Kosova i është bashkuar Ditës Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve të vogla më 9 korrik.
Kjo ditë kujton botën që armët e akumuluara, të siguruara në mënyrë jo adekuate dhe armët e paligjshme paraqesin rrezik për sigurinë.
Kosova do të marrë pjesë në këtë ngjarje duke shkatërruar 1 742 armë të vogla dhe të lehta, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)/SEESAC.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, zëvendës-përfaqësueseja e UNDP Alessandra Roccasalvo dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.
Shkatërrimi do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet sot në Janjevë tek shkritorja.
Armët e shënuara për shkatërrim janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre të hetimit të krimit.
Komentet