Pas përshëndetjeve dhe falënderimeve të dyja delegacionet shkëmbyen mendimet për zhvillimin e futbollit të të dyja shteteve dhe futbollit në përgjithësi.
Duke i përshëndetur mikpritësit, nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu, theksoi se sporti e në veçanti futbolli bashkon njerëzit dhe shtetet atje ku politika ende nuk ka tejkaluar.
Mbase edhe për juve, duke ju drejtuar drejtuesve të FF të Ukrainës ka qenë më e lehtë që këtë ndeshje ta organizonit në vendin tuaj, me çka ishin të pajtimit edhe mikpritësit.
Ai u tha se do t’i presin në Kosovë në ndeshjen e ardhme dhe beson se do të kaloni mirë.
Në fund të drekës u shkëmbyen dhurata dhe të dyja palët uruan për një ndeshje korrekte dhe në frymë sportive. /Express/

Komentet