Figura dhe personalitete të njohura vendore dhe ndërkombëtare ka kohe që vazhdojnë te ngrisin zërin dhe tërheqin vërejtjet e tyre ndaj formave dhe metodave të ndryshme të abuzimëve dhe keqpërdorimëve të ndryshme në të gjitha instancat ose nivelët e mundshme të shtetit dhe qeverisë kosovare në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të konsolidimit (shteteformimit) të ngadalëshëm dhe tranzicionit.Kjo duke filluar nga që nga klanizimët, fosilizimet, instrumentalizimet, uzurpimet ,privatizimet dhe komercionalizimet e ndryshme ( të pafalshme ) të mekanizmave dhe institucionëve të gjithëmbarshme shtetërore, qeveritare, politike ose diplomatike në vendin tonë në njerën anë. Si dhe relativizimin dhe privatizimin e lirisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetarë në anën tjetër. Duke t´i rikujtuar në këtë rastë kthetërat, fiksionet, sloganët dhe recidivet e njohura autoritare dhe totalitariste të liderëve-shtet dhe shtetëve-parti.
Ndërkohë që lajmet dhe informacionet e vazhdueshme nga terreni bëjnë të ditur për fenomene dhe dukuri të shëmtuara dhe tepër groteske të krimit të organizuar, kontrabandes, prostitucionit dhe korrupsionit të gjithëmbarshëm dhe të çfarëdollojshëm në vendin tonë. Në kufirin e njohur Kosovë-Serbi sidomos.
Duke menduar këtu ( me theks të posaçëm ) në shtetin fraxhil, poroz dhe tepër heterogjen ose inkompaktibil të Republikës së Kosovës në kufijë me Serbinë . Gjegjësisht, në paradokset, destruksionet, dekonstruksionet, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale dhe kolektive ose objektive dhe subjektive në vendin tonë. Deri në ambisë të përgjithshëm ose fatalitet.
Kjo në radhë të parë në mungesë shteti të konsoliduar ligjor, qytetar dhe demokratik në Kosovë i cili do ishte i njejtë ose i barabartë dhe obligativë për të gjithë pa dallim. Duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja, kryetari i parlamentit, liderët politik ose partiak, ministrat ose titullarët tjerë dhe deri tek qytetaret e thjeshtë.
Dhe, jo si gjer me tani ku shteti dhe qeveria kosovare për serbët dhe nomenklaturat e ndryshme vendore ose ndërkombëtare në pushtet , gjithmonë ishin “nënë” ose parajsë e vërtetë politike, materiale, karieriste, profiteriste etj. Ndërsa, për qytetarët e atjeshëm shqiptarë (që përbëjnë shumicën absolute të popullësisë së gjithëmbarshme në Republikën e Kosovës, rrespektivisht, me teper se 95 % )- ishin vetëm njerkë ose instrumente dhe mekanizma të ndryshme abuzimi, injorance, represioni, inkursioni, reperkusioni etj.
Kështu nuk shkon më. Apo…?!
Shteti, ligjet ose kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të vlejnë për të gjithë pa dallim. Edhe për presidenten ose presidentin e vendit, edhe për kryeministrin ose kryeministren ( në rastin konkret, presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Mustafa), edhe për pakicën e atjeshme serbiane dhe pakicat tjera nacionale ose etnike në vendin tonë etj.
Për ata të ” paprekshmit” që i përkasin të të ashtuquajturit ” krahut shtetëformues” , “patriotik” ose ” institucionalist” të LDK-së dhe aleatëve të tyre ( ” anarkist” ) në pushtet-sidomos.
Thua se vetëm Hashim Thaçi dhe “krahu” i tij “radikal” ose “anarkistë” na qenkan të korruptuar dhe nën hetime të ndryshme vendore ose ndërkombëtare…?!
Ndërkaq, ata të “krahut demokrat” dhe “institucionalist” të LDK-së etj. Nuk manipuluan dhe s´abuzuan kurrë me Fondet e ndryshme qeveritare ose nacionale të vendit tonë si “Fondi i 3 %-shit” , “Fondi i luftës”, “Fondi i Drenicës”, “Fondi i Arsimit” , “Fondi i Aachenit” etj… Për shumë vite me radhë.
Apo, Isa Mustafa, Bujar Bukoshi, Skënder Hyseni, Sabri Hamiti etj., na qenkan “engjej” , “patriot” dhe “shpëtimtarë të vërtetë” !? Bubu…! Çfarë ironie!!!
