Po luhet në Krakov të Polonisë takimi i vlefshëm për grupin I kualifikues të Kupës së Botës “Rusi 2018” mes Ukrainës dhe Kosovës. Ukraina edhe pse është vendase në këtë takim, ka vendosur që ndeshja të zhvillohet në fushë asnjëanëse për shkak të mosnjohjes politike të Kosovës si shtet më vete.
Si Ukraina edhe Kosova janë në kërkim të fitores së tyre të parë në këto kualifikuese. Trajneri Bunjaki ka bërë 4 ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Kroacisë. Sot Kosova pritet të luajë më e disiplinuar në mbrojtje me qëllim shmangjen e një tjetër humbjeje të thellë, ndërsa Shevçenko ka zgjedhur një formacion totalisht sulmues për të goditur Kosovën dhe për të siguruar fitoren e parë në karrierën e tij si trajner.
Komenti minutë pas minute / Ukrainë – Kosovë 0-0
1′ Fillon takimi. Ukraina luan topin e parë.
Formacionet zyrtare
Ukrainë (4-4-2): Pjatov, Butko, Ordets, Kuçer, Butko, Jarmolenko, Kovalenko, Stepanenko, Konopljanka, Zinçenko, Kravets
Trajner: Andrij Shevçenko
Kosovë (4-2-3-1): Ujkani, Përdedaj, Rrahmani, Pnishi, Paqarada, Kryeziu, Meha, Rashica, Shala, V. Berisha, Muriqi
Trajner: Albert Bunjaki
Gjyqtar: Kevin Blom (Holandë)
Komentet