…!
Kosova Martire dhe Heroike vazhdon të kotët e përgjumur ose marrakotur mbi “sipërfaqen e mahisur” të dhembjeve, plagëve dhe pezmatimeve të thella fizike dhe sizmike të shkaktuara nga serbët dhe armiqtë tjerë shekullorë ose gjakatarë të kombit dhe atdheut tonë. Njerëzitë dhe populli ( kombi) ynë shqiptar atje ndërkaq, vazhdojnë t´i prekë dhe shijonë ” frutet” e hidhura të një ” shteti” dhe pushteti (regjimi) të ndodhur në mes krimit dhe fasadës. Mbase, të një jete të ndodhur dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe ” robërisë së qetë” ! ( …)
Në sytë dhe shpirtin e vëllezërve dhe motrave tona shqiptare atje, ndërkaq, akoma të freskëta kujtimet e hidhura mbi rrathët e njohur të Ferrit të egër serbopansllavist dhe apokalipsen e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm!
Llahtari i plojës dhe patologjisë së egër serbosllavobizantine- kundër shqiptarëve!
Muzgujt dhe hijet e lugatërura të mesjtetës nga ana e atij vargu të zgjatur shovenësh, animalësh dhe piromanësh të tërbuar prej Karpatëve, akoma të freskëta në sytë, mendjet, kujtimet, zemrat dhe shpirtin e trazuar të shqiptarëve. Linja të thella emocionësh, depresioni dhe tensioni të përgjithëshëm që ecin tutje, tutje…!
Në Prishtinë festa, ballo, darka, dolli, koktele ose ” spektakle” të ndryshme shtetërore ose qeveritare që kundërmojnë ( kutërbueshëm) erëra të tharta “tradhëtishë të reja” shtetërore, nacionale, historike ose politike nën ” shkëlqimet e feksura” të dritave, shandanëve ose llambadarëve të ” praruara” dhe ” stolisura” në ” stilin” e njohur sllavo-bizantinë.
Puthje ( përqafime), qeshje, salutime, dhurata, blatore dhe buqeta lulesh të freskëta për “vëllezërit e ri” serb dhe të tjerë në kuader të ” narodit të ri kosovar” !
Retorika ose ” oratori të zjarrta” ( boshe), si gjithmonë pas tubimëve ose vendimëve të ndryshme kardinale ose historike- kundër interesave të njohura shtetërore, nacionale dhe historike të shqiptarëve.
Urrejtje, mallkime, burgosje, arrestime dhe deklarata të pamatura dhe tepër skandaloze- kundër opozitës parlamentare ose politike në kuvendin ( parlamentin) e Kosovës nga ana e hajnave ( hajdutëve), matrapazëve, demagogëve, hipiokritëve dhe analfabetëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë të cilët mezi i tubojnë ose bëjnë bashkë shkronjat e alfabetit shqip së bashku me tabelën e shumëzimit dhe pjestimit!
Nepër ” kolhozët”, ” solhozët” ose ” koperativat” e ndryshme ( bujqësore , alias politike ose partiake) të Isa Mustafës dhe LDK-së, kohë ” vjeljesh” dhe ” frutash të reja” mbi kurrizin e PDK-së! E ashtuquajtura ” gjykata speciale” ndodhët prag ose në potez.
Stambolli digjet dhe lavirja ( kurva) krihet…!
Kaq iu interesojnë LDK-së të Isa Mustafë dhe Skënder Hysenit & Company, fatët e përgjithshme të kombit dhe atdheut.
Dhe, aq me pak lufta e njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së.
Dhe..tingujt e muzikave të ndryshme funebre dhe tepër makabre nga “orkestrat” ose ” simfoninitë” e njohura kundër Kosovës, kundër shqiptarëve dhe kundër UÇK-së brenda dhe jashtë Kosovës!!!
Akoma asgjë të re në ” prokurorinë” dhe ” senatin bizantin” të Romës!?
Serbët dhe nunat ose kumbarët e tyre në Prishtinë, Moskë, Bruksel ose Uashington, ndodhën në festë. Në Kosovë, sërish epoka para gjyqit! Si dikur nën ish jugoserbosllavi….!
Mjerisht!
Komentet