Apel i përfaqësuesvë të strukturave drejtuese të LDK-së drejtuar deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Donika Gërvalla boton në faqen e saj të rrjetit social Apelin e strukturave drejtuese të LDK-së drejtuar deputetëve të LDK.
Prishtinë, 23.02.2016.
Si anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, si pjesë e strukturave të saj drejtuese, të tashme apo të kaluara, si delegatë të Kuvendit të LDK-së, apelojmë tek deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës të mos marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i Republikës së Kosovës, kurdo që të mbahet ajo.
Fakt i pamohueshëm është se Hashim Thaçi nuk i përmbush kriteret e parapara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës për t’u zgjedhur President i vendit. Kushtetuta në nenin 83 përkufizon: „Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës“. Hashim Thaçi, si rrallëkush në Kosovë, e përfaqëson përçarjen e popullit të Republikës së Kosovës dhe jo unitetin. Me zgjedhjen e tij, deputetët që në start do të përcaktoheshin për një zgjedhje, e cila shprehimisht e shkel Kushtetutën.
Mbi Hashim Thaçin rëndojnë akuza publike, në vend dhe jashtë, se ai qëndron në krye të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për kapjen e shtetit përmes SHIK-ut dhe rrjeteve të tjera kriminale. Raporte të ndryshme hulumtuese brenda dhe jashtë Kosovës paralajmërojnë ndjekje të Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale madje edhe për krimet më monstruoze gjatë kohës së luftës dhe menjëherë pas saj. Prandaj, përveç dëmeve të brendshme të pariparueshme, zgjedhja e Hashim Thaçi do ta izolonte Kosovën përfundimisht nga proceset integruese perëndimore.
Të gjitha raportet e brendshme dhe të agjentëve ndërkombëtare Kosovën e rendisin ndër vendet më të korruptuara dhe të zhvatura nga krimi i organizuar e që kanë ardhur si rezultat i keqqeverisjes dhe kapjes së shtetit nga Thaçi dhe partia tij dhe bashkëpunimi i tij me krimin e organizuar.
Pasojat e shkeljes së premtimit zgjedhor për të mos hyrë në koalicion me PDK-në janë më evidente se kurrë. Kjo politikë e Isa Mustafës dhe grupit rreth tij vë në pikëpyetje thjesht ekzistencën e LDK-së, por edhe të deputetëve të saj në të ardhmen.
Deputetët e LDK-së e kanë në dorë që LDK-në ta largojnë nga pragu i humnerës dhe ta kthejnë në rrugën e parimeve dhe traditës së saj. Lidhja Demokratike e Kosovës, nën drejtimin e Dr. Ibrahim Rugovës, qytetarët e Kosovës i ka bashkuar në luftën për liri, pavarësi dhe demokraci. Sot nuk mundet po ajo LDK ta bëjë president të Kosovës Hashim Thaçin, një nga armiqtë më të përbetuar të Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së, si në luftë, ashtu edhe në paqe. Presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë unifikuese dhe me autoritet, e cila duhet gjetur si rezultat i një kompromisi të shëndoshë të forcave politike dhe jo i pazareve mes funksionarëve politik.
Hashim Thaçi e çnderon karrigen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ai si president vetëm sa forcon radikalizmin dhe ekstremistët dhe rrezikon stabilitetin e vendit.
Votuesit dhe anëtarët e LDK-së do të kërkojnë përgjegjësi politike nga secili prej deputetëve që merr pjesë në lojën për ta bërë Thaçin president dhe do t’iu refuzojnë votën dhe besimin në të ardhmen. Secili deputet i LDK-së duhet t’i përgjigjet pyetjes se a është për Hashim Thaçin apo për LDK-në. Por mbi të gjitha të gjejë për vete përgjigjen se a është për Hashim Thaçin apo për Republikën e Kosovës.
