VOAL

VOAL

Kosovë, rishfaqen bisedat e përgjuara

August 2, 2016

Komentet

“Buka jote të vret”, prokurori special i Kosovës: Serbi si fëmijë luajti me bashkëmoshatarët shqiptarë, akuzohet se i vrau në luftë

Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se i akuzuari për krime lufte, Millosh Pleskoviq, ka vrarë fëmijët e Mirije Daçajt. Ai ka thënë se i akuzuari për krime lufte ishte rritur dhe kishte luajtur me fëmijët e dëshmitares Daçaj.

“Në rastin konkret më së miri vlen thënia popullore ‘Buka jote të vret’. I pandehuri është rritur në lagjen e viktimave nga znj.Mirije dhe nga dëshmitarë tjerë do ta kuptoni se i pandehuri, si fëmijë ka luajtur në mahallë me fëmijët, ka luajtur më fëmijët e znj.Mirije. Do ta kuptoni nga dëshmitarët rrethanor se ky ka qenë pjesë e fëmijëve të lagjes”, ka deklaruar prokurori Morina. Në këtë rast Pleskoviq akuzohet se gjatë viteve 1998-1999, në Prizren ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Tutje, në fjalën e tij hyrëse prokurori Morina tha se përpos dëshmitarëve rrethanorë, gjatë këtij shqyrtimi do të këtë edhe persona të cilët i kanë mbijetuar ngjarjes.

“Ndër dëshmitar kryesor është dëshmitari Xh.C që mund të konsiderohet dhe mbijetuar i kësaj ngjarjeje, ai do të tregojë saktësisht se si në ditën e ngjarjes shkuan në mal, ai do te tregojë se me kë ishte dhe ai do të tregojë momentin kur janë takuar me të pandehurin dhe 7 persona të tjerë” shtoi prokurori Morina.

Ndërsa në fjalën hyrëse të mbrojtës së palës së dëmtuar, Mirije Daçaj, avokati Gent Gjini tha se i akuzuari ka kryer veprën penale dhe janë formuar të gjitha elementet e figurës së veprës.

“Ne do të kërkojmë që të nxirret prova e facebook-ut të profilit të tij, ku shihet që i njëjti ka postime radikale ekstremiste serbe dhe aty shihet se është me bashkëluftëtarët e tij, me çka konsiderojmë se edhe kjo do ta forcojë tezën e akuzës së prokurorisë edhe më shumë”, tha avokati Gjini.

Ndërsa, në fjalën hyrëse të mbrojtjes së të akuzuarit Pleskoviq, avokatia Jovana Filipoviq, tha se përgjatë këtij shqyrtimi do të mundet që të tregojë një perspektiv tjetër të të mbrojturit të tij.

“Unë do të mundohem të prezantoj personin Millosh Pleskoviq nga një kënd tjetër. Unë vetëm do të tentoj që në këtë procedurë të vërtetojmë të vërtetën. Kjo është ajo që e kërkojnë të dëmtuarit dhe ajo se çfarë po kërkon edhe i akuzuari, e kështu që konsiderojmë që qëllimi është i njëjtë”, deklaroi avokatia Filipoviq.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024 thuhet se Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-99  në Prizren në bashkryerje me person tjerë ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civil duke kryer vrasjen e viktimave.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb me 1 shtator 1998 në Prizren derisa ishin duke shkuar për na malin e tyre viktimat Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu së bashku me të dëmtuarit Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastratin fillimisht janë dal papritmas nga grupi i armatosur serbë, të cilët më pas janë  fyer me fjalë serbe e që ne mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.

Në një moment, sipas aktakuzës thuhet se Pleskoviq kishte filluar të gjuaj me armë të tipit “Kallash nikov”, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu, kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.

Tutje, në aktakuzë thuhet se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i marrin trupat e tyre pas një jave nga vrasja, ku thuhet se trupat e Reshat dhe Binak Daçaj ishin vendosur mbi njëri tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima Fatmir nuk e kishte kokën në trup.

Andaj, për këto veprime Pleskoviq po ngarkohet për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile” e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë si ligj në fuqi në kohë e kryerjes së veprës penale./Betimi për drejtësi/

Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit! – Nga Irena Beqiraj

Dje në ‘Opinion’, kryeministri kishte marrë përsipër t’u shpjegonte disa grave pensioniste përse nuk ishin rritur pensionet, edhe pasi ai edhe qeveritë e tij, e kanë rritur ekonominë shqiptare me shumë se rajoni.

Teksa e dëgjoja, pyeta veten 1) i është mbushur mendja se di te shpjegojë ekonomi që kur Ogerta Manastriliu e vendosi në krye te Këshillit Shkencor apo pensionistet i duken të paditur sa që me pasionin që reciton “faktet”, mendon se mund t’i bindë?

Sokrati thotë: kur nuk përmirëson dot gjendjen, bëju “profesor”. Por meqë kësaj radhe profesori është edhe kryeministri, i kam disa këshilla për të.

Këshilla e parë për” profesorin”: Në ekonomi krahasojmë shifrat reale, jo nominale!

Pra, vërtet pensioni mesatar ishte 101 euro në 2013 dhe 183 euro në 2023, por për të arritur tek shifra reale e rritjes, duhet të marrim parasysh efektin e kursit të këmbimit (35% ) edhe efektin e inflacionit rreth 34% .

Shkurt, rritja reale e pensioneve ka qenë 0. Ndaj gruaja që merrte kemp nuk jeton më mirë sot me 20,000 lekë pension nga çfarë kishte jetuar ne 2013 me 12,000 lekë.

Këshilla e dytë për “profesorin”, jo çdo çështje shpjegohet me të njëjtat mjete propagande. Grafikët edhe argumentet që kishte zgjedhur, nuk adresonin çështjen që shqetësonte gratë në atë sallë, të cilat qartazi artikuluan se çmimet e shportës së tyre ishin rritur disafish me shumë se inflacioni .

Pensionistët konsumojnë një shportë me produkte inferiore, ose ndryshe produktet më bazike me çmimet me të lira të mundshme. Në periudha kur çmimet përgjithësisht tentojnë të rriten, çmimet e këtyre produkteve rriten me shumë sesa çmimet e produkteve normale. Ndaj e gjora grua këmbëngulte të dinte pse çmimet e ushqimeve që ajo konsumon çdo vit, rriten më shume sesa indeksi i inflacionit .

Kryeministri “profesor” dje kuptoi që pamundësia për të jetuar ka bërë që pensionistët të binden se:

1) Indeksimi nuk është rritje pensionesh.

2) Konsumojnë produkte inferiore që çmimet u rriten më shpejt e më shume sesa produkteve të tjera.

