Kosova i jep leksione futbolli Shqipërisë së Panuçit, kjo do të ishte tabloja ideale e miqësores së Kombit të luajtur në Zvicër.
Kosova e “vogël” mundi me shifrat 0 – 3 Shqipërinë.
Një Shqipëri inekzistente që goditjen e parë në portë e bëri në minutën e 77-të.
Fillimisht ishte Arbër Zeneli ai që zhbllokoi shifrat në 0 – 1 për Kosovën në minutën e 20, kështu do të mbyllej edhe pjesa e parë.
Në të dytën do të ishte sërish Zeneli ai që do përsëriste veten duke dyfishuar shifrat, ndërsa për të vulosur rezultatin mendoi në minutën e 67-të, 19-vjeçari Zhegrova.
Shqipëria pritet të luajë një tjetër takim miqësor më datën 2 qershor ndaj Ukrainës.
Ndërsa kjo humbje ndaj Kosovës duhet të zbresë më këmbë në tokë kuq e zinjtë e Panuçit.
Komentet