Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të, veshja e grave të Dardhes, përgatitej brenda ekonomise shtëpiake… baza e kësaj veshjeje ishte shajaku… endja e shajakut, prerja dhe qepja e kostumit, thurja e çorapeve, zbukurimi i pjesëve të vecanta e gjithçka tjetër bëhej nga gratë fshatare të Dardhës. Zhvillimi kapitalizmit ne Shqipëri, (ose më mire të themi, fillimet e kapitalizmit në format e tij te para) që shpërtheu edhe në këtë zone, depërtimi i mallrave të huaja (stofra të holla, cohë, kadife etj.), lidhja më e ngushtë me tregun, ndikimi i kurbetlinjve në mënyrën e jetës tek familjet e tyre etj., u bënë shkak, që shumë pjesë veshjesh të xibunit të zëvëndësoheshin me stofra të një cilësie më të mirë. Kësaj periudhe i përket edhe zëvendësimi i fustanit dhe i përparses së leshtë të kostumit të grave të Dardhës, me fustanin dhë përparsen prej stofi më të hollë.Megjithatë, gjatë kësaj kohe dhe deri vonë, vazhdoi si më parë, të perdorej stofi prej shajaku. Ah, kostumi i grave te Dardhës, zë një vend të rëndësishëm në veshjet tona popullore. Pa dyshim pjesën kryesore të kesaj veshjeje e zë xibuni prej shajaku, i gjatë deri në gju. Në pjesen e prapme, nga mezi e poshtë, vjen duke u zgjeruar me anë të disa kindave që qepeshin veref. Si pjesë e siperme e kostumit, xibuni zbukurohet me gajtanë të kuq. Qendisjet fillojnë nga pjesa e qafës në drejtim të gjoksit, ku zbukurimet janë më të shumta dhe arrijnë deri në fund. Me gajtanë jane krijuar motive me vija të drejta, spirale ose me lule, që shkojnë paralel, me njera-tjetren në të dy anët e xibunit.
Gratë dhe vajzat
shndërrohen në shqiponja krahëhapur
Kostumi I tyre i bën gratë dhe vajzat dardhare si shqiponja krahëhaur, sikur do të ngrihen në ajër të lehta si dhe të bukura. Poshte xibunit vishet fustani i leshtë prej shajaku me ngjyra të errta… zakonisht ai është i gjatë që shkon deri në pulpë të këmbëve dhe i hapur në pjesën e gjoksit… në këtë forme, fustani i leshtë duket një variant i vjetër që vazhdon të jetojë në moshe të kaluar deri në kohën tonë. Në këto çaste vajzat dhe gratë duken nga më të bukurat në botë. Fustanin prej shajaku, në moshat e reja, e zevendësuan me një material stofi të hollë të importuar nga jashtë… edhe ky është përdorur më tepër me ngjyra të errta, por në vallen e tyre ato përcjellin veç gëzim dhe hijeshi. Ndërsa duke filluar nga mesi e poshtë, veshja vjen mjaft e gjerë, e prere ne formen e palave te valezuara dhe pak me i gjate se fustani prej shajaku.
Pjesa e pamungueshme e veshjes se grave të Dardhës është edhe.përparsja prej stofi, që në shumicen e rasteve është në ngjyrë të erret te njëjtë me atë të fustanit dhe është pak më e gjatë se xibuni… përparsja gjithashtu zbukurohej me gajtanë.
Shamia e kokës një aksesor tjetër i bukur
Veshja e grave të Dardhës, plotesohet me shaminë e kokës që në përgjithësi është në ngjyrë të errët dhe të zbukuruar anash, me çorapet të punuara me lesh deveje dhe me vija shumëngjyrshe si edhe me kepucët e zeza me pak takë të ngritur. Në stinën dimërore, gratë e moshuara mbanin floçkë prej shajaku pa mëngë dhe me flokë nga ana e brendeshme.