3) Vlerësimi i lekut ka ulur vlerën e parave që u dërgojnë fëmijët, duke ulur kështu burimin e dytë të të ardhurave të pensionisteve.

4) Bonusi i fundvitit ose pensioni i trembëdhjetë do të varet gjithmonë nga çfarë do të mbeten pa shpenzuar në arkën e qeverisë edhe si e tillë nuk ofron qëndrueshmëri, ndaj edhe nuk është zgjidhje.

Sikurse pensionistët, pjesa me e rëndësishme e elektoratit socialist kanë kuptuar që “Profesori” kryeministër nuk ka përgjigje për ta! Ekonomia “flluskë” që ka ndërtuar këto 12 vite nuk ia mundëson përgjigjet.

Pensionet nuk mund të rriten:

1) Pa adresuar me mjetet e duhura ndryshimet strukturore demografike.

2) Pa diversifikuar një orë e më parë strukturën sektoriale ekonomike të vendit.

3) Pa ndryshuar strukturën e taksave, të cilat i kemi përdorur herë si morfinë e herë si karamele për të ulur dhimbjet e një ekonomie që nuk prodhon rezultate për të gjithë..

Këshilla e tretë edhe e fundit për “Profesorin”: në ekonomi madhësia e byrekut nuk ka lidhje fare me sa konsumon pensionisti.

Arritja e vetme në mbështetje te tyre në këto 12 vjet është vendosja e pensionit social. Flisni vetëm për të.

Gazetari Qyno del nga SPAK: U pyeta për komunikimet, kërkoj rikthimin e sendeve të mia!

Gazetari Eton Qyno është paraqitur gjatë ditës së sotme SPAK. Pas daljes nga organi I akzuës aid ha një deklaratë për mediat.

Qyno: Sa i përket për kthimin e sendeve të sekuestruara sa i përket sekuestrimeve ndaj meje. Është në Kushtetuese në 12 nëntor çështja për ligjshmërinë sa i përket mbajtjes time nga SPAK për 12 orë pa vendim gjykate.

Kishin bërë të gjitha këqyrjet e komunikimeve të mia në telefon dhe u pyeta për to.

U përmbajta ndaj vendimeve për pezullimin e këtyre këqyrjeve dhe ekspertimeve, dhe prandaj zgjodha të mos flisja në ambientet e SPAK.

Kujtojmë këtu që kohë më parë agjentë të BKH i shkuan në shtëpi gazetarit të njohur investigativ dhe i sekuestron telefonin dhe kompjuterët.

Veprim ky që u dënua ashpër nga organizatat që mbrojnë të drejtën e gazetarëve në botë. sn

REL: Çfarë do të thotë për Kinën prania e trupave koreanoveriore në Rusi

Pas shumë javësh lajme ballinash për vendimin e Phenianit për t’i dërguar mijëra trupa për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë, NATO-ja dhe Pentagoni thanë këtë javë se ushtarët koreanoveriorë janë në Kursk, rajonin rus të kontrolluar pjesërisht nga trupat ukrainase.

 

Ja pse kjo është e rëndësishme për Kinën:

Pentagoni tha se Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 10.000 trupa në Rusi për t’u stërvitur dhe pastaj për të luftuar në Ukrainë “brenda pak javësh”. Ndërkohë, shefi i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi pas një takimi me zyrtarët e lartë të inteligjencës së Koresë së Jugut se disa ushtarë ndodhen në Kursk.

Edhe Pentagoni tha se një numër ushtarësh ndodhen në Kursk tashmë.

“Thellimi i bashkëpunimit ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është kërcënim për sigurinë Indo-Paqësore dhe Euro-Atlantike”, tha Rutte për gazetarë në Bruksel më 28 tetor.

Ndërkohë, Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin kufizime të reja ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve amerikane, nëse Koreja e Veriut i bashkohet luftës së Rusisë.

Paraprakisht, zëdhënësi për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha javën e kaluar se, nëse trupat koreanoveriore “dërgohen për të luftuar kundër Ukrainës, ato do të jenë shënjestër e ligjshme”.

Zyrtarët e Koresë së Veriut nuk kanë komentuar ende lajmet për dërgimin e trupave, të cilat janë përmendur gjithashtu nga Kievi dhe Seuli, ndërsa Kremlini fillimisht i hodhi poshtë ato, por presidenti rus Vladimir Putin nuk e mohoi dërgimin e tyre kur u pyet në samitin e BRICS-ut javën e kaluar.

Pikëpamja nga Pekini

Lin Jian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, tha më 1 nëntor se zhvillimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut është çështje e tyre so dy vende të pavarura.

“Koreja e Veriut dhe Rusia janë dy shtete të pavarura sovrane. Se si i zhvillojnë ato marrëdhëniet dypalëshe është çështje e tyre”, tha ai, sipas AFP-së.

Pekini ka qenë aleati më i rëndësishëm i Phenianit për një kohë të gjatë, duke i dhënë mbështetje tregtare, ushtarake dhe diplomatike Kim Jong Un-it.

Marrëveshja e vitit 1961 për bashkëpunim dhe mbështetje të përbashkët mes Kinës dhe Koresë së Veriut është traktati i vetëm për mbrojtjen që Kina ka nënshkruar me një vend tjetër.

Por, Pekini është edhe i zemëruar me Phenianin dhe paqendrueshmërinë që sjell, posaçërisht me programin e saj bërthamor dhe me kërcënimet për ta shfarosur Korenë e Jugut.

Tani, Pheniani po e bën të njëjtën gjë duke sjellë paparashikueshmëri në Ukrainë, pasi dërgimi i trupave të saj atje rrezikon përshkallëzim të gjerë, i cili mund të zhvillohet edhe në Evropë, edhe në Azi.

Pse ka rëndësi?

Dërgimi i trupave koreanoveriore në luftën ruse nënkupton akt balancues për Kinën.

Derisa Kina po e mbështet Rusinë tërthorazi në luftën e saj në Ukrainë, përfshirja e Koresë së Veriut është diçka e paparashikueshme dhe disi kokëçarje strategjike për Pekinin.

Lidhjet më të ngushta të Koresë së Veriut me Moskën mund të nënkuptojë se ndikimi i Kinës mbi Phenianin të jetë më i vogël, ndërsa përfshirja e trupave koreanoveriore do ta forconte më tej partneritetin e Putinit me Kim Jong Un-in, i cili nënshkroi një marrëveshje me udhëheqësin rus në qershor.

Dërgimi i mijëra ushtarëve koreanoveriorë në luftën në Ukrainë mund gjithashtu të ndezë tensione gjeopolitike në Gadishullin Korean dhe në rajonin më të gjerë Indo-Paqësor, përfshirë Japoninë dhe Australinë.

