Kosova e cila është pranuar nga Unioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) në anëtarësimin e Komitetit të Lojërave Mesdhetare Ndërkombëtare (ICMG) do të mund të garojë në Lojërat Mesdhetare 2017
ANKARA – Kosova e cila është pranuar nga Unioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC) në anëtarësimin e Komitetit të Lojërave Mesdhetare Ndërkombëtare (ICMG) do të mund të garojë në Lojërat Mesdhetare 2017.
Sipas një deklarate nga Komiteti Olimpik Kombëtarë i Turqisë (TMOK) Kosova e cila fillimisht është pranuar me Sudanin Jugor në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë dhe Komitetet Olimpike Europiane (EOC) ajo është pranuar edhe si anëtare e ANOC në Asamblenë e mbajtur në Washington të SHBA-ve.
Në deklaratë teksa TMOK përgëzon Komitetet Olimpike të Kosovës dhe Sudanit Jugor, ajo i ka uruar suksese dy vendeve në Lojërat Mesdhetare 2017 që do të zhvillohen për të 18-ën herë në qytetin Tarragona të Spanjës. aa
Komentet