PRISHTINË – Federata e Hendbollit të Kosovës është bërë anëtarja e 200-të e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), në Sochi të Rusisë, pavarësisht votimit kundër të disa shteteve.
Në një deklaratë për AA kryetari i FHK-së, Eugen Saraçini tha se përfaqësuesja nga Kosova nuk ka patur të drejtë të marrë pjesë gjatë votimit për shkak të dilemave se ka patur vota kundër.
“Disa shtete presim të kenë votuar kundër por këto kundërshtime janë në aspektin politik. E rëndësishme është se tashmë jemi anëtare dhe jemi të gatshëm të marrim përsipër përgjegjësinë në sfidat që na presin”, deklaroi Saraçini nga Sochi.
Në Sochi të Rusisë po mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF). Pas votimit Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK), u pranua si anëtare me të drejta të plota në Asociacionin më të madh botëror të hendbollit, duke u bërë shteti i 200-të me rradhë.
Përpjekja tjetër për anëtarësim të plotë në këtë Asosacion ka qenë në tetor të vitit 2013 në Doha të Katarit, ku ishte mbajtur Kongresi i 34-të i Federatën Botërore të Hendbollit por, përkundër përpjekjeve edhe nga shtetet e tjera që e mbështesnin Kosovën në këtë apiratë, nuk u bë e mundur anëtarësimi i saj.
Komentet