Ne që po jetojmë në Kosovën e vogël, e nuk kemi tjetër vendlindje, duhet të ruajmë dhe kultivojmë atë si sytë e ballit. Ne, konsiderohemi nga të tjerët dhe jemi si racë njerëzore e veqantë dhe më e bukura në botë. Nese u çlriruam më luftë nga Serbia në vitin 1999, na nevoitet një mobilizim tjetër që të mbrojmë Republikën nga ekspanzioni ruso serbë në Ballkan. Nese klasa e vjetër politike nuk e mbrojti dhe kultivojë shtetin më të ri në botë sa duhet, klasa e re politike detyrimisht këtë ta bëjë.
Na duhet një Kosovë, më ndryshe , shumë më e zhvilluar dhe e përparuar.Na duhet një Kosovë në strukturën e BE-së dhe në NATO. Na duhet që më metoda demokratike ta revolucionalizojme shoqërinë tonë . Mjaftë është bërë më pushtete të burokratizuara dhe të korruptuara që vendin e izoluan dhe e varfëruan.Me njerëzit e kaluar në pushtet nuk mbahët në këmbë të forta shteti dhe as nuk kemi mirëqenje të përgjithshme. Duhet të shkëputet hallka e ish komplotistëve të privilegjuar .Klasa e re politike të kërkon akumulime të reja politike për ti lënë mbrapa krizat politike, krizat ekonomike dhe sociale, të cilat e kan ngulfatur shumë jetën në Kosovë.
Të kthejmë kohën kur do të kemi punësime të te rinjeve tanë , të cilet ende po vazhdojnë të largohen nga vendlindjët e tyre.Të kthehet ajo që ka qenë pronë e shtetit dhe të gjithë qytetarëve , dhe e tillë të mbetet përgjithmonë.Të krijohet një ambient tjetër i sigurisë për qytetarët tanë, të cilët nuk po jetojnë shumica mirë.Të kthehet në vendin e vet liria bukur shumë e humbur përsonale.Mjaftë gjatë ka shkuar më malverzime .Njerëzit më predispozicione idioteske dhe banditeske nuk i duhen Kosovës.E kemi prekur më shumë çka fundin, dhe një ringritje gjithësesi duhet të ndodhë. Kjo elitë politike nuk ishte dashur të dështojë!