Opozita e bashkuar njofton se në Ditën e flamurit, më 28 Nëntor, do të mbajë manifestimin kundër “marrëveshjes së dëmshme” dhe kundër qeverisë
PRISHTINË – Opozita e bashkuar njofton se në Ditën e flamurit shqiptar, më 28 Nëntor, do të mbajë manifestimin kundër “marrëveshjes së dëmshme” dhe kundër Qeverisë së Kosovës.
“Më shumë se dy muaj partitë opozitare, me vendosmëri të madhe në mënyrë aktive kundërshtuan planet e Qeverisë së Kosovës për të instaluar në vendin tonë ‘Republikën e Srpska’ dhe ti dhurojë Malit të Zi më shumë se 8.000 hektarë të territorit tonë. Gjatë kësaj periudhe, ne kemi marrë opinionin e qytetarëve të këtyre marrëveshjeve. Në tërë Kosovën, kemi organizuar takime me qytetarë në të cilat u shpreh kundërshtimi absolut ndaj planeve të qeverisë. Ne organizuam një prej kërkesave më të mëdha në Kosovë duke mbledhur 205 mijë e 254 nënshkrime”, thuhet në njoftimin e opozitës së bashkuar kosovare.
Tre partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, theksuan se Qeveria e Kosovës në ballafaqimin me protestat e opozitës dhe mbi 205 mijë nënshkrimeve, është përgjigjur me cinizëm, ndjekje, arrestim, burgosje dhe dhunë policore
Sipas tyre, Qeveria e Kosovës i mbetet besnike Serbisë, edhe kur Serbia bëri gjithçka që përmes fushatës raciste të bllokojë pranimin e Kosovës në UNESCO, dhe insiston në zbatimin e demarkacionit, edhe pse nuk ka ekspertë në atë fushë i cili nuk ka treguar qartë se Kosova humb mbi 8.000 hektarë tokë të saj me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Opozita e bashkuar manifestimin e ka planifikuar në Ditën e flamurit shqiptar, më 28 Nëntor, në ora 14:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. aa
Komentet