VOAL – Në një shënim të postuar dje në faqen e tij në facebook, Hysen Arapi, ish gjeneral i Ushtrisë Shqiptare, ka reaguar ndaj orvatjes së Serbisë për të futur në Kosovë, në mënyrë ilegale, trenin me ngjyrat e flamurit serb dhe me parulla agresive nacionaliste, nisur nga Beogradi për të mbërritur në Mitrovicë.Këtu poshtë po e sjellim të plotë reagimin e tij:
Dita e sotme ishte e pazakonte ne Kosove dhe kudo ku jetojne shqiptaret, pasi shovinistet serbe kryen provokacionin e rradhes me nisjen drejt Mitrovices nje tren te mbushur plot e perplot me neoçetnike dhe kriminele, te cilet me parrulla nacionaliste tashme te dala boje kerkuan te marshonin ne teritorin e Kosoves, duke sjelle fantazmat e nje konflikti te armatosur.
Ngjarja e sotme nderkohe tregoi gadishmerine e larte te strukturave te sigurise se Kosoves per te ndaluar çdo provokim i cfaredo permase qofte, qysh ne kufirin shteteror, çka perben nje garanci te madhe ne sigurine e qytetareve , dhe mbrojtjen e teresise teritoriale te Kosoves. Shqetesimi i madh qytetar i shprehur kryesisht ne rrjetet sociale , gjykoj se eshte i pamjaftueshem kur na imponohen situata te tilla te komplikuara. Patriotizmi nepermjet fcb eshte sa ireal aq dhe qesharak. Sot Sheshet e Mitrovices , Prishtines dhe qyteteve te tjera ne Kosove e Shqiperi duhet te ishin pushtuar nga qytetaret per te shprehur revolten e tyre.
Sot politika ne Kosove e Shqiperi duhet te nxjerre mesime nga gabimet e renda qe ka bere tashme ne raportet me Serbine, nga bisedimet me Aleksandar Vuçiqin , e Ivica Daçiqin , dy eminencat gri te Millosheviqit dhe Sheshelit te cilet kane po aq gjynahe ndaj shqiptareve sa dhe ustallaret e tyre.
Se çfare duhet te beje politika ne Kosove e Shqiperi per te ridimensionuar bisedimet dhe marredheniet me Serbine i takon asaj ta gjykoje , por ajo qe eshte imediate pervec ridimensinimit te ketyre marredhenieve , eshte krijimi sa me shpejt i Forcave te Armatosura te Kosoves, si nje strukture e domosdoshme jetike per mbrojtjen e teritorit te Republikes se Kosoves , i cili eshte realisht i rrezikuar jo thjesht nga struktura kriminale, por nga vete shteti serb! Krijojeni sa me shpejt ushtrine e Kosoves zoterinj politikane. Mos pyesni listen serbe, se eshte njelloj sikur kerkoni lemoshe nga Vuçiqi Nikoliqi e Daçiqi.
Komentet