Koreja e Jugut tha se po e shqyrton tani mundësinë e përmirësimit të mbështetjes për Ukrainën nga ndihma jovdekjeprurëse në mbështetje me armë mbrojtëse dhe mbase edhe sulmuese.

Asnjëra nga këto nuk është lajm i mirë për Pekinin. Kjo jo vetëm që e dobëson narrativin e tij se Kina është forcë paqësore krahasuar me Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu e minon argumentin e saj se vendet perëndimore duhet të qëndrojnë larg çështjeve të mbrojtjes aziatike, tani që rajoni Indo-Paqësor po përfshihet vetë në bisedat për sigurinë e Evropës.

Në listën e shqetësimeve të mundshme për Kinën është edhe pyetja se çfarë ka rënë dakord Moska të ofrojë në këmbim të trupave koreanoveriore.

Rusia mund të jetë pajtuar ta ndihmojë Korenë e Veriut t’i përmirësojë kapacitetet bërthamore, diçka që mund ta përshpejtojë garën e armatimit në rajon.

Por, disa analistë besojnë se Pekini mund të jetë duke e toleruar furnizimin e Rusisë me armë dhe personelit nga Koreja e Veriut, për ta lehtësuar trysninë mbi Kinën që ajo t’i ofrojë vetë ndihmë ushtarake drejtpërdrejt Moskës.

Në këtë kontekst, Kina mund të jetë duke lëvizur në një terren shumë më të paqëndrueshëm, por ajo vazhdon t’i ketë frenat në dorë. Si Moska, ashtu edhe Pheniani do të vazhdojnë t’i japin prioritet lidhjeve të tyre me Pekinin para lidhjeve me njëra-tjetrën, dhe nëse Kina dëshiron vërtet t’i ndalë me forcë Korenë e Veriut dhe Rusinë në rrugën që kanë ndërmarrë, ajo ende ka peshë për ta bërë këtë./REL

Askush nuk pret më përgjigje nga Rama – Nga Edi Paloka

Unë ka kohë që nuk i ndjek më emisionet e darkës në mediat shqiptare. Kam vendosur të bëj një lloj detoksikimi!

Sidoqoftë jam i detyruar të ndjek informacionet kryesore dhe komentet që bëhen pas këtyre emisioneve.

Dy elementë evidentova sot pas emisioneve të mbrëmshme ku në dy TV kombëtare ishin njëkohësisht lideri i opozitës, në arrest prej më shumë se 300 ditësh, dhe kreu i qeverisë.

Së pari, megjithëse Berisha çdo mbasdite jep qëndrimet e tij dhe të PD për çdo problem apo ngjarje të ndodhur në Shqipëri, në atë që tashmë njihet si “Rruga e Shpresës”; megjithëse minimalisht një herë në javë është përpara gazetarëve dhe iu përgjigjet gjithë pyetjeve që i bëhen (pra presupozohet që kurioziteti dhe interesi publik për atë që do të thotë Berisha, është i ezauruar), përsëri rezultoi qe Berisha u ndoq më shumë se sa Rama.

Ndërkaq Rama vërtet qëndron më shumë nëpër ekrane, por vetëm me dalje propagandistike e jo përballë interesit të publikut apo pyetjeve të gazetareve, edhe pse shumica e tyre pyetjet i marrin po nga zyrat e Rames!

Pra dhe një here, publiku do duhej të ishte me i interesuar të dëgjonte Ramën dhe përgjigjet që ai do të jepte për dhjetëra pyetje që ngrihen sot për një kryeministër, qeveria e të cilit dhe ai vetë kalojnë nga skandali në skandal. Por kjo nuk ndodhi. Publiku ndoqi më shumë Berishën. Pse ndodh kjo?

Për shumë arsye në fakt, por me kryesorja është që askush nuk i beson e nuk pret më përgjigje prej Ramës!

Edhe gazetarët që e intervistojnë, nuk arrijnë të marrin asnjë përgjigje prej tij, po pavarësisht kësaj, nuk këmbëngulin me pyetjet sepse dhe ata vihen nën presion që të ruajnë një linjë, e cila mos ta mërzisë shume lartgjatësinë e tij.

E këtu dalim tek elementi i dytë që evidentova me kënaqësi nga emisionet e mbrëmshme; pyetjet që gozhduan Ramën nuk ishin të gazetarit, por të qytetarëve. Nuk e di nëse kjo ishte gjetje e qëllimshme e gazetarit apo rastësi, por rezultati është ai që ka rëndësi në këtë rast. I gjithëdituri, që së fundmi u vetëcaktua dhe në krye të shkencës shqiptare, megjithëse ishte përpjekur të bënte dhe si profesor ekonomie, në fund kishte mbetur pa gojë përballë pyetjeve të disa “plakave” (siç i quan ai kur i prishin terezinë), sepse gjithmonë propaganda mbetet pa gojë përballë realitetit!

Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe pritshmëritë evropiane

VOA/Lisa Bryant

Evropa po përgatitet për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Donald Trump në pushtet, ndërsa rivalja e tij demokrate Kamala Harris mbetet kryesisht e panjohur. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lisa Bryant nga Parisi, shumë evropianë janë të shqetësuar për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe ndikimin që mund të ketë mbi të ardhmen e NATO-s, luftën e Rusisë në Ukrainë, marrëdhëniet tregtare dhe të ardhmen e demokracive të tyre.

Shumë evropianë nuk kanë kujtime të mira nga presidenca e zotit Trump.

Në Francë, marrëdhënia që fillimisht ishte miqësore midis Presidentit Emmanuel Macron dhe homologut amerikan, u ftoh shpejt.

Tensionet midis Evropës dhe Uashingtonit u rritën mbi tregtinë, Iranin, ndryshimet klimatike dhe qasjen e zotit Trump ndaj NATO-s.

Nëse kthehet në pushtet, ish Presidenti Trump thotë se do të vendosë tarifa të larta ndaj Evropës, do të kërkojë negociata për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë dhe do të zvogëlojë mbështetjen amerikane për Kievin. Këto qëndrime, drejtuesit evropianë i kundërshtojnë fuqishëm.

“Ekziston një ndjenjë se ai është më i ashpër, më radikal dhe më i rrezikshëm. Ka shqetësime për të ardhmen e Evropës, NATO-s dhe mbrojtjen dhe solidaritetin e nevojshëm për tu përballur me Rusinë”, thotë analistja politike franceze Nicole Bacharan.

Bashkimi Evropian njoftohet se po përgatitet për të zbutur ndikimin e mundshëm të një fitore të zotit Trump.

Në të gjithë Evropën, njerëzit janë të shqetësuar.