Nejse…!
Siç dihet, shqiptarët të Bashkuar tok si Një nën Emblemën e lavdishme të UÇK-së, e bënë dhe e fituan luftën e njohur çlirimtare dhe patriotike për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike. Ndonëse, me vuajtje, plagë, dhëmbje, fraktura, pezmatime, viktima dhe sakrifica të shumëta njerëzore dhe materiale te cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të kullojnë gjak në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari.
Aty ishin edhe Rezistenca dhe përpjekjet e njohura çlirimtare dhe patriotike të z. Adem Demaçi, Dr. Ibrahim Rugovës dhe alternatives së njohur politike dhe demokratike të Kosovës në muzgun ose “buzëmbremjen” e luftërave të përgjakshme në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë dhe kështu me radhë gjatë një harku të madh kohorë dhe hapësirorë. Respekt.
Në këtë frymë të lartëpërmendur revolucionare, epokale dhe historiike: Lufta e lavdishme dhe heroike e UÇK-së: Sigurisht se i ngriti, zbuloi dhe përjetësoi edhe heronjtë, akterët ose protagonistët e sajë kryesorë. Respektivisht, heronjtë, akterët dhe protagonistët e njohur të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. Dhe, së bashku me këta të fundit edhe Aleancën e njohur Nato- UCK-së për të cilën tashmë janë shkruar libra, antologji, enciklopedi dhe histori të shumëta në analët e njohura të historisë me të re shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.
Ndërkohë që si një Amanat i Madh dhe Testament, edhe kësaj radhe ngelën vëllezërit dhe motrat tona shqiptare në Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe në ish Republikën jugosllave të Maqedonisë.
Duke mos i harruar këtu ( kurrën e kurrës) edhe motërat dhe vëllezërit tanë në Çamëri! Të cilet edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të thërrasin dhe apelojnë fuqishëm dhe gjithë kushtrim në ndërgjegjën dhe vetëdijen e gjithëmbarshme shtetërore, nacionale dhe historike të popullit ose kombit tonë në përgjithësi. Përkatësisht, në të dyja shtetët tona përkatëse ose respektive (Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës) në veçanti.
Ndonëse, për të arritur gjer këtu ku ndodhemi sot, siç u cek edhe me sipër, u deshën pra luftëra, përpjekje, travaje, krajata dhe sakrifica të panumërta njerëzore, materiale, historike, gjeografike dhe të tjera të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë den baba den.
Mbase, gjithnjë fjala mbi shtetin e ri të Republikës së Kosovës që i ka mbushur shtatë ( 7) vjet dhe shtetin tonë ëmë ( Republikën e Shqipërisë ) që i ka mbushur me tepër se njëqind ( 1OO ) vjet!
Ndërkohë që luftërat, levizjet dhe përpjekjet e njohura çlirimtare, shtetërore, nacionale, historike, gjeografike, politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera të iliro-shqiptareve në këtë sfond, si të thuash nuk pushuan dhe nuk munguan kurrë që nga Antika e largët dhe gjer në ditët tona.
Duke i vëçur kësaj radhe Luftën dhe Besëlidhjen e Pare të Shqiptarëve -nën udhëheqjen supreme të kryetrimit tonë legjendarë Gjergj Kastriot- Skënderbeut së bashku me Luftën dhe Besëlidhjen e Re të Shqiptarëve -nën qiellin e flamurit dhe nën ëmlemën e lavdishme të UÇK-së dhe luftës së njohur për liri dhe pavarësi.
Mbase, gjithnjë fjala mbi shtetin e ri të Republikës së Kosovës si një eveniment ose ” surprizë të re ” politike dhe historike në arenën e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare. Respektivisht, si njerën prej ngjarjeve më madhore ose kulmore në historinë e përgjithshme të popullit ose kombit tonë (Pas Shpalljes Historike të Pavaresise se Shqiperise me 1912) .
U mor vesh se amerikanëve, gjermanëve, anglezëve, skocezëve, francezëve, italianëve, holandezëve, suedezëve dhe të tjerëve në këtë sfond. Respektivisht, popujve me të fuqishëm industrial dhe ekonomik të globit. Iu deshën disa shekuj ose dekada me radhë për t´u bashkuar dhe formuar si kombe dhe shtete të fuqishme nacionale, industriale dhe ekonomike. Respektivisht, si shtete dhe shoqëri të konsoliduara ligjore, qytetare, parlamentare dhe demokratike çfarë janë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe etapat ose periudhat e njohura revolucionare dhe post-revolucionare. Gjegjësisht, tranzitore, evolutive, reformatore dhe të tjera në Evropë, SHBA-s dhe gjetkë.
