Përfaqësuesja kombëtare e Kosovës do të luajë ndeshjen debutuese në eliminatoret e botërorit Rusi 2018 në Stadiumin Loro Boriçi në Shkodër.
Këtë, sipas ATSH-së, e ka konfirmuar Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një intervistë.
Ai tha se ndeshjen e parë si vendase, Kosova do ta luajë në Shqipëri.
Kjo për arsye se stadiumi i qytetit të Prishtinës po rikonstruktohet dhe nuk është ende gati.
Punimet për rikonstruktimin e stadiumit të Prishtinës zgjasin 14 muaj.
Komentet