Barometri diplomatik
*** “Testin 1” me trenin rus, Kosova e përballoi ngase Beogradi me sugjerimin e Moskës atë e stopoi në Rashkë, më 14 janar 2017) ngase spiunët e tyre filoserbë u treguan të saktë me inofrmacionet e tyre të drejtimit të qarkullimit të tij Beograd-Mitrovicë.
Mirëpo, “Testin 2”, që me gjasë, do të jetë ndonjë apo disa aeroplanë luftarakë rusë të kamufluar si “aeroplanë të zakonshëm të udhëtarëve”, Prishtina do ta ketë të vështirë ta përballojë për faktin se spunët filoserbë, nuk do të pajisen me informacione sekrete serbo-ruse (sikurse në rastin e trenit rus) ngaqë ata aeroplanë invadues marshrutën e tyre sulmuese, mund ta kenë nga drejtime të shteteve të ndryshme ballkanike ( jo vetëm nga bazat ushtarake ajrore të Serbisë: Batajnicë, Rajllovac, Nish dhe Kralevë, por edhe nga aerodromet e Maqedonisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Bosnjës).
Nëse kjo ndodh, atëherë dialoguesit shqiptarë të Kosovës, do të konsiderohen njësoj fajtorë dhe përgjegjës sikurse invaduesit ruso-serbë, sepse një sulm i tillë, direkt dhe indirekt do të ketë për pasojë bisedimet e palës shqiptare me atë serbe në Bruksel (2011-2017).
Të jemi të qartë se, nëse ata liderë politikë shqiptarë të Kosovës, do të vazhdojnë dialogun e filluar në Bruksel me Beogradin, ndërkohë, ose në rast dështimi të tij, Serbia së bashku me Rusinë, do të provojnë “testin e dytë” luftarak kundër Kosovës. Këtë rrezik potencial, duhet ta mbajnë parasysh negociuesit e palës shqiptare të Kosovës.
* * *
Cili është interesi i Kosovës dhe i Shqipërisë
*** Togfjalëshi kolonial gjeopolitik serbomadh: Kosovo je Srbija”, do të thotë luftë, mos sot, nesër(!)
*** Kush nuk e kupton kështu, do të thotë nuk është i vetëdijshëm për rrezikun permanent, që po i kanoset Kosovës së lirë dhe të pavarur(1999-2017).
-Shtrohet pyetja, cili është interesi politik i palës negociuese shqiptare të Kosovës, që ka pranuar të hynte në dialogun me palën serbe në procesin e Brukselit (2011-2017)?
Edhe pse kanë kaluar shtatë vite negocita me Serbinë në Bruksel, praktikisht nuk ka asnjë fryt konkret pozitiv për interesat vitale të Republikës së Kosovës, veç përgjigjes deklarative propagandistike të grupit negociues Thaçi-Mustafa-Tahiri, se interesi i tyre ishte “normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”, si dhe gënjeshtra e vazhdueshme e tyre, se gjoja me arritjen e disa “marrëveshjeve” në Bruksel, “Serbia de fakto dhe de jure e ka njohur Kosovën”!?
Mirëpo, kjo përgjigje e tyre është tejet e gabuar politikisht, sepse imponon prapë pyetjen, po si është e mundur, që “Serbia de fakto dhe de jure e paskësha njohur Kosovën” dhe i paskësha “normalizuar marrëdhëniet me Kosovën”, kur titullarët e politikës serbe të Beogradit me projektin e tyre strategjik shekullor “Kosova je Srbija” po kërkojnë, që Serbia të rivendosë pushtetin e saj kolonial në Kosovë (1912-1999)?!
Derisa, para gjithë botës, Beogradi zyrtar, t’ua përplasë në fytyrë Prishtinës dhe Tiranës se “Kosova është Serbi”, atëherë nga doli interesi politik nacional dhe shtetëror i qeverisë dhe i kuvendit të Hashim Thaçit, të Edita Tahirit dhe të Isa Mustafës, të hynin në “dialogun historik” me përfaqësuesit e qeverisë serbe të Aleksandar Vuçiqit në Bruksel (2011-2017)?
Po ashtu, nga doli edhe interesi i politikës dhe i diplomacisë shqiptare me presidentin Buajr Nishani, me kryeministrin Edi Rama , me kryekuvendarin Ilir Meta dhe me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, që presidenca, parlamenti dhe qeveria e Shqipërisë zyrtarisht ta mbështetëte atëfarë “dialogu historik” mes Kosovës dhe Serbisë, derisa presidenti Tomislav Nikoliq dhe kryemiistri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë deklaruar se kurrë Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
-Ku është interesi nacional dhe shtetëror i palës negociuese të Kosovës dhe i politikës mbështetëse të Tiranës zyrtare?