“Trumpi na frikëson sepse shpreh urrejtje, gënjen dhe ne mendojmë se ai sillet si një despot, si diktator”, thotë banori i Parisit, Herve Villemont.

Analistët thonë se evropianët kryesisht duan fitoren e Nënpresidentes Kamala Harris, për të cilën ata shpresojnë se do të vazhdojë lidhjet transatlantike që u forcuan gjatë administratës së Presidentit Biden. Megjithatë, analistët thonë se këto lidhje mund të dobësohen pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet, pasi prioritetet amerikane po zhvendosen diku tjetër.

“Unë mendoj se një fitore e zonjës Harris do të krijonte një lehtësim të madh në Evropë….Megjithatë, ajo nuk ka thënë diçka thelbësore, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme…Prandaj ajo mbetet deri diku një mister për shumë evropianë”, thotë Gesine Weber nga Fondi Gjerman Marshall.

Ndërkaq ish Presidenti Trump ka disa mbështetës evropianë. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban thotë se do të festojë nëse fiton zoti Trump.

Gjuha e ashpër e zotit Trump ndaj imigracionit gjen përkrahje mes partive populiste, të së djathtës së skajshme në Evropë.

“Jam e shqetësuar për demokracinë, nëse fiton Trumpi këto zgjedhje do të kenë ndikim edhe në Evropë”, thotë Carolina E. Santo, portugeze që jeton në Paris.

Disa analistë besojnë se një mandat i dytë i zotit Trump mund të nxisë Evropën që të forcojë mbrojtjen e saj ushtarake dhe ekonomike, një lëvizje që kritikët thonë se blloku duhet ta kishte bërë vite më parë.

Beketi, një hap pranë marrjes së miliona eurove, Gjykata e Ekzekutimit në Bruksel rrëzoi qeverinë ‘Rama’

Sipërmarrësi italian, Francesko Beketi, është një hap pranë marrjes së miliona eurove nga qeveria shqiptare, megjithëse kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur shpesh se ish-pronari i “Agon Channel” nuk do të marrë asnjë cent nga qeveria shqiptare.

“Syri Televizion” ka mësuar ekskluzivisht se Gjykata e Ekzekutimeve në Bruksel ka rrëzuar më 17 tetor 2024 aplikimin e qeverisë shqiptare për anulimin e vendimit për bllokimin e llogarive të kompanisë shtetërore Albcontrol pranë shoqërisë europiane të fluturimeve, Eurocontrol.

Në vendim thuhet se: “Gjykata e Ekzekutimeve i konsideron të papranueshme dhe të pabazuara kërkesat e qeverisë shqiptare për heqjen e sekuestros mbi fondet që janë mbledhur për llogari të Albcontrol”.

Sipas të dhënave të përmendura në vendimin gjyqësor, shuma e vendosur nën sekuestro ka arritur në vlerën e mbi 76 milionë euro, e cila tashmë ka kaluar në llogarinë e përmbaruesit gjyqësor.

Nga ana tjetër, ky vendim mund t’i hapë rrugë një penalizimi tjetër të rëndë të qeverisë shqiptare për shkak të moszbatimit të një vendimi të formës së prerë të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Beketi dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë konsideruar një persekutim të dytë faktin që qeveria shqiptare ka refuzuar të zbatojë vendimin e Arbitrazhit, duke i krijuar premisat për të ndjekur një tjetër çështje civile, e cila, me shumë mundësi, do t’i kushtojë akoma më shtrenjtë Shqipërisë.

Historia e përplasjes mes Françesko Beketit dhe Edi Ramës ka nisur menjëherë sapo qeveria socialiste mori pushtetin në vitin 2013. Në atë kohë, Rama e bashkëpunëtori i tij i ngushtë, kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, nuk pëlqenin vijën editoriale të televizionit “Agon Channel”, në pronësi të Beketit.

Qeveria nisi një seri sulmesh ndaj bizneseve të Beketit, të cilat kulmuan me lëshimin e masave të arrestit ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë, në vitin 2015. Masat e arrestit nuk u ekzekutuan dhe Beketi arriti të sigurojë prova të mjaftueshme për të provuar se ai ishte i persekutuar politik në Shqipëri. Në vitin 2017, Interpoli e hoqi Françesko Beketin nga lista e të kërkuarve.

Sipërmarrësi italian e ndoqi rastin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit të Bankës Botërore. Kjo e fundit, në prill të vitit 2019, vendosi në unanimitet se qeveria shqiptare kishte kryer persekutim politik ndaj biznesmenit italian dhe gjobiti qeverinë shqiptare me 110 milionë euro.

Ky vendim u konfirmua në prill të vitit 2021, kur një komision i posaçëm i Arbitrazhit rrëzoi kërkesën e qeverisë së Edi Ramës për anulimin e vendimit të mëparshëm. Në mars 2023, Gjykata e Arbitrazhit refuzoi përfundimisht kërkesën e qeverisë shqiptare për rishikimin e vendimit.

Vendimi ishte i zbatueshëm drejtpërdrejt, por Rama nuk pranoi ta ekzekutojë. Në këto kushte, Beketi kërkoi nga gjykata në Bruksel që të bllokonte llogaritë e Albcontrol pranë Eurocontrol, të krijuara nga tarifat që kompanitë ajrore ndërkombëtare paguajnë për ulje-ngritje dhe tranzitimin në hapësirën ajrore shqiptare. sn

Image

BBC: Si do ta ndryshojnë botën zgjedhjet në Amerikë

Kur presidenti i SHBA Joe Biden shkoi në Kiev në shkurt 2023 në një vizitë të befasishme për të treguar solidaritet me Volodymyr Zelenskyn, homologun e tij ukrainas, sirenat ajrore ulërinin. “Ndjeva diçka… më fort se kurrë më parë,” kujtoi ai më vonë. “Amerika është një fener për botën.”

Bota tani pret të shohë se kush do të marrë përgjegjësinë për këtë fener të vetëshpallur pasi amerikanët të bëjnë zgjedhjen e tyre në votimet presidenciale të javës së ardhshme. A do të ecë Kamala Harris në gjurmët e Bidenit me bindjen e saj se “në këto kohë të trazuara, është e qartë se Amerika nuk mund të tërhiqet”? Apo do të jetë Donald Trump me shpresën e tij se “amerikanizmi, jo globalizmi” do të na prijë?

Ne jetojmë në një botë ku vlera e ndikimit global të SHBA-së është në pikëpyetje. Fuqitë rajonale po shkojnë secila në rrugën e vet, regjimet autokratike po bëjnë aleancat e tyre dhe luftërat shkatërruese në Gaza, Ukrainë dhe gjetkë po ngrenë pyetje të pakëndshme për vlerën e rolit të Uashingtonit. Por Amerika ka rëndësi për shkak të fuqisë së saj ekonomike dhe ushtarake dhe rolit të saj në shumë aleanca. Ja disa reflektime nga vëzhgues të informuar, mbi pasojat globale të këtyre zgjedhjeve shumë të rëndësishme.

