Jo rrallë kam qarë me shiun dhe stuhitë e tij, me
vetëtimat dhe murmurimat e kotit, kam kujtime
nga koha me pushkë në dorë dhe këngë në zemër
Kosovë dardane, koha e një epoke kombëtarisht
Jam n´mërgim të detyruar, në mërgim ekonomik,
mërgimi i detyruar nga shtypja dhe nga vrasjet
është i neveritshëm dhe është plagë kombëtare.
Unë s´jam nga ata që qëllim jete i kanë dëfrimet
kënaqësitë dhe aventurat e tejkalimeve vetjake
Kam vuajtje atdheu në kraharor, dhimbje poetike
ndeshje lotësh mes mallit, dehjes dhe pikëllimit,
si një udhëtar i detyruar për në mërgim, koha ime
mund të quhet Promethiane, i tej plagosur nga ata
që vrasjen kishin mësim!Unë punoj për vendi tim
aq sa kam forcë e zemër t´i bëjë detyrat e mia për
atdheun, për pjesët e atdheut tim të pushtuar. Liri,
unë kam aq gjak e frymë që pikat e gjakut për liri
t´i bëj këngë, poema dhe dedikime për herojtë e
kombit. Malli dhe dhimbja janë pjesë e jetës për
për mua, çdo frymëzim në këtë temë kujtoj se e
kam bërë ashtu s´i e kërkon misioni i shkrimtarit.
Në Gjermani unë nuk u kundërvihem ligjeve dhe
zakoneve të tyre.Gjermanët kanë tejet respekt ndaj
njerëzve tanë të mërguar me detyrim, shpirti tyre
është gjigant, Gjermania është një krah i Kosovës.
Shqiptarët kemi lashtësi të shquar dhe të ndritur
i gjithë Kontinenti i Evropës quhej pellazgë-iliri
Liriun e takova një mëngjes vjeshte në Dortmund
më përqafoi fort dhe u ndalëm të bashkëbisedojmë
Trepça dhe pasuritë e Kosovës janë në heshtje,
kam ardhur këtu më thotë Liriu për përgatitjen e
vullnetarëve tanë për Frontin e Luftës në Kosovë,
në Kosovë e gjithandej toka avullon gjak të nxehtë
kemi bekimin e popullit që t´i dalim zot Dardanisë
lufta e UÇK-së është e ardhmja e Kosovës së lirë,
Amerika dhe Aleanca Perëndimore, NATO, janë
në anë e Kosovës, mërgimtarët kudo janë bashkuar
për liri të Kosovës, i mërguari po jep para dhe gjak
Në rrugën drejt lirisë unë me vete kisha Kosovën
gjysmën e familjes dhe disa dorëshkrime librash.
Jeta e poetit është rrugë e veçantë nga të tjerët,
rri e qetë vetja ime, mbaje veten që unë të mbajë
liria do gjakun e çdonjëri që lirinë ta kemi në duar.
Kosovë, emri im prej gjakut dardan, emri im prej
prej gjakut shqiptar, në kraharor kam prush kënge
gaca të prushit të lashtë të kohës së Prometheut
një himn kombëtar dhe një flamur gjaku kombëtar.
O atdhe, o Dardania ime, o Iliri Arbërore, ndjemë,
ndodh që hera-herë natën kur zgjohem, dëgjoj një
ushtimë përroi të egërsuar dhe një përndjekje të
qetësisë në gjumë, një fluturim mendimesh të një
mërgimtari. Liri, i mërguari në mërgim i bart dy
plagë; një për familjen e të afërmit dhe një për
atdheun. Kjo ndeshje nate midis mallit e dhimbjes
mi jep krah ëndrrave dhe dashurisë sime për atdhe
Kosovë dardane, koha e një epoke kombëtarisht!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2024