Pse të hyhej dhe të mbështetej dialogu i Prishtinës me Beogradin, kur dihet se përfundimi i tij , do të imponojë edhe arritjen e një kompromisi politik të përbashkët, ku secila palë, do të jetë e detyruar, që t’i bëjë koncesion njëra-tjetrës. Në lidhje me këtë, shtrohet edhe kjo pyetje, po, pala shqiptare, çfarë koncesioni do t’i bëjë palës serbe, kur Kosova është e pavarur nga Serbia (17 shkurt 2008)?
Në këtë rast, nuk mund të ketë asnjë kompromis politik reciprok, sepse pala shqiptare nuk guxon t’i bëjë Beogradit asnjë koncesion politik Serbisë në dëm të sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës. –Andaj, pse dialog me të “shurdhërit”-me ata që kanë kryer gjenocid mbi Kosovën (1989-1999) dhe, tani e duan Kosovën parapa në “rezervatin” kolonial të Serbisë së Madhe?
-Çfarë normalizim marrëdhëniesh me Beogradin, kur elita politike drejtuese çetniko-fashiste e Serbisë (Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiqi, Marko Gjuriq etj.) për çdo ditë dekalron se “Kosova është Serbi”!
-Ky është “normalizimi” i marrëdhënieve me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale?!
Beogradi zyrtar nuk po tërhiqet nga kërkesa iracionale maksimale kolonialiste: “Kosovo je Srbija”!
-Atëherë, pse pala shqiptare qe gjashtë vjet (2011-2017) ka pranuar të negociojë me Beogradin, për çka, kur Serbia e Slobodan Milosheviqit dhe e “argatëve” të tij dikurshëm dhe sotshëm me ngulmë po kërkojnë që ta rikolonizojnë Kosovën me forcë, duke u mbështetur në Rusinë e Vladimir Putinit.
Këtë projekt strategjik dhe gjeopolitik të ripushtimit të Kosovës, pa dyshim se e provoi edhe “treni promovues” rus (Beograd-Mitrovicë, më 14 janar 2017), të cilin Beogradi e stopoi në stacionin hekurudhor të Rashkës për shkak të frikës së shpërthimit të konflitkit të aramatosur me forcat speciale policore të Kosovës, të pozicionuara në Jarinje.
Mirëpo, siç mësohet, konflikti u evitua në saje të ndërhyrjes së Moskës, e cila sugjeroi krymenistrin e qeverisë Aleksandar Vuçiq, që ta stoponte trenin provokues ruso-serb në Rashkë të Serbisë, pavarësisht se në kufirin Serbi-Kosovë. Beogradi kishte vendosur mbi 3 mijë trupa policiore dhe ushtarake, të përgatitura për të ndërhyrë në Kosovë.
Treni rus është sinjali i parë i paralajmërimitt të luftës në Kosovë!
*** Ndërsa hashim thaçët në frymën e parullës ndjellakeqe “Kosovo je Srbija” po kërkojnë vazhdimin dhe riformatimin e dialogut me nikoliqët dhe me vuçiqët në Bruksel. Ndërkaq ,Tirana hesht në shenjë miratimi të këtij dialogu fatal për Kosovën!?
-Çfarë nonsensi ky, Kosova ndodhet me “ një këmbë në luftë”, e politika miope e Kosovës “zemërhapur” e mbështetur nga qeveria e Edi Ramës, do vazhdimin e bisedimeve me Beogradin zyrtar në Bruksel, edhe pse treni rus i datës 14 janar 2017 (Beograd- Mitrovicë) në “ mënyrë solemne” me parullën “KOSOVo JE SRBIJA” i vuri në dijeni shqiptarët, se Serbia, është në prag të luftës me Kosovën.
Për t’i shpëtuar një rreziku të këtill֝ë serbo-rus, si Populli i Kosovës, ashtu edhe qeveria e Edi Ramës, duhet ta detyrojë Hashim Thaçin, që të ndërprejë çdo kontakt dhe çdo bisedim zrytar me serbomëdhenjtë e Beogradit, të cilët në format më primitive anticivilizuese dhe antievropiane po ndërhyjnë në çështje të brendshme të Kosovës, me qëllim që me forcë ta rikthejnë sovranitetin kolonial të Serbisë së Masdhe mbi Kosovën (1912-1999).