E thënë dhe deshifruar me leksikun ose gramatikën e njohur të arritjëve dhe zhvillimëve të lartëpërmendura revolucionare dhe historike në vendin tonë: Kjo donë të thotë se shteti dhe populli ( kombi) ynë shqiptarë në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët e njohur natyrorë dhe historik të popullit ( kombi) dhe vendit tonë, kanë bërë si të thuash hapa gjigant ose madhështorë gjatë periudhës së lartëpërmendur kohore ose historike.
Se këndejmi, 16 vite të lirisë (çlirimit) dhe 7 vite të shtetit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës…Dorën në zemër nuk të duken edhe aq pak duke i patur parasyshë të kaluarën e hidhur dhe tepër tragjike të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë nën ish jugoserbosllavi.
Kuptohet se deri në zhvillimin dhe konsolidimin e plotë shtetin dhe shoqërinë kosovare i presin sfida, udhëkryqe dhe turbulenca të ndryshme politike, diplomatike, administrative, juridike, sociale, industriale, ekonomike etj. Është pra një maratonë ose rrugë e gjatë ngjarjesh, zhvillimësh, procesësh, standardësh, trendësh, sfidash dhe fenomenësh të ndryshme të cilat jo rrallë e determinojnë, kolidojnë dhe eklipsojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme.
Në këtë kontekst, mbrojtja dhe afirmimi i vazhdueshëm ose sistematik i vlerave të njohura epokale dhe historike të luftës së sipërpërmendur clirimtare dhe patriotike në Kosovë , paraqet si të thuash prioritetin e të gjitha prioritetëve tjera në sfond.
Pa e harruar këtu edhe konsolidimin e plotë të shtetit dhe pushtetit të njohur sovran, ligjor, qytetarë dhe demokratik në Kosovë.
Ndonëse, duke i vëçuar këtu aspiratat ose interesat tashmë të njohura të vendit tonë për anëtarësimin e shumëpritur të Republikës së Kosovës në Nato, në Bashkimin Evropian , në OKB-se si dhe në të gjitha mekanizmat ose institucionet tjera botërore ose ndërkombëtare.
Në këtë frymë sigurisht se është fat i madh që Shteti ynë Ëmë (Republika e Shqipërisë ) është anëtare e rregulltë dhe fuqiplote e Paktit të Natos dhe OKB-së. Gjë që rrugën e pashmangshme të Republikës së Kosovës për të admiruar apo për t´u anëtarësuar në organizatat ose institucionet me të fuqishme dhe me relevante të globit e bën akoma me të lehtë dhe praktike.
Aty janë edhe miqtë dhe aleatët e lartëpërmendur natyrorë dhe historik të popullit ose kombit tonë si SHBA-së, Republika Federale e Gjermanisë, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca, Japonia, Turqia etj..;
Nërkaq, krimi i organizuar, korrupsioni, kontrabanda dhe format tjera të abuzimëve të mesipërme shtetërore, qeveritare ose politike së bashku me të të ashtuquajturat ” enklavat”, ” apendikset” ose ” eldoradot serbe” në vendin tonë, paqesin kancerin e shtetit dhe shoqërisë kosovare.
Ndonëse, Kosovës pos tjerash i mungojnë edhe ndustria ose ekonomia e fuqishme dhe rentabile që i mbulojnë sëpakut 2/3 e shpënzimëve ose bruto-buxhetit të përgjithshëm shoqërorë ose qytetar, i mungon një ushtri e rregullt dhe profesioniste në të gjitha frontët dhe drejtimet e mundshme, policia e pavarur dhe profesionale, bankat e njohura shtetërore ose nacionale, rezervat e njohura të arit dhe të tjera të deponuara në trezorët e bankave të ndryshme vendore ose ndërkombëtare që i garantojnë investimet ose kreditë e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, i mungon kori i fuqishëm politikë dhe diplomatikë që i njohin dhe respektojnë normat dhe standardët e gjithëmbarshme të politikës dhe diplomacisë botërore dhe kështu me radhë.
Nga Agron Shabani,dv.
Komentet