Komisioni gjyqësor ka dhënë vendimin se Lee-së duhet shqiptuar masë arresti duke marrë në konsideratë provat e reja
SEUL – Zëvendëskryetarit dhe trashëgimtarit të kompanisë teknologjike të Koresë së Jugut, Samsung, Lee Jae-yong, i është shqiptuar masë arresti në kuadër të hetimeve në lidhje me skandalin e korrupsionit dhe ndikimit politik i cili hapi rrugën për marrjen e kompetencave edhe nga presidentja e shtetit, Park Geun-hye.
Gjykata Qendrore e Qarkut në Seul ka dhënë vendimin për shqiptimin e masës së arrestit për Lee Jae-yong, i cili akuzohet për dhënie ryshfeti mikeshës së Park, Choi Soon-sil si dhe fondacioneve që kanë lidhje me të.
Komisioni gjyqësor ka dhënë vendimin se Lee-së duhet shqiptuar masë arresti duke marrë në konsideratë provat e reja.
Prokurorët do të përgatisin aktakuzën brenda 20 ditësh.
Nga ana tjetër, Lee dhe Samsung kanë mohuar akuzat në fjalë.aa
Komentet