Mosnjohja e Kosovës nga Beogradi imponon fundin e bisedimeve fatale me Serbinë!
-Ndryshe, Serbia e ndihmuar nga Rusia, së shpejti do të jetë në Kosovë! Këtë e paralajmëroi edhe TRENI RUS!
-Si mund të ketë “normalizim marrëdhëniesh me Serbinë, kur krerët udhëheqës serbomëdhenj të saj: Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçqit, Ivica Daçiq, çdo ditë deklarojnë, se “Kosova është Serbi”, duke u bazuar në Kushtetutën e tyre në fuqi (2006)?
-Sa herë, duhet të përsërisim konstatimin se, derisa politika dhe diplomacia zyrtare e Beogradit, Kosovën e quan “Serbi”, kjo do të thotë, se Serbia është në luftë të hapur me Kosovën. Andaj, pse dhe, çfarë kuptimi ka diaogimi me vuçiqët dhe me daçiqët në Bruksel (2011-2017), kur opcioni i luftës është i hapur me Serbinë (këtë vetëm gomarët e Nasradinit nuk po e marrin vesh), ndryshe, ata, kurrë nuk do të kishin pasur guximin të pohonin se “Kosova është Serbi”. Derisa serbomëdhenjtë e Slobodan Milosheviqit, të thonë se “Kosova është Serbi” (gjëqë kjo parullë, do të thotë luftë, jo normalizim marrëdhëniesh me Serbinë), nuk ka hapësirë për dialogim paqësor me Serbinë, por vetëm, duhet përgatitur për vetëmbrojtje nga ndonjë agresion i Serbisë.
Amnistimi i Serbisë së Slobodan Milosheviqit për tri gjenocidet (Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë), tani po i kthehet si “bumernag” drejtësisë dhe paqes evropiane dhe ndërkombëtare, se Serbia e kryekriminelit Slobodan Milosheviq e drejtuar nga bashkideologët dhe nga bashkëmbështetësit e tij (Tomsilav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivicas Daçiq) me ndihmën e Rusisë së Vladimir Putinit po kërkon që të fillojë një luftë të re kundër Kosovës, me qëllim që të marrë fund projekti strategjik evropian perëndimor me Amerikën në krye në Ballakn.
Sikur Kosova dhe Shqipëria të kishin qenë faktorë poliitikë me peshë në Ballkan, sigurisht se çetnikët serbomëdhenj Nikoliq, Vuçiq, Daçiq) nuk do ta kishin pasur guximin politik, kushtetues dhe diplomatik, që botërisht ta kërcënonin Kosovë, duke e konsideruar “territor serb”.
Gjithashtu, sikur BE-ja dhe OKB-ja, të mos e kishin rehabilituar Serbinë për tre (3) gjenocidet e saj në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-199), sigurisht se sot, qarqet zyrtare antievropeiane, antidemokratike dhe anticivilizuese të Serbisë, do të kishin “bluar” krejtësisht ndryshe ndaj Kosovës dhe ndaj Kroacisë.
MIrëpo, meqë Serbia nuk është dënuar kolektivisht për tre gjenocidet e saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, kjo, tash e ka kthyer “gëzofin” ndryshe, duke kërkuar llogari edhe ndaj vendeve të viktimizuara fqnije, edhe ndaj Bashkimit Evropian, edhe ndaj OKB-së, sikur kjo të “ishte viktima” e jo “xhelati” (1989-1999).
Kjo politikë agresive e papërgjegjshme me pretendime të vjetra kolonialiste ndaj vendeve fqinje (Kroacia dhe Kosova) dhe, kjo arrogancë e paskrupulltë iracionale e Serbisë, duhet të ndëshkohet nga bashkësia ndërkombëtare, qoftë edhe përmes sanksioneve politike, ekonomike, tergtare dhe ushtarake etj. Ndryshe Serbia sërish, do të destabilizojë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, ashu sikurse Slobodan Milosheviqi në dekadën e fundme të shekullit XX.
Ekuivalenti politiko-diplomatik i “normalizimit të marrëdhënieve” të Serbisë me Kosovën është: “KOSOVO JE SRBIJA” dhe hyrja e Serbisë në BE!?