Fuqia ushtarake
“Nuk mund t’i zbus këto paralajmërime,” thotë Rose Gottemoeller, ish-zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s. “Donald Trump është makthi i Evropës, jehona e kërcënimit të tij për t’u tërhequr nga NATO është ende në veshët e të gjithëve.”

Shpenzimet e mbrojtjes së Uashingtonit janë sa dy të tretat e buxheteve ushtarake të 31 anëtarëve të tjerë të NATO-s. Përtej NATO-s, SHBA shpenzon më shumë për ushtrinë e saj sesa 10 vendet që e pasojnë të marrë së bashku, përfshirë Kinën dhe Rusinë.

Trump mburret se po luan fort për të detyruar vendet e tjera të NATO-s të përmbushin objektivin e shpenzimeve ushtarake, që është 2% e PBB-së së tyre – vetëm 23 nga vendet anëtare e kanë arritur këtë objektiv në vitin 2024.

Nëse fiton Harris, zonja Gottemoeller beson se “NATO pa dyshim do të jetë në duart e forta të Uashingtonit”. Por edhe në këtë rast, ajo ka një paralajmërim. “Ajo do të jetë e gatshme të vazhdojë të punojë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian për të arritur fitoren në Ukrainë, por nuk do të tërhiqet nga presioni ndaj Evropës për shpenzimet”.

Por ekipi i Harris në Shtëpinë e Bardhë do të duhet të qeverisë me Senatin ose Dhomën, të cilat së shpejti mund të jenë në duart e republikanëve dhe do të jenë më pak të prirura për të mbështetur luftërat e huaja sesa homologët e tyre demokratë. Ekziston një ndjesi në rritje se, pavarësisht se kush bëhet president, presioni do të rritet mbi Kievin për të gjetur mënyra për të dalë nga kjo luftë, pasi ligjvënësit amerikanë po ngurrojnë gjithnjë e më shumë të miratojnë paketa të mëdha ndihme.

Çfarëdo që të ndodhë, Gottemoeller thotë: “Unë nuk besoj se NATO duhet të shpërbëhet”. Evropa do të duhet të “bëjë një hap përpara për të udhëhequr”.

Paqebërës?
Presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të duhet të punojë në një botë që përballet me rrezikun më të madh të konfrontimit mes fuqive të mëdha, që nga Lufta e Ftohtë.

“SHBA mbetet aktori ndërkombëtar më i rëndësishëm në çështjet e paqes dhe sigurisë”, thotë Comfort Ero, president dhe CEO i Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Ajo shton një paralajmërim, “por fuqia e saj për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve është zvogëluar”.

Luftërat po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u dhënë fund. “Konflikti vdekjeprurës po bëhet më i vështirë, me konkurrencën e fuqive të mëdha që po përshpejtohet dhe fuqitë e mesme në rritje”. Kështu e përshkruan zonja Ero peizazhin. Luftërat si Ukraina tërheqin fuqi të shumta dhe konflikte të tilla si Sudani i vendosin aktorët rajonalë me interesa konkurruese kundër njëri-tjetrit. Disa prej tyre preferojnë luftë dhe jo paqe.

Amerika po humbet epërsinë morale, thotë zonja Ero. “Aktorët globalë vënë re se ajo zbaton një standard për veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe një tjetër për ato të Izraelit në Gaza. Lufta në Sudan ka parë mizori të tmerrshme, por trajtohet si një çështje e nivelit të dytë.”

Një fitore e Harrisit, thotë ajo, “përfaqëson vazhdimësinë me administratën aktuale”. Nëse fiton Trump, ai “mund t’i japë Izraelit një dorë edhe më të lirë në Gaza dhe gjetkë, dhe ka lënë të kuptohet se mund të përpiqet të ndërpresë një marrëveshje të Ukrainës me Moskën, në kurriz të Kievit”.

Në Lindjen e Mesme, kandidati demokrat ka përsëritur vazhdimisht mbështetjen e prerë të zotit Biden për “të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur”. Por ka theksuar gjithashtu se “vrasja e palestinezëve të pafajshëm duhet të ndalet”.

Trump ka deklaruar gjithashtu se është koha që të “rikthehemi tek paqja dhe të ndalojmë vrasjen e njerëzve”. Por thuhet se ai i ka thënë liderit izraelit Benjamin Netanyahu që “bëni atë që duhet të bëni”.

Kandidati republikan krenohet se është një paqebërës. “Unë do të sjell paqe në Lindjen e Mesme dhe shumë shpejt,” u zotua ai në një intervistë me Al Arabiya TV të Arabisë Saudite të dielën mbrëma.

Ai ka premtuar të zgjerojë Marrëveshjet e Abrahamit të vitit 2020. Këto marrëveshje dypalëshe normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve arabe, por mendohet gjerësisht se i kanë lënë mënjanë palestinezët dhe përfundimisht kanë kontribuar në krizën aktuale.

Në Ukrainë, Trump nuk e fsheh kurrë admirimin e tij për njerëzit e fortë si Vladimir Putini i Rusisë. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe bashkë me të edhe mbështetjes së madhe ushtarake dhe financiare të SHBA-së. “Unë do të largohem. Duhet të largohemi”, këmbënguli ai në një miting të fundit.

Në të kundërt, Harris ka thënë: “Jam krenare që kam qëndruar dhe qëndroj krah Ukrainës. Unë do të vazhdoj të mbështes Ukrainën. Dhe do të punoj për të siguruar që Ukraina të dalë fituese në këtë luftë”. Por zonja Ero shqetësohet se, pavarësisht se kush zgjidhet, gjërat mund të përkeqësohen në botë.

Marrëdhëniet me Pekinin
“Tronditja më e madhe për ekonominë globale në disa dekada.” Ky është këndvështrimi i studiuesit të çështjeve të Kinës, Rana Mitter në lidhje me tarifat e propozuara nga Trump për të gjitha mallrat e importuara kineze.

Imponimi i kostove të mëdha ndaj Kinës dhe shumë partnerëve të tjerë tregtarë, ka qenë një nga kërcënimet më të vazhdueshme të Trumpit, në qasjen e tij “Amerika e para”. Por Trump gjithashtu lavdëron atë që ai e sheh si lidhjen e tij të fortë personale me Presidentin Xi Jinping. Ai i tha bordit redaktues të Wall Street Journal se nuk do të duhej të përdorte forcë ushtarake nëse Pekini do të lëvizte për të bllokuar Tajvanin, sepse udhëheqësi kinez “më respekton dhe ai e di që jam i çmendur”.