Lista e nënshkruarve
(të renditur sipas alfabetit)
Agim Kafexhiu, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Arra (nëndega më e madhe në Rahovec)
Azem Zemaj, Ish-Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Berlin; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Blerim Smajl Hajdaraj, Nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Deme Jasharii, Nënkryetar i Nëndegës së LDK-së në Lausanne
Donika Gërvalla, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjermani; Delegate e Kuvendit Qendror të LDK-së; Nënkryetare e Degës së LDK-së Gjermani (1993-1997); Zëdhënëse e LDK-së në Gjermani (1998-1999)
Drita Maliqi, Ish-deputete në Kuvendin e Kosovës; ish-këshilltare komunale në Gjilan; ish-kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së në Gjilan
Emrush Qekaj, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; Kryetar i Aktivit të LDK-së në Sigmaringen (1993-2006)
Enver Seferi, Nënkryetar i Degës së LDK-së në Norvegji, Sekretar i Degës së LDK-së në Norvegji (1992-2007)
Ergyn Janovali, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Tophane II në Prishtinë
Fahredin Shehu, ish-anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec
Fazli Hajdaraj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Rheinland-Pfalz; Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani
Fehmi Gagica, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Willisau
Fetah Berisha, Kryetar nderi dhe themelues i Degës së LDK-së në Rahovec; ish-deputet i Kuvendit të Kosovës; ish-kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec; i burgosur politik i viteve ’80
Hafiz Gagica, Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani (1990-2003); Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Hajdar Sadrija, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; ish-kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër (1993 – 1997)
Halim Huruglica, veprimtar i LDK-së që nga themelimi i saj; ish-kryetar i Nëndegës së LDK-së në Dobërçan
Ibrahim Kryeziu, Ish-kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec; i burgosur politik i viteve ’80
Idriz Zeqiraj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bavari; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; Ish-anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani (që nga vitet ’90)
Ilaz Kadriu, Kryetar i Nëndegsës së LDK-së në Brug
Ismail Sopi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Petrovc; delegat i Kuvendit Komunal, Kamenicë
Ismet Krasniqi, Sekretar i Degës së LDK-së në Zvicër; sekretar i Nëndegës së LDK-së në Olten
Jeton Lajqi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Rugovë
Kristë Markaj, Anëtare e Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Kujtim Hajdaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Beneluks; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; Kryetar i Kuvendit të LDK-së në Beneluks (1990-1994)
Lush Cana, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Mark Prenkaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bernë
Mensur Salihu-Kralani, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Zimmerberg (ZH)
Muhamet Leka, Nënkryetar i Nëndegës së LDK-së në Nidwalden
Musa Sylejmani, Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Mustafë Ramosaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Shable
Naser Arifi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Dobërçan; Ish-ushtar i njësisë speciale Garda e Republikës „Skënderbeu“ e themeluar në kuadër të FARK; Ish-ushtar i UÇK-së në zonën operative të Karadakut
Naser Rugova, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së; ish-deputet i Kuvendit të Kosovës; ish-nënkryetar i Degës IV në Prishtinë
Nazmi Peci, Bashkëthemelues i Degës së LDK-së në Zvicër
Osman Sheholli, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Schwyz
Petrit Bicaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Ulpiana në Prishtinë; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Prek Buzhala, Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Qamil Çekaj, Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Qazim Bajgoraliu, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani (2010-2015); ish-kryetar i nëndegës së LDK-së në NRW (1998-2011)
Dr. Qazim Cana, Ish-anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec
Prof. Qerim Rexhepi, Themelues i Degës së LDK-së në Rahovec; ish-anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec
Remzi Durmishi, Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Rexhep Gjergji,Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së, Anëtar i Kryesisë së LDK-së (1990-1998)
Sabedin Bajrami, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bremgarten Wholen
Sadri Kastrati, Veprimtar i shquar i Degës së LDK-së në Rahovec
Sallah Januzi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në St. Gallen
Sami Blakaj, Nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani; Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Berlin
Saim Tahiraj, Nënkryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Skënder Osdautaj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Delemont
Dr. Shaqir Shala, Koordinator i Nëndegës së LDK-së në Solothurn
Shefqet Dibrani, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Zvicër; Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Tahir Thaçi, ish-anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec
Vehbi Ferizi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Vevey-Villeneuve – Montreux
Xhemajl Haxhiu, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Zofingen
Xhemajl Hoxha, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bavari (1990-1992); Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani (1990-1997)
Zize Pepshi, Nënkryetare e Degës së LDK-së në Zvicër; Delegate e Kuvendit Qendror të LDKsë
Zyfer Llabjani, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në La Sarraz
Gjevalin Gegaj, Delegat në Kuvendin Qendror të LDK-së; ish-kryetar i Degës së LDK-së në Detroit
Musa Dakaj, Bashkëthemelues i degëve të LDK-së në SHBA; ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së; ish-anëtar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në mërgatë;
Agim Hadri, Kryetar i Degës së LDK-së në Kanada (1993-1999)
Tahir Neziri, Nënkryetar i Nëndegës së LDK-së në Tavnik, Mitrovicë
Arbër Malota, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Bec, Gjakovë
Nezir Jahmurataj, Kryetar i Nëndegës së LDK-së Lybeniq; anëtar i Kryesisë së LDK-së në Pejë; ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Dr. Agim Syla, Ish-nënkryetar i LDK-së së Degës për Beneluks;
Driton Rexhepi, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Përlepnicë
Engjëll Krasniqi, Sekretar i Aktivit në Mönchengladbach, NRW (1992-1999)
Shqipe Biba, Bashkëthemeluese e Degës së LDK-së në NY, NJ dhe CT
Safet Biba, Bashkëthemelues i Degës së LDK-së në NY, NJ dhe CT
Ramazan Hajdini, Bashkëthemelues i degëve të LDK-së në SHBA
Qazim A. Azizi, Anëtar i Kryesisë së Degës III Dardani, Gjilan
Bashkim Leci, Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bavari (1993-1997); Anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani (1995-2000)
Jemi të ndërgjegjshëm që kjo listë është vetëm një pasqyrë shumë e kufizuar e përfaqësuesve të panumërt të strukturave të LDK-së, të cilët i bashkohen këtij apeli. Të gjithë ata që dëshirojnë ta nënshkruajnë apelin mund ta bëjnë këtë duke na dërguar një email në adresën: [email protected] deri ditën e enjten në mëngjes më 25 shkurt në orën 9:00.
Komentet