-Ky është interesi i shumëfishtë i politikës serbomadhe, e cila do Kosovën nën Serbi dhe aderimin në BE, duke u përvijuar përmes Dialogut të Brukselit, në saje të palës negociuese shqiptare të Kosovës, të mbështetur edhe nga politika aktuale e Shqipërisë.
Këtë strategji “lebensraum” të Hitilerit, pasuesit e tij serbomëdhenj të Beogradit, tanimë e kanë bërë të qartë me kërkesat e tyre në kuadrin e Dialogut të Brukselit (20011-2017), sa viojn:
1. Krijimi i srpska zajednicës serbe në Kosovë, e cila, si hap të parë nënkupton kantonizimin e enklavave serbe domethënë “bosnjëzimin” e territorit të Kosovës deri në copëtimin dhe në rikolonizimin e saj të plotë;
2. Tjetërsimi i Minierës “Trepça” në Mitrovicë, pasuria më e madhe e gjithë kombit shqiptar në Ballkan;
3. Tjetërsimi i Liqenit “Gazivoda” , cili me ujë të pishëm i furnizon dy qytete (Mitrovicën dhe Vushtrrnië);
4. Tjetërsimi i Brezovicës (si qendër turistike);
5. Refuzimi i prerë i caktimit të kufijve ndërshtetërorë (Kosovë – Serbi), sepse Kosovën e konsiderojnë si “pjesë integrale të Serbisë” në kuadrin e kufijve administrativë, jo, assesi shtetërorë;
6. Mohimi i vlerave të luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së, e cila është meritore për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, si dhe për sjelljen e Amerikës dhe të NATO-s në Kosovë;
7. Ndëshkimi, arrestimi dhe burgosjae pjesëtarëve të UÇK-së, siç është edhe rasti më i ri i arrestemit dhe i burgosjes së heroit të Kosovës, Ramush haradinaj në aeroportin e Kolmarit të Francës, më 4 janar 2017, i cili është liruar me kusht nga Gjykata e Apelit, por, së shpejti, pritet të dalë para një sence të re gjyqësore për shkak të kërkesës së Serbisë, që ai të ekstradohet në Serbi, gjoja për “krime të luftës” në Kosovës (1999), edhe pse ai është liruar i pafajsdhëm nga Tribunali i Hagës, sepse të gjitha akuzat e Serbisë kanë qenë të shpifura dhe të montuara kundër tij.
8. Kërkesa për formimin e Gjykatës Speciale Evropiane për ndëshkimin e ushtarakëve të UÇK-së;
9. Lobimi 9-vjeçar në skenën e bashkësisë ndërkombëtare, që Kosova të mos pranohej si shtet i pavarur. Dëshmi e kësaj trysnie agjenturore te shtetet dhe tek organizatat ndërkombëtare , është edhe refuzimi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në Interpol;
10. Provokimi i Kosovës, i Shqipërisë, i NATO-s, i BE-së dhe i Amerikës, më 14 janar 2017 me vënien në qarkullim të Trenit rus (Beograd-Mitrovicë), që kishte për qëllim fillimin “spektakular” (me car llazarë, me Slobodan milosheviqë-Kosovo je Srbija) të luftës në Kosovë, si “dhuratë” dialoguesve dhe mbështetësve shqiptarë të procesit të Brukselit (Hashim Thaçi, Edita Tahiri, Enver Hoxhaj dhe Isa Mustafa).
Të gjitha këto ndërhyrje dhe kërkesa ultimative serbomëdha të Beogradit për bombardimin e shtetit të pavarur të Kosovës, sipas klikës drejtuese të Serbisë (Nikoliq, Vuçiq, Daçiq) emërues të përbashkët kanë “NORMALIZIMIN E MARRDHëNIEVE” të Serbisë me Kosovën?!
Vërtet, kush i beson kësaj politike propagandistike fashistoide antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane, do të digjet më keq sesa në zjarrin dhe në flakën e terrorizmit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).
Dersia të vazhdojë Dialogu i Brukselit, rreziku për copëtimin e Kosovës nga Serbia është pashmangshëm. Mirëpo, nëse Kosova e mbyllë atë , atëherë Serbia, do të jetë në pozitë nënshtruese dhe varësie, o, do ta njihte Republikën e Kosovës, o, do ta priste izolimi bankrotues në kuptimin politik, ekonomik, diplomatik dhe tregtar rajonal, evropian dhe ndërkombëtar, duke qenë se Kosova nuk është koloni e Serbisë.
Komentet