Por, si republikanët, ashtu edhe demokratët me peshë janë armiqësorë. Të dy e shohin Pekinin si të prirur për të eklipsuar Amerikën si fuqinë më të rëndësishme.

Por Mitter, një historian britanik që mban postin e ST Lee në marrëdhëniet SHBA-Azi në Shkollën Kennedy të Harvardit, sheh disa dallime. Me zonjën Harris ai thotë, “marrëdhëniet ka të ngjarë të zhvillohen në një mënyrë lineare, nga pozicioni ku janë tani”. Nëse Trump fiton, është një “skenar më i rrjedhshëm”. Për shembull, në Tajvan, Mitter tregon për ambivalencën e Trumpit nëse ai do të mbronte një ishull larg Amerikës.

Kriza klimatike
“Zgjedhjet në SHBA janë jashtëzakonisht të rëndësishme jo vetëm për qytetarët e Amerikës, por për të gjithë botën për shkak të imperativit urgjent të krizës së klimës dhe natyrës,” thotë Mary Robinson, kryetare e Elders, një grup liderësh botërorë të themeluar nga Nelson Mandela, si dhe ish-presidente e Irlandës dhe Komisionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Çdo pjesë e një shkalle ka rëndësi për të shmangur ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike dhe për të parandaluar një të ardhme ku uraganet shkatërruese si Milton janë të zakonshme,” shton ajo.

Por, ndërsa uraganet Milton dhe Helene bënin kërdinë, Trump përqeshi planet dhe politikat mjedisore për t’u përballur me këtë emergjencë klimatike si “një nga mashtrimet më të mëdha të të gjitha kohërave”. Shumë presin që ai të tërhiqet nga marrëveshja e klimës e Parisit e vitit 2015, siç bëri në mandatin e tij të parë.

Megjithatë, zonja Robinson beson se Trump nuk mund ta ndalojë vrullin që tani po akumulohet. “Ai nuk mund të ndalojë tranzicionin energjetik të SHBA-së dhe të heqë miliarda dollarë subvencione të gjelbra… as nuk mund të ndalojë lëvizjen e fortë jo-federale për klimën.”

Ajo gjithashtu i kërkoi Harris, e cila ende nuk e ka forcuar qëndrimin e saj, të përparojë “për të treguar lidership, për të ndërtuar mbi themelet e hedhura vitet e fundit dhe për të nxitur emetuesit e tjerë të mëdhenj që të shtojnë ritmin”.

Udhëheqja humanitare
“Rezultati i zgjedhjeve në SHBA ka një rëndësi të madhe, duke pasur parasysh ndikimin e pashembullt që Shtetet e Bashkuara kanë, jo vetëm përmes fuqisë së tyre ushtarake dhe ekonomike, por përmes potencialit të vet për të udhëhequr me autoritet moral në skenën globale,” thotë Martin Griffiths, një ndërmjetësues veteran konfliktesh, i cili deri vonë ishte Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente.

Ai sheh një dritë më të madhe nëse Harris fiton dhe thotë se “një rikthim në presidencën e Trumpit i shënuar nga izolacionizmi dhe unilateralizmi, sjell edhe një thellim të paqëndrueshmërisë globale”.
Por ai ka kritika gjithashtu për administratën Biden-Harris, duke përmendur “ngurrimin” e saj mbi situatën e përkeqësuar në Lindjen e Mesme.

Krerët e agjencive të ndihmës kanë dënuar vazhdimisht sulmin vrastar të Hamasit të 7 tetorit ndaj civilëve izraelitë. Por ata gjithashtu i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur SHBA-së që të bëjë shumë më tepër për t’i dhënë fund vuajtjeve të thella të civilëve në Gaza dhe në Liban.

Biden dhe zyrtarët e tij të lartë vazhdimisht bënin thirrje për më shumë ndihma në Gaza dhe ndonjëherë kjo solli ndryshim. Por kritikët thonë se ndihma dhe presioni nuk ishin kurrë të mjaftueshme. Një paralajmërim i kohëve të fundit se një pjesë e ndihmës jetike ushtarake mund të ndërpritet e shtyu vendimin deri pas zgjedhjeve në SHBA.

SHBA është donatori i vetëm më i madh kur bëhet fjalë për sistemin e OKB-së. Në vitin 2022, ajo siguroi një rekord prej 18.1 miliardë dollarë (13.9 miliardë paund).

Por në mandatin e parë të Trump, ai hoqi fondet për disa agjenci të OKB-së dhe u tërhoq nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Donatorë të tjerë u përpoqën të mbushnin boshllëqet – kjo është ajo që Trump donte të ndodhte.

Por Griffths ende beson se Amerika është një fuqi e domosdoshme. “Në një kohë konflikti dhe pasigurie globale, bota dëshiron që SHBA të përballet me sfidën e udhëheqjes së përgjegjshme dhe parimore… Ne kërkojmë më shumë. Ne meritojmë më shumë. Dhe ne guxojmë të shpresojmë për më shumë.” /BBC – Bota.al/

Kosovë, gjendet një pajisje gjurmuese në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi

VOA/Leonat Shehu

Shoqata vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve reaguan me shqetësim pas raportimeve se në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi, drejtor i gazetës në internet, Paparaci, është gjetur një pajisje gjurmuese.

Policia e Kosovës po zhvillon hetime për rastin por ende nuk ka dhënë ndonjë hollësi.

Gazetari Vehbi Kajtazi shkroi në rrjetet sociale se gjatë kontrollit të makinës së tij në një pikë servisi është zbuluar një pajisje e dyshimtë. Ai tha se njësitë e specializuara të policisë kanë tërhequr pajisjen dhe kanë konstatuar së është një GPS, me numër serie.

Zoti Kajtazi tha se si gazetar që ka shprehur shqetësime të vazhdueshme për përndjekje nga pushteti, ka kërkuar siç tha, të vërtetohet pronësia e pajisjes, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore.

“Unë tashmë nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike. Pajisja është prodhim britanik me kartë SIM. Është lehtësisht e verifikueshme se kujt i përket”, shkroi ai duke kërkuar që rasti të hetohet nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha se është alarmuar për rastin “vetëm disa ditë pasi ai dhe gazetarët e tjerë ngritën shqetësime serioze për ndjekjen nga pjesëtarë të Agjencisë së Zbulimit të Kosovës”.

“Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë së Kosovës që të kryejnë një hetim efektiv, të pavarur dhe profesional për të siguruar që personat përgjegjës për spiunimin e gazetarëve të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagim.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e konsideruar si një rast të pashembullt, bëri thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në hollësi dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Lupa e SPAK-ut mbi aromën e tradhtisë – Nga Lutfi Dervishi

Nuk është fjala për rreziqet e ngrohjes globale, as për rrezikun e një lufte bërthamore, as për rrezikun e asteroidëve dhe as për rrezikun e Inteligjencës Artificiale.
Lupa e hetimit të prokurorëve të SPAK shkoi sot te Elda Hoti një deputete e opozitës që guxoi të fuste një shishe parfum në Parlament. Madje ajo arriti deri aty sa te sprucoi sallën me parfum.

Harrojini baronët e drogës që gdhendin inicialet e tyre në muret e qyteteve me plumba. Harrojini vrasësit e abuzuesit. Sot vendi merr frymë i lehtësuar, sepse një nga 20 prokurorët që ka SPAK-u e ka përqendruar vëmendjen te i vetmi fajtor: një deputete që guxoi të sillte një shishe të vogël 50 ml në Parlament, që i shkaktoi një bezdi disa ministrave që nuhatën për herë të parë aromën e parfumin.
Harrojini krimet kibernetike. Rreziku kryesor është krimi aromatik.

Në vend që në zyrat e SPAK-ut të ushtojnë shuplakat e drejtësisë ndaj mafies aty gjendet kohë për të hetuar “erën e rrezikshme” të rebelimit parlamentar.
Ndoshta javën tjetër, prokurorët e SPAK do të kalojnë te hetimi i krimeve më të tmerrshme—flitet se një tjetër deputete e opozitës është kapur duke lënë një qeskë çaji në gotën e saj plot tre minuta.

Ndërsa bosët e krimit enden të lirë në makina që duken si arsenale në lëvizje, ndërsa dosjet e abuzimeve e bëjnë Malin e Dajtit të duket si kodër, prokuror të SPAK-ut kanë kohe të hetojnë krimin e rëndë ndaj produkteve të higjienës personale.
Mos e dhëntë Zoti që t’i kthejnë sytë te bisedat në Sky Ecc apo EncroChat, te minierat digjitale ku kriminelët e vërtetë diskutojnë hapur për vrasjet, zgjedhjet, biznesin dhe politikën. Por kush ka kohë për këto gjëra kur një shishe parfumi shqetëson shumicën në Parlament?
Por, çdokush mund të fle i qetë sonte sepse jo vetëm është zbuluar aroma e parfumit, por edhe aroma e partisë.

Le të shpresojmë që SPAK-u të kujtojë se paguhet jo për të humbur kohë me gjëra qesharake, por të merret me kriminelët e vërtetë që po e trajtojnë vendin si kënd lojrash në pronën që u ka lënë baba.
Deri tani SPAK është përmbytur me denoncime të rëndësishme dhe të pa rëndësishme. Mirë është të mos mbytet në një shishe parfumi…

Hulumtim i REL-it: Asistenti politik në Ambasadën hungareze, pjesëmarrës në tubimin e supermacistëve në SHBA

Supremacistët e bardhë gjatë një marshi me flakadanë në Sharlotsvill të SHBA-së më 11 gusht 2017. Në këtë marsh ishte i pranishëm edhe asistenti politik në Ambasadën hungareze në SHA, Taylor Ragg.

 

Flora Garamvolgyi, Akos Keller-Alant

Një qytetar amerikan, që shërben si asistent politik në Ambasadën hungareze në Uashington, më 2017 kishte marrë pjesë në një tubim të supermacistëve të bardhë në Sharlotsvill të Virxhinias, kur mbeti i vdekur një person që po protestonte kundër këtij tubimi, sipas një hulumtimi të kryer nga Shërbimi hungarez i Radios Evropa e Lirë.

Në shtatë vjetët e fundit, Taylor Ragg, është përfshirë në krahët konservatorë dhe të ekstremit të djathtë në skenën politike në SHBA dhe gjerësisht ka mbështetur sundimin autoritar të kryeministrit populist hungarez, Viktor Orban, si model për Shtetet e Bashkuara.

Ragg, 29 vjeç, shërben si asistent politik në Ambasadën e Hungarisë në Uashington që të paktën nga shkurti i vitit 2021, sipas fotografive të nxjerra nga ueb-faqja e Ambasadës dhe disa burime të afërta me Ambasadën.

Emri i Taylor Ragg figuron në ueb-faqen e Ambasadës hungareze në SHBA.

Emri i Taylor Ragg figuron në ueb-faqen e Ambasadës hungareze në SHBA.

Videoja, që është analizuar nga Radio Evropa e Lirë tregon Raggun duke mbajtur një flakadan gjatë marshit të zhvilluar gjatë natës nga supermacistët e bardhë në Sharlotsvill më 11 gusht 2017, si pjesë e një proteste kundër vendimit të autoriteteve të qytetit për të larguar një statujë të gjeneralit Robert E. Lee, udhëheqës ushtarak i Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane.

Pjesëmarrësit në këtë marsh brohoritën slogane nacionaliste, edhe pse pamjet filmike të analizuara nga gazetarët nuk e shfaqin Raggun, i cili mbante në duar flakadan, duke brohoritur me marshuesit e tjerë, të cilët brohoritën “Nuk do të na zëvendësoni”.

Një ditë më pas, pati përleshje mes pjesëmarrësve në protestën e quajtur “Bashkoni të Djathtën” dhe kundërprotestuesve, teksa një grua u vra kur një burrë goditi turmën e kundërprotestuesve me makinë. Shoferi u dënua për krime të urrejtjes dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Tri burime të afërta me Ambasadën hungareze në Uashington konfirmuan për Shërbimin hungarez të REL-it se personi që shihet në video gjatë marshimit me flakadanë, në vigjilje të ngjarjeve vdekjeprurëse, është Taylor Ragg.

As Raggu e as Ambasada nuk iu përgjigjën pyetjeve të dërguara nga REL- lidhur me punësimin e tij.

Taylor Ragg, në marshin e supermacistëve më 11 gusht 2017.

Taylor Ragg, në marshin e supermacistëve më 11 gusht 2017.

Një muaj pas ngjarjeve vdekjeprurëse në Sharlotsvill, Ragg u bë lajm në SHBA, pasi një grua që studionte në të njëjtin universitet me të e akuzoi atë se kishte nxitur ngacmime kundër saj përmes një postimi në Facebook, ku u bënte thirrje të tjerëve të “raportojnë këtë person të paligjshëm në shkollën time që mburret për shkeljet e ligjit”.

Gruaja, Paola Garcia, ishte dërguar në SHBA nga prindërit e saj kur ishte fëmijë dhe qëndron në SHBA përmes programit të iniciuar nga ish-presidenti amerikan Barack Obama, që lejon imigrantët pa dokumente të qëndrojnë në shtet përkohësisht, nëse ata kishin arritur në SHBA kur kishin qenë fëmijë.

