Kombëtarja e Kosovës në futboll ka mposhtur kombëtaren e Gjeorgjisë me rezultatin 0-1, duke shënuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katar 2022”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kosova kaloi në epërsi në minutën e 18-të pas një autogoli nga David Khocholava, i cili shënoi me kokë në rrjetën e tij pas një pasimi të lartë nga Valon Berisha.
Edhe në pjesën e dytë, Kosova humbi disa mundësi për ngritje të avantazhit me Lirim Kastratin, i cili dy herë ishte i vetëm ballë për ballë me portierin.
Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në Grupin B të kualifikuesve për Botërorin “Katar 2022”.
Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e tretë të Grupit B me tri pikë gjithsej, ndërsa Gjeorgjia mbetet në vendin e fundit me një pikë.
Tabelës në grupin B i prin Spanja me shtatë pikë, e ndjekur nga Suedia me gjashtë, ndërsa e parafundit gjendet Greqia me dy pikë.
Takimin e ardhshëm, Kosova e luan më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri’’ në Prishtinë kundër Greqisë.
Komentet