Lumnohen në Shkodër Át Luigj Palaj e Dom Gjon Gazulli
Lumnimi në Katedralën e Shkodrës i dy martirëve shqiptarë Dom Gjon Gazulli nga Shqipëria dhe At Luigj Palaj nga Kosova: një ditë historike për Kishën Katolike shqiptare, një ditë e madhe për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar – dy martirë të lumë radhiten dhe ngrihen në altarin e lumnisë — jo vetëm në nivel të Kishës Katolike Shqiptare — por të mbarë Kishës universale. Këta pra janë dy martirët — që i shtohen 38-martirëve të Kishës Katolike Shqiptare të kohës së komunizmit gjakatar, të lumnuar me 2016: Dom Gjon Gazulli i varur nga regjimi i Ahmet Zogut dhe Luigj Palaj i vrarë nga ushtria serbo-malazeze.
Në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, u zhvillua me 16 nëntor, mesha dhe ceremonia për lumnimin e dy meshtarëve, njëri françeskan e tjetri dioqezan. Ceremonia e lumnimit u kryesua nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut kardinali Marcello Semeraro, i ardhur enkas për këtë qëllim. Ai përshëndeti të pranishmit duke folur për dy të lumnuarit: At Luigj Palaj, meshtar i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, lindur në Janjevë të Kosovës, tokë që dikur Shën Gjon Pali II e pati kujtuar si “të pasur me histori të lavdishme…” (Audienca e 15 nëntorit 1989); tjetri, Gjon Gazulli, meshtarin dioqezan i kësaj Kishe të shenjtë të Shkodrës. Për të dy u plotësua fjala e Jezusit: “…për shkak timin, do t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë…”, ka thenë, ndër të tjera, përfaqsuesi i Vatikanit në ceremoninë e lumnimit në Shkodër të dy martirëve të rinj të Kishës Katolike Shqiptare.
“Dy të Lumët tanë bënin të mira, por shpifën për ta dhe, me mashtrime, u dënuan”, than ë predikimin e tij, përfaqsuesi i Papa Françeskut dhe vazhdoi: “Kështu ndodhi për Át Palajn – historia e të cilit bën pjesë në Luftën e parë Ballkanike – kur në famullinë e Pejës, ku shërbente, pushtuesit nga Mali i Zi, aleat i Serbisë, ushtronin një politikë shtypëse kundër popullsisë me etni shqiptare, duke kryer qëllimisht dhunë e vrasje…Edhe vrasja e të Lumit Gazulli u motivua me gënjeshtra e në zanafillën e vdekjes së tij qe një proces-farsë: u dënua me akuza të rreme dhe u var në periferinë e Shkodrës, në zonën e quajtur “Fusha e druve”, tha, ndër të tjera, përfaqsuesi Vatikanit gjatë ceremonisë së lumnimit të dy martirëve në Shkodër.
“Sa e rëndësishme është bërë, sidomos në epokën tonë, kjo tema e gënjeshtrës, e falsitetit, e mashtrimit! Sigurisht, mund të themi se këto sjellje të trishta njerëzore kanë ekzistuar gjithmonë; por, sot, në atë që quhet epoka pas-së-vërtetës (post-truth), çështja është ndërlikuar më tej” ka theksuar kardinali Marcelo Semeraro. “Mjafton të mendojmë sa dezinformim e sa gënjeshtra, që ia shkatërrojnë jetën të afërmëve dhe popujve, kalojnë në internet, aq sa të bëhet jashtëzakonisht problematike ndarja e së vërtetës nga gënjeshtra. Po sot, a na intereson ende “e vërteta”? ka pyetur përfaqsuesi i Papa Françeskut në predikimin e tij në katedralën e Shkodrës. Një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut,të shtunën në Shkodër — nga Vatikani përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit valvitej lartë dhe me kranri flamuri i Kombit shqiptar.
Në këtë ceremoni fetare morën pjesë gjithashtu ipeshkvijtë e Shqipërisë, (përfshir kardinalin shqiptar Ernest Troshani), ipeshkvijtë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Italia, si edhe autoritetet civile e fetare shqiptare, përveç mijëra besimtarëve brenda dhe jashtë katedralës, ose Kishës së madhe, siç njihet në Shkodër. Mediat njoftojnë se, pas ceremonisë së lumnimit, besimtarët shkuan drejtë Varrezave të Rrëmajit ku është përuruar monumenti në nder të Dom Gjon Gazullit, i varur në konop nga regjimi i Zogut në vitin 1927.
