Haxhi Krasniqi e ka fituar meçin me Jurgen Doberstein pas vendimit të gjyqtarëve, në duelin që zgjati 12 raunde. Me këtë rast, boksieri kosovar e fitoi titullin WBA Interconinental. Ai e fitoi edhe titullin WBO Interconinental. Ky është titulli i katërt i tij në karrierë.
– Haxhi Krasniqi ka bërë një meç të shkëlqyer, duke dominuar sidomos në fund. Tash vendimi iu mbetet gjyqtarëve. Krasniqi e meriton fitoren.
– Krasniqi i tregon dhëmbët në rundin e 11-të duke e shpartalluar kundërshtarin. Fitorja është më afër.
– Mbyllet rundi i dhjetë ku më mirë ishte Doberstein.
– Krasniqi ishte superior në rundin e nëntë, por edhe kundështari ishte i rrezikshëm me goditjet e tij.
– Rundi i tetë ishte mjaft interesant. Krasniqi po mundohet të sulmojë vazhdimisht, por nuk e ka dhënë ende një goditje të fuqishme.
– Rundi i shtatë ishte mesatar, Dobrestein mbrohet me kujdes, kurse Krasniqi mundohet ta japë goditjen fatale.
– Rund mjaft i mirë i Krasniqit, ai i gjashti. Por, edhe Doberstein po tregohet mjaft i rrezikshëm.
– Dominim i Krasniqit në rundin e pestë, e ‘trullon’ me grushte kundërshtarin.
– Mbyllet edhe rundi i katërt pa ndonjë goditje të fuqishme nga të dy boksierët.
– Rundi i tretë i ka takuar Krasniqit, i cili pati disa goditje të mira. Doberstein përfundoi në tokë, por ishte vetëm një rrëshqitje.
– Përfundon rundi i dytë me një dominim të lehtë të Doberstein.
– Mbyllet rundi i parë, që ishte i nivelizuar, pasi të dy boksierët ndanë grushte dhe nuk pati dominues.
– Haxhi Krasniqi do të zbresë në ring pas pak minutash për t’u përballur me boksierin gjerman, Jurgen Doberstein. “Zëri.info” ua sjell në detaje meçin e rëndësishëm për boksierin junikas.
– Haxhi Krasniqi është futur në ring me këngën e famshme tashmë “Kuq e Zi je ti”. Boksieri kosovar do të përballet sonte me gjermanin Jurgen Doberstein.
– Të gjithë shqiptarët shpresojnë në fitore të Krasniqit, e cila ia hap rrugën drejt titullit të kampionit të botës. /Zëri/
Komentet