Partitë opozitare në Kosovë, vendosën të martën tenda në qendër të Prishtinës, përballë qeverisë, për të hapur një periudhë të re protestash.
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, tha se “nga sot do ta fillojmë protestën e vazhdueshme kundër këtij regjimi antikushtetues, kjo protestë do të vazhdojë deri në rrëzimin e kësaj qeverie, kjo që do ta ndërtojmë në shesh do të jetë si infrastrukturë e protestës”.
Opozita vendosi tendat përballë qeverisë së Kosovës
Udhëheqësit e partive opozitare thanë se kanë marrë leje për vendosjen e tendave nga komuna e Prishtinës, kryetar i së cilës është Shpend Ahmeti nga lëvizja Vetëvendosje.
“Nga sot fillon një etapë e re e kundërshtimit të vazhdueshëm dhe të përhershëm këtu në shesh. Ky aktivitet është bërë me të gjitha përgatitjet e duhura. Me tenda, leje nga komuna dhe gjithçka është në përputhje me të drejtat tona, si qytetarë, taksapagues dhe parti politike. Nga sot jemi këtu”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u bëri thirrje qytetarëve për një protestë paqësore.
“Kjo është rruga që po e ndjek opozita e bashkuar me shoqërinë civile dhe qytetarë. Ju jeni dëshmitarë që ky regjim jo që nuk po reflekton, por po vazhdon me shtypje, dhunim, me burgosje dhe me tërheqje zvarrë të deputetëve të opozitës nga parlamenti dhe përjashtimin e tyre“, tha zoti Limaj.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.
Qeveria e Kosovës u bëri sërish ftesë partive opozitare që çdo shqetësim të tyre ta diskutojnë në parlamentin e Kosovës.
Por, partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata tha se marrëveshja në pjesën më të madhe të saj nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Opozita i dha këtë javë qeverisë afat që deri më 27 shkurt që të largohet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Po ashtu, partitë opozitare kanë paralajmëruar forma të ndryshme të kundërshtimit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, që sipas Kushtetutës duhet të përmbyllet deri më 7 mars.
Opozita është shprehur kundër mundësisë që kryetari i Partisë Demokratike Hashim Thaçi të jetë president i ri që do të pasojë presidenten aktuale Atifete Jahjaga, mandati i së cilës skadon më 7 prill.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve . . .
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin . . .
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, . . .
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotu . . .
Komentet