Presidenti i Universitetit të Transilvanisë në Leksington të Kentakit, më pas doli me një deklaratë duke thënë se postimi i Raggut ishte “i dënueshëm”. Më vonë universiteti tha se ai më nuk ishte student aty.

Ragg u fotografua vitin e kaluar në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, një konferencë vjetore që mbledh aktivistët dhe politikanët konservatorë. Ai u fotografua së bashku me Mark Ivanyo, kreun e grupit Republikanët për Rilindje Kombëtare. Ky grup avokues konservator e përshkruan veten si “nacional-populist”.

Ivanyo e ka lavdëruar Orbanin, i cili e ka mbështetur për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit ish-presidentin republikan Donald Trump, duke thënë se ai është “njeri i popullit dhe për popullin”.

Që kur erdhi në pushtet më 2010, Orban ka kufizuar të drejtat civile dhe ka shtrënguar kontrollin ndaj mediave, teksa ka vazhduar të mbajë raporte me presidentin rus, Vladimir Putin, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Raportet me Putinin e kanë përplasur Orbanin me udhëheqësit e tjerë evropianë.

Përgatiti: Mimoza Sadiku

International Day to end impunity for crimes against journalists

PEC press release
(French after English)
International Day to end impunity for crimes against journalists
2 November 2024
A particularly sombre record
Geneva, 31 October 2024 (PEC) The record in the fight against impunity is particularly gloomy this
year: the perpetrators of violence and murders committed against journalists over the past year have
so far enjoyed total impunity, the Press Emblem Campaign (PEC) deplored in Geneva.
Since the outbreak of the war in Gaza on 7 October 2023, more than 150 journalists have been
killed in Palestine and Lebanon as a result of Israeli reprisals for attacks by Hamas and Hezbollah.
Palestinian media facilities and equipment were systematically destroyed.
No one responsible at any level, military or civilian, has been prosecuted. The matter has been
referred to the International Criminal Court (ICC), in particular following the murder of a Reuters
employee in southern Lebanon, but Israel does not recognise the Court’s jurisdiction.
Last May, ICC prosecutor Karim Khan requested international arrest warrants for Israeli Prime
Minister Benjamin Netanyahu and Defence Minister Yoav Gallant, as well as for several Hamas
leaders, for alleged war crimes and crimes against humanity in the Gaza Strip and Israel since the
start of hostilities unleashed by the Palestinian Islamist movement on 7 October.
But Israel reacted by claiming in September that the ICC lacked jurisdiction over the case.
According to the Israeli government, the prosecutor did not respect the statutes of the Court and the
principle of complementarity, in that he did not give Israel the opportunity to exercise its right to
investigate the accusations made by the prosecutor before the latter submitted his request to the
judges.
In the absence of ICC proceedings, independent investigations must be carried out. The Jerusalem
authorities have banned foreign journalists from travelling to Gaza, in a bid to prevent credible
testimony. Israeli journalists have been allowed in, but only under the supervision of the Israeli
army. The PEC strongly condemns these practices.
This widespread impunity is very worrying, as it sends out the wrong signal. Elsewhere in the
world, impunity remains the rule, as in Mexico, Pakistan and Russia.
The PEC once again urges the Israeli army to respect international humanitarian law, and in
particular the distinction between civilians and combatants. Admittedly, this distinction is difficult
to observe when combatants are hiding among civilians. Nevertheless, the media, clearly identified
as such, are not taking part in the fighting and their freedom to inform must be fully respected, even
if they belong to the opposing camp.
For more information:
www.pressemblem.ch
Journée internationale de la fin de l’impunité pour les crimes commis contre les journalistes
2 novembre 2024
Un bilan particulièrement sombre
Genève, 31 Octobre 2024 (PEC) Le bilan du combat contre l’impunité est cette année
particulièrement sombre
: les auteurs de violences et de meurtres commis contre les journalistes au
cours de l’année écoulée jouissent, jusqu’ici, d’une totale impunité, a déploré à Genève la Presse
Emblème Campagne (PEC).
Depuis le déclenchement de la guerre à Gaza le 7 octobre 2023, plus de 150 journalistes ont été tués
en Palestine et au Liban en raison des représailles israéliennes aux attaques commises par le Hamas
et le Hezbollah. Les installations et les équipements des médias palestiniens ont été
systématiquement détruits.
Aucun responsable à n’importe quel niveau militaire ou civil n’a été poursuivi, aucun procès n’a été
entamé. La Cour pénale internationale (CPI) a été saisie, en particulier à la suite du meurtre d’un
employé de Reuters dans le sud du Liban, mais Israël ne reconnaît pas la juridiction de la Cour.
Le procureur de la CPI, Karim Khan, a requis en mai dernier des mandats d’arrêt internationaux
contre le premier ministre israélien Benjamin Netanyahu et le ministre de la Défense Yoav Gallant
ainsi que contre plusieurs dirigeants du Hamas pour des crimes de guerre et des crimes contre
l’humanité présumés dans la bande de Gaza et en Israël depuis le début des hostilités déclenchées
par le mouvement islamiste palestinien le 7 octobre. Mais Israël a réagi en affirmant en septembre
que la CPI était dépourvue de la compétence juridictionnelle pour cette affaire. Selon le
gouvernement israélien, le procureur n’a pas respecté les statuts de la Cour et le principe de
complémentarité, en ce qu’il n’a pas donné à Israël l’occasion d’exercer son droit à enquêter par lui-
même sur les accusations lancées par le procureur avant que celui-ci ne saisisse les juges de sa
demande.
A défaut d’une procédure de la CPI, des enquêtes indépendantes doivent être diligentées. Les
autorités de Jérusalem ont interdit aux journalistes étrangers de se rendre à Gaza, une manière
d’empêcher des témoignages crédibles. Des journalistes israéliens ont pu s’y rendre, mais seulement
encadrés par l’armée israélienne. La PEC condamne fermement ces pratiques.
Cette impunité à une large échelle est très préoccupante, car elle donne un mauvais signal.
Ailleurs dans le monde, l’impunité reste la règle, comme au Mexique et en Russie.
La PEC exhorte encore une fois l’armée israélienne à respecter le droit international humanitaire, et
en particulier la distinction entre civils et combattants. Certes, cette distinction est difficile à
observer, lorsque les combattants se cachent parmi les civils. Néanmoins, les médias, clairement
identifiés comme tels, ne participent pas aux combats et leur liberté d’informer doit être pleinement
respectée, même s’ils appartiennent au camp adverse.
Plus d’infos sur
:
www.pressemblem.ch

Send this to a friend