Veshja popullore e grave të Dardhës, është e shoqëruar me aksesore të ndryshëm të cilët i japin një paraqitje më të bukur kostumit. Mes këtyre aksesoreve përmendim zinxhirin e gjatë që lidhet me paftat duke e varur poshtë… paftat prej argjendi që vendosen në pjesën e belit, vareset e qafes etj. Aksesoret nuk kishin dallim zonal, pasi ato i pregatisnin zejtaret dhe argjendarë të qytetit. Veshjet popullore nuk jane thjeshtë me vlera artistike të cilat tërheqin vëmendjen, por ato janë pjesë e kulturës popullore kombetare të cilat na sjellin sot sakrificat etnike të popullit tonë, me tiparet e përbashkëta të formuara historikisht duke na dalluar nga popujt e tjere. Ne këtë pasuri kombetare, veshjet popullore te grave të Dardhes, mbajnë një vend të rëndësishëm duke na treguar vlerat patriotike dhe përpjekjet e këtij komuniteti për të ruajtur kulturen, traditat dhe besimin e tyre te pacenuar. Ngjyrat e kostumit popullor të grave te Dardhes, kanë në përbërje ngjyrat e flamurit shqiptar. Urojmë qe tradita dhe gjithçka kemi trashëguar brez pas brezi nga paraardhesit tanë, të mbetet e pastër si qelibar, duke i transmetuar të gjitha, nga brezi ne brez.
Tashmë po shtojmë edhe diçka tjetër
Mbi Dardhë ka shkruar një libër të posaçëm Papa Spiro N. Zengu në gjuhen greke të botuar në Athinë në vitin 1927 ku përshkruan hollësisht historinë e këtij katundi të bukur
Shoqëria e dardharëve të Rinj “Shpresa” në sallën e saj nisi të krijojë një bibliotekë për ndriçmin e të rinjve. Kjo bibliotekë sot, (viti 1927), ka 450 volume libra të ndryshme në gjuhërat shqip, inglisht, greqisht, frëngjisht dhe rumanisht. Ishte klubi i të rinjve dardharë të Amerikës “Përparimi” të cilët dërguan në katundin e tyre një pjesë të librave që kishin shqip-englisht dhe ndërmjet tyre edhe një tablo të bukur dhuruar po kësaj shoqërie prej të ndjerit princ Don Aladro Gjon Kastriot Skënderbeu. Në kishën e Shën Gjergjit të Dardhës gjendet edhe një kod i moçëm i vitit 1856. Papa Spiro Zengo që gjendet në Athinë ka mbledhur mjaft dorëshkrime dhe dokumente të tjera që i përkasin katundit të tij. Jo vetëm kaq shoqëria e dardharëve “Shpresa”, filloi edhe një seksion muzeumi të vendit që i përket historisë së fshatit. Dardharët shquhen për fisnikëri e huaj-pritje, janë mësimdashës e energjikë në punë.
Njerëz të shquar
Nga ky katund kanë dalë mjaft njerëz që shquhen në dije si Polikarpi Thellog dhe Mitropolit i Larisës më 1811 që u vra prej turqve më 1821. Isidor Ikonomi filolog dhe shok i Polikarpit – ish profesor në Dardhë Korçë, Voskopojë, Berat, Kostur, Tyrnov, Joan Andoniadhi (Gloxheni), normalist i shquar, Hristaq Themel (Melovani) filolog i diplomuar nga Universiteti i Athinës, Sotir Anastas, Nasi Normalist e vjershëtor, Spiro Konda filolog i diplomuar nga Universiteti i Athinës, profesor në gjimnazin dhe në fund në Normalen e Korçës, Petro Markopuli i specializuar për pyje, Evangjel Cekos idhem, Pavllo Cica idhem, Pandeli N.Kotepano. Hristo N. Dunka, Hristo I. Laçi i diplomuar në filologji dhe në shkollë e P.T.T në Athinë, Theodhor V. Zengo, Sotir V. Nisis normalist, Thoma G. Nasi profesor muzike, Sotir H. Noke redaktor i gazetës shqipe “Kandil i Kuq”, Apostoll Kreska mekanik i diplomuar. (Hylli i Dritës 1939, nr 8-10, f. 432)
Por gjithnjë e veçantë do të mbetet veshja dhe vallja e grave dhe vajzave të dardhës, të cilat nëë vallen e tyre shndërrohen në shqiponja krahëhapur. Tashmë po bëhen përgatitje për prezantimin e tyre. Mysafirët dhe vizitorët do të jenë të shumë.