Ndërkaq, një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut të shtunën në Shkodër — nga Vatikaniditën e dielë përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit valvitej lartë dhe me kranri flamuri i Kombit shqiptar.
Po, kush janë këta dy “martirë, dëshmitarë të fesë, mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”?
Át Luigj Palaj është personifikimi më i qartë i persekutimit të katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913, ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe e asimilimit të katolikëve shqiptarë, Át Palaj i inkurajonte besimtarët e asaj treve të mos hiqnin dorë nga feja e të parëve dhe nga identititeti shqiptar. Për këtë arsye, për shkak të një urrejtjeje patologjike ndaj çdo gjëje katolike dhe shqiptare, pushtuesit malazezë e arrestuan dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore. Pas një periudhe të gjatë burgosjeje në Gjakovë, ku edhe pse nën tortura të tmerrshme nuk e pranoi ndërrimin dhe mohimin e fesë, ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë dhe u shporua me bajoneta në Pejë, duke ndërruar kështu jetë.
Martiri tjetër, Dom Gjon Gazulli, nga fisi i njohur i Gazullorëve, u ekzekutua nga mbreti Zog me varje, në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Ai ishte kundërshtar i tij, për shkak të politikave shpeshherë diskriminuese për zonat katolike, sidomos për Dukagjinin. Gjithashtu, kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë” më 2 janar 1927. (Radio Vatikani shqip)
Meshtar i guximshëm, Dom Gjon At Luigj Palaj – I vrar nga serbo-
Gazulli është varur nga Ahmet Zogu malazezët në Gjakovë
Me vrasjen e tyre barbare dhe me luminimin e tyre të shtunën në Shkodër, këta të lumë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Palaj kanë kapërcyer tanimë kufijtë kombëtarë të trojeve shqiptare ndërkohë që tashti përfaqësojnë jo vetëm Kishën Katolike universale, por edhe vlerat universale të mbarë njerëzimit, si “mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”. Me sakrificën e tyre sublime ata janë shembull për të gjithë ne se si duhet të mbrohet nderi, liria, feja dhe identiteti kombëtar përballë barbarëve dhe diktatorëve. Shembulli i tyre do të mbetet përgjithmonë një frymëzim për breznitë e ardhshme të shqiptarëve dhe jehonë globale nga një vend I vogël si Shqipëria se si duhet luftuar duke dhënë edhe jetën për ideale, për vlerat, liritë dhe të drejtat njerëzore universale e kombëtare.
Frank Shkreli
Katedralja e Shkodrës ku u zhvillua ceremonia e lumnimit të dy martirëve shqiptarë, Dom Gjon Gazullit dhe At Luigj Palaj
Mesazhi prekes i Dr. Allaman Allamani me rastin e 80 vjetorit të vrasjes barbare të babait tij nga komunistët- Nga Besim Ndregjoni
Isuf Allamani
Falje për të gjithë ata që i janë dorëzuar arrogancës, frikës, urrejtjes në atë kohë dhe në kohën tonë”!
80 vjetori i vrasjes makabre të intelektualit Isuf Allamani,Veterineri i diplomuar në Firence, Isuf Allamani, ishte njeri nga të 39 intelektualët e Tiranes të vrarë në mënyrë barbare nga komunistët. Ai ishte një personalitet i shquar në fushën e mjeksisë veterinare që kishte mbaruar në Firence të Italisë dhe në vitin 1943 krijon fermën e parë shqiptare në Xhafzotaj të Durrsit .
Isuf Allamani kishte krijuar një familje të tijën, pasi njohu në Itali bashkëshorten Fiorentine Leonella, me të cilën ka edhe një djalë, Allaman Allamanin Dr.
Por në nëntor 1944, kur veterineri erdhi në Shqipëri pas diplomimit, u pushkatua pa gjyq nga forcat komuniste në periferi të Tiranës. Ai ishte sipërmarrsi i fermës së Xhafzotaj dhe partizanet e çetes se Pezes e njihni. Nji natë nendori në fermë i shkojnë për vizitë Kapllan Deliallisi ish Deputet i Parlamentit Shqiptar, Jakup Delallisi Kryetar i Komunës Shijak, Shefqet Deliallisi Akademist, ndërkohe çeta e Pezes i kishte etikuar armiq të komunizmit Deliallist e Shijakut. Dhe natën që shkojne për vizite tek Isuf Allamani çeta e Pezës i arreston në godinën e tijë ,në prezencë të Isufit, Deliallisët. Këtë veprim barbar isufi nuk e pranon dhe debaton me terroristët e Pezës që ti priten në bese miqte e tij Delialliste. Por çeta terroriste e Pezes i mer me forcë Deliallisët dhe Isufin dhe i dërgon në Sharrë të Tiranës ku vendosi që Deiallistët të pushkatohen, Isufi nuk pranon ti vriten miqtë e tijë që ishin atdhetarë të shquar e të arrestuar në shtëpinë e tijë, një dok shekullor shqiptar që shpia është e mikut dhe Zotit, kjo për Isufin ishte e pa pranueshne.Terroristët komunistë i drejtohen Isufit, ne tek ju në Xhafzotaj kemi gjetur strehim prandaj ti largohu, por Isufi i Allamaneve të Matit fisit shekullor e i njohur për besë e burrni, i shkolluar me medalje ari nëUniversitetin e Firences nuk pranon që ti vriten miqtë që ishin arrestuar në shtëpinë e tijë, dhe u drejtohet komandës së çetës terroriste me këto fjalë: Nuk ka kuptim jeta për mua kur më priten në besë miqtë në shtëpine time, unë nuk mund të jetoi me këtë pabesi tuajn të pushkatohen miqte e mij. Shqiptari brez mbas brezi kurre nuk i ka pre ne besë miqtë. Dhe futet në rreshtin e pushkatimit sëbashku me miqte e tij Delialliste dhe plumbat e barbareve komunist rane mbi trupin e tije e të Delialisve. Kështu u pushkatua i madhi Isuf Allamani i Matit, duke lënë djalin dy vjeç me gruan e tije te mrekullueshmen italianen e bukur Fiorentina Leonella. Prindërit e Leonelles i muarën në fshehtësi për Itali, gruan dhe djalin e Isufit. Në 80-vjetorin e vrasjes së babait të tij, djali i Isuf Allamanit, Dr. Allaman Allamani nga Firencja Itali ka dhënë një mesazh prekës, me rastin e 80 vjetorit të vrasjes të babait të tij nga komunistat barbar, ku bën thirrje për paqe. Mesazhi prekës dhe njerzor:
I nderuar Zoti Besim Ndregjoni!
Të nderuar familjar të 39 intelektualeve te Tiranes të vrarë padrejtsishtë nga barbarët komunistë.
“Nëntori është një muaj i dhimbshëm. Shqipëria, në veçanti, kujton shumë njerëzve të vrarë nga diktatura. Ishte dhe mbetet dhimbje e madhe. Mes njerëzve që vuajtën nga vrasja e babait tim Isufit, qe nëna ime Fiorentine Leonella. Pasi u arratis me mua shumë i vogël, foshnjë në Itali, ajo e mbajti në mendje dhe në zemër kujtimin e tim eti. Më pas u largua nga kjo botë shumë e hidhëruar për shkak se nuk e pa kurrë bashkëshortin e saj për 46 vjet. Edhe për mua nëntori është muaj dhimbjesh, i ftohtë, i errët, sepse babain tim nuk e njoha kurrë.
Por kjo është jeta dhe historia.
Pas tij vdiq edhe personi që e vrau; edhe qeveria, edhe regjimi që e mbështeti atë vrasës kanë vdekur. Tani çfarë ka mbetur? Ajo që mbetet është kujtimi dhe mësimi që na lanë baballarët tanë dhe babai im dhe ne pas tyre përpiqemi t’ua përcjellim brezave që vijnë pas nesh. Le të përpiqemi të sjellim paqe dhe të jetojmë në falje, falje për të gjithë ata që i janë dorëzuar arrogancës, frikës, urrejtjes në atë kohë dhe në kohën tonë”,
Dr. Allaman Allamani
Firence Itali 17 nendor 2024
Faliminderit Dr. Allaman Allamani për mesazhin që u jep shqiptarve në këtë kaos shoqëror politik ku nderohen xhelatët vrasës dhe përçmohen vlerat e intelektualeve të kombit. Ti biri i “Nderi të kombit” intelektuali i përmasave botërore ku ke dhënë një kontribut të madh në fushën e shëndetsisë në botë, me profesionin nderuar të mjekut, të vlersuar nga OKB dhe nga Italia përçon në shoqërinë shqiptare fisnikërinë dhe jo hakmarrjen siç bëjnë pasardhsit e diktaturës nëpërmjet pushtetit politik.Shoqëria shqiptare ka nevojë për fjalën dhe fisnikërine tuaj, intelektualet shqiptar duhet të të kenë model për zhvillimin e demokracise dhe lirise!
Ne kemi nevojë për Ju, jo ti për ne Dr. Allaman Allamani!
Besim Ndregjoni
Skajshëm cinike emërtesa -Mirëbesim-, me një shtet armik, i cili, ngjashëm me shpellarët arabë, që kërkojnë zhdukjen e Izraelit nga harta botërore, Serbia jo vetëm nuk e njeh Kosovën, por kërkon vdekjen e qytetarëve të saj! Për çudë, këtë e kërkon lukunia e organizuar mediatike e Baton Haxhiut; shefi i tij, Edvin Rama; PSD-ja fantomë e Dardan Molliqaj; Valon Murati me partinë e tij pa kryesi; e gjithë këlyshëria e privilegjuar e Hashim Thaçit, opozita PAN-iste kundra-kombëtare. Përkundër, kësaj opozite, me llumhanën e lakuar më lart, minoritetet e Kosovës, boshnjakë, turq, romë – me pakica tjera, kanë treguar besnikëri dhe dinjitet ndaj Atdheut të tyre Kosovë, ku kanë lindur dhe jetojnë, në harmoni me sivëllezërit e tyre shqiptarë. Deklarimi i tyre publik, madje i përsëritur, është se “më shumë të drejta kemi ne, minoritetet në Kosovë, se sa bashkëkombasit tanë në Turqi, Bosnje dhe gjetkë”.
80 vite ma pare, me 17 nëndor 1944 Tirana do të gdhihej e përgjakur me trupat e intelektualëve të Tiranës të vrarë nga barbarët komunistë, vetëm se ata nuk ishin komunistë.
80 vite ma vonë sot kremtojnë 80 vjetorin e vrasjes së tyre përball murit ideologjik të diktaturës të rikrijuar në emër të “demokracisë” dhe pa dhënë llogari për krimet që kishte ba Partia komuniste shqiptare. Mbas 80 vitesh këta intelektualë nuk ka një varr, sot shumica e tyre nuk ju është dhënë dëmshpërblimi se pse nuk janë vrarë mbas 25 tetorit, një aryetim banal klasor që vetëm klasa politike shqiptare e bënte me mbeturinat e komunizmit që kishin zënë kolltuqet e ligjëvënse shqiptar.
Sot shoqëria shqiptare ndodhet në një ndarje të pashmagshme, në antikomunistë dhe komunistë që ka ndruar emrin në socialistë. Ku vemi, ku vete Shqipëria, kujt i intereson kjo ndarje, pse ne antikomunstat duhet të përballemi me urrejtjen klasore të pasaardhsëve të diktaturës, përse nuk e shembim këtë mur siç u shemb muri i Berlinit 35 vite ma pare.
A po përballemi ne me të kaluarën tone si shoqëri e si komb….? Vëllavrasjet e shumta që shkaktoi lufta e dytë botërore, për marrjen e pushteti nga komunistët , arratisjet e shumë shqiptarëve antikomunist, prej atyre që dinin stuhinë që po vinte, ishin të ndërgjegjshëm se çeshtja shqiptare qe shitur tek ata që u shërbenini antishqiptarëve. Vrasjet e pafundme pa gjygj , arrestimet , denimet ,pushkatimet ,rezistenca në male, djegjet e kullave, shpronsimet, zabtimