Adnan Januzaj ende nuk e ka treguar vendimin e tij lidhur me Kosovën.
E përderisa e gjithë tifozeria kosovare po pret një vendim nga ai, Jonuzaj është fokusuar tek skuadra e tij Sunderlandi. Ai shpreson që skuadra e tij do ta shënojë fitoren e parë sezonale në ndeshjen ndaj Evertonit.
“Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Evertonit të hënën. Shpresojmë që në këtë takim të shijojmë fitoren e parë sezonale”, ka thënë Januzaj.
Futbollisti është huazuar te Sunderlandi nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës.
Komentet