PRISHTINË – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mposhtur Azerbajxhanin me rezultatin 4-0 në ndeshjen e fundit të Grupit 3 në Ligën D, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit të Grupit 3 në Ligën D, në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova arriti të shënojë fitore ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 4-0.
Kosova kaloi në epërsi sapo filloi ndeshja me golin e shënuar në minutën e dytë nga Arbër Zeneli. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 50-të Zeneli shënoi edhe golin e dytë me asistimin e Vedat Muriçit. Ndërkaq në minutën e 61-të Amir Rrahmani shënoi golin e 3-të për Kosovën.
Në minutën e 76-të Zeneli shënoi golin e katërt për Kosovën dhe golin e tretë të tij duke shënuar hat-trick.
Me këtë rezultat Kosova me 14 pikë të mbledhura përfundoi si lidere grupin 3 të Ligës D, ku janë edhe Azerbajxhani, Ishujt Faroe dhe Malta.
Më këtë Kosova kaloi në Ligën C dhe po ashtu arriti të luajë në “Play off” ku do të ballafaqohet me Maqedoninë në gjysmëfinale. aa
Komentet