Lajmi se shkodrania Kozeta Turishta do të ishte pjesë e studios kryesore të lajmeve në CNN ka bërë xhiron e mediave. “Do jem në studion kryesore të lajmeve, në zemër të CNN, në Atlanta”, tha Kozeta. “Fati i moderatores: E ‘braktis’ Top Channel-i por e merrr CNN-i” shkroi Anabel, revista e Dalina Buzit duke iu referuar kështu largimit të gazetares nga një prej televizioneve më të mëdha në vend. Por Anabel pasoi me një artikull të dytë disa orë më vonë të titulluar “ Delirimi i ‘gazetares’ shqiptare me CNN” duke sqaruar se gazetarja në fakt, aty kishte shkuar si turiste dhe jo si punonjëse, duke shtuar se Anabel ra në “kurthin” e delirimit të gazetares.
“Ja Kozeta, e more edhe ti famën tënde. Gëzohu sepse ashtu siç e ke nisur, na vjen keq që të “rain on your parade” (meqë di edhe anglisht tashmë) dhe të themi që vendin në CNN nuk ke për ta marrë ndonjëherë.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kozeta Turishtës përmes profilit të saj në Facebook. Gazetarja thotë se do jetë pjesë e studios më të madhe informative në botë, New Day.
“Nami me ka dalur qe jam nje vajze e urte, natyre e qete, buzagaz e me humor e qe nuk hy ne punet e tjetrit, po gjitha qendrojne, Por nuk me ka dalur ende nami qe mund ti jap floket ne dore Dalines, Kush e ka bere Dalinen e shume si Dalina. Me duket mka ngatrruar me ato “xixellonjat” qe kalojne me 124 per nje te dalme ne ekran.
Jo moj Dalina jo nuk kam deshtuar une, nuk quhet deshtim kur dikush tben ligesi sic eshte homologia jote, as nuk mund te quhet deshtim kur dikush tevjedh punen diten per diell se na rrofshin xhaxha F’telat.
Here te tjera matu mire kur shkruan per emrin tim, se nuk te toleroj as te fal me. As ty e as ndonje tjeter qe e genjen mendja se mund tkete me vlere se une. Po mund tkene kurvllikun”, shkruan gazetarja.
“Dalina Buzi, me kishin thene koleget e tua qe ishe e semure dhe urrejtje per njerezit, si gazetare profesioniste qe je apo sic e mban veten te them vetem dy fjale, mos guxo me te permendesh emrin tim pa komunikuar me mua per mire ose per keq dhe kurre me mos te degjoj te perfshish emrin e “Top Channel” ne asgje qe ndodh me mua serish per mire ose per keq. Dy rastet ne fjale jane aq te shenjta per mua sa tani nuk ja pertoj fare po fare te perballem me ty e kujt i ka hy zilia deri ne gjak.
Ti te jesh aq profesioniste hap tel ku te marr te te sqaroj qe ne fakt duhej ta beje ti kete gje.
Leje ziline, dhe mllefin as te njoh as me njeh, shkruaj je e lire cfare te duash dhe une e ndjek Anabel por jo te degradosh ashtu sic ben ti. Mua asgje sme ke bere, sigurisht mire nuk te vjen kur lexon prej teje tilla idiotesi por nese mendon se do te te dal per mbare puna ne kete menyre, zoti ti shtofte mllefet pra.
Ajo cfare kam thene eshte: Do “zevendesoj” Como per pak min, do behem pjese e studios me te madhe informative ne bote New Day dhe jam per nje vizite qe do kem mundesi te vizitoj nga afer gjitha ambientet e brendshme te CNN.
…………………
Jam krenare per veten sepse mire, keq, bardh, zi,
e kam arritur pa ju zhgarravit askujt neper mejhane.
Te shkuara!”, përmbyll Turishta.
Komentet