Është shënuar goli i parë në minutën e 54 të ndeshjes me te cilin Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.
Goli është shënuar nga futbollisti Rej Manaj, i cili ka shënuar menjëherë pas hyrjes në lojë, kur u zavendësua nga Sokol Cikalleshi.
Ndërsa goli i parë për Kosovën është shënuar në minutën e 58 të ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Goli i barazimit është shënuar nga penalltia e ekzekutuar nga Bersand Celina.
Kosova ka kaluar në epërsi me golin e dytë të shënuar në minutën e 79 të ndeshjes miqësore.
(I plotësuar) Kosova ka kaluar në epërsi me golin e Elbasan Rashanit, i cili për mrekulli kaloi Amir Rrahmanin brenda zonës, për të mposhtur më pas Berishën.
(Iplotësuar) Ka barazuar Kosova ndaj Shqipëris me golin e Celinës, pas një penalltie të shkaktuar nga Taulant Xhaka./Zeri/
(I plotësuar) Skuadra e Shqipëris ka kaluar në epersi me golin e Rey Manaj ne minutën e ’55./Zeri/
(I plotësuar) Ka filluar edhe pjesa e dytë e ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Shqipëris./Zeri/
KOAO(I plotësuar) Me rezultat 0:0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore, në mes të Kosovës dhe Shqipëris./Zëri/.
…………………………..
(I plotësuar) Debatik Curri dhe Armend Dallku janë pensionuar nga Kombëtarja. Dyshja prishtinase sot në miqësoren Kosovë –Shqipëri përfundimisht u pensionuan nga Kombëtarja Shqiptare.
Curri aktualisht është pjesë e Flamutarit të Vlorës, ndërsa Dallku luan tek Voshklla e e Ukrainës. /KosovaPress/
………………………….
(I plotësuar) Ka nisur miqësorja mes përfaqësues së Kosovës dhe Kombëtares shqiptare.
Stadiumi i Prishtinës si asnjë herë më parë është mbushur më tifozë nga e gjithë Kosova, të cilët po krijojnë atmosferë fantastike.
Kjo sfidë që është historike ka karakter festiv pas kualifikimit të kuqezinjve në Evropianin Francë 2016.
‘Tempulli’ i futbollit në kryeqytet është veshur kuqezi, derisa nuk mungojnë as flamujt e Kosovës./KosovaPress/
———————————
Formacionet zyrtare Kosovë – Shqipëri
(I plotësuar) Përzgjedhësi i përfaqësuese së Kosovës, Albert Bunjaku dhe homologu i tij, Giani de Biaasi kanë bërë të ditur formacionet e lojtarëve që do ta nisin miqësoren mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kosova: Samir Ujkani, Perdedaj, Berisha, Sadiku, Paqarada, Enis Alushi, Eroll Zejnullahu, Besar Halimi, Mërgim Brahimi, Bernard Berisha, Be rsant Celina.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Rrahmani, Cana, Gjimshiti, Aliji, Basha, Memushaj, Kace, Gashi dhe Sadiku.
Komentet