Barometri diplomatik
Fare nuk është e çudtishme dhe e papritur, që më 24 shtator 2023, Serbia bëri akt agresiv kundër Kosovës, duke futur më se “40 mercenarë terroristë serbë brenda territorit të Kosovës, pikërisht në Manastirin Banjskë të komunës së Mitrovicës, të cilët vranë Afrim Bunjakun dhe plagosën një bashkëpolic të tij të Policisë së Republikës së Kosovës, duke qenë se lidershipi i Beogradit zyrtar me në krye, Aleksandër Vuçiq (president), Ivica Daçiq (ministër i Jashtëm) dhe Ana Bërnabiq (kryeministre) , janë vazhdimësi e politikës së ftohtë dhe të nexehtë të regjimit policor, ushtarak, paraushtarak çetniko-fashist pushtues të Serbisë së kryekriminelit Slobodan Milosheviq (1989-1999).
Pra, derisa Serbia substancialisht nuk distanciohet nga politika vrastare dhe gjenocidale e Slobodan Milosheviqit dhe e trashigmtarëve të tij active, që veprojnë në kuadrin e Presidencës, të Kuvendit dhe të Qeverisë së Serbisë, siç janë Ivica Daçiqët, Aleksandër Vuçiqët, Aleksandër Vulinët, Ana Bërnabiqët…etj., si dhe forcat centrifugale dhe centripetale politike të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), paqe dhe siguri nuk do të ketë në rajonin ballkanik.
Prandaj, OKB-ja, NATO-ja dhe Amerika, nevojitet të marrin masa serioze të diplomacisë preventive dhe të së drejtës ndërkombëtare, që të parandalojnë dhe izolojnë Serbinë në mënyrë që të heqë dorë nga kërcënimi dhe nga përdorimi i forcës në ndërhyrjen e çështjeve të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, si dhe të vendeve të tjera fqinje.
Vetëm në këtë mënyrë-nën ndikimin e fuqishëm të faktorëve relevantë ndërkombëtarë (OKB, BE, NATO dhe SHBA), Serbia mund të detyrohet që t’i nënshtrohet respektimit të normave dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Ndryshe, nëse nga bashkësia ndërkombëtare nuk ndëshkohet kolonializmi, neokolonialzmi dhe hegjemonizmi shekullor dhe i sotëm i Serbisë ndaj Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës etj., atëherë është tretje kohe, utopi, iluzion dhe vetëmashtrim, se veprimet e luftës së ftohtë dhe të nxehtë midis “dy zjarreve” të Serbisë, gjoja mud të “neutralizohen”, duke vazhduar “Dialogun e Brukeslit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (2011-2023).
Vërtet, Kosova ndodhet në “udhëkryqin historik” të jetësimit të pavarësisë dhe të sovranitetit të saj territorial dhe shtetëror. Mirëpo, derisa nuk njihet nga OKB-ja, nuk kemi arsye të jemi të kënaqur dhe të flemë të qetë se çdo gjë “U KRYE NAC”!?
-Jo, jo Baca Adem+Baca Adem, ende nuk e kemi rrumbullakësuar shtetësinë, pavarësinë dhe vetëvendosjen e plotë (të brendshme dhe të jashtme), sepse nuk po na njeh OKB-ja, edhe pse Gjykata e saj Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë me “Opinionin e saj këshillëdhënës pozitiv” ka dëshmuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është legale, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Prandaj, çdo përpjekje dhe çdo ndërhyrje e Serbisë neokolonialiste, që pjesërisht ose tërësisht ta shkatërrojë shtetin e pavarur të Kosovës, deri tash do të duhej sanksionuar sipas normave dhe parimeve të Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, ngaqë përbëjë krim , agresion dhe shkelje flagrante të ruajtjes së paqes, të sigurisë së rendit juridik pozitiv ndërkombëtar.
Sa më sipër, vazhdimi i dialogut në Brukesl, është humbje kohe dhe, mundësi e përshkallëzimit të gjendjes së tensionuar dhe të krizës së shkaktuar nga Serbia në veriun e Kosovës. Serbinë, duhet detyruar, që ta njohë de fakto dhe de jure Republikën e Kosovës. Ndryshe, kompromisi dhe arritja e paqes me të është një iluzion i shkretë i parealizueshëm, pavarësisht se çfarë marrëveshjeje politike do të nënshkruajnë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq –Zgjidhja e drejtë përfundimtare është dekolonizimi i tërësishëm i Serbisë nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ndryshe, Kosova edhe më tej, do të ngelë objekt i ndërhyrjes së akteve agresive dhe të përzierjes së Serbisë në punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, ashtu sikurse deri tsh (1999-2023).