë ndaj bolshevizmit, dhe grushti i shtetit të Fan Nolit. Ju deformues të histories kombëtare cilin duhet të nderojmë, Hafiz Ali Korçën me veprën e tij “Bolshevizma a çaktrimi i njerzimit” apo grushtin e shtetit të Fan Nolit.
Por misioni i këtyre historianve dhe politikanëve të majtë dhe pse kanë kaluar mbi 100 vite ata deformojnë historinë e kombit, dhe vazhdojnë të mbrojnë bolshevizmin duke dëmtuar rëndë kujtesën kombëtare.
Zotërinj, dhe pse Hafiz Ali Korça lihet në hije nga Ju, sharlatanë dhe shkatërrues të së vërtetës dhe që nuk merrni pjesë në cermonintë e veprës së tyre, ai shkëlqen në piedestalin e kombit si një klerik, përkthyes dhe me të drejtë, Ai gëzon sot titullin e lartë “NDERI I KOMBIT”
Historia mund të defermohet siç keni bërë Ju gjatë diktaturës dhe mbas post diktaturës, por e vërteta shkëlqen dhe atëherë kur ju kërkoni ta zhdukni.
Historia i dha të drejtë Hafiz Ali Korçës ,dhe Jo Fan Nolit me grushtin e shtetit të ashtuquajtur nga ju si revolucion demokratik!
Kombi, brezat kanë nevojë për të vërtetën që të ruhet kujtesa kombëtare.
Kështu i shërbehet atdheut vetëm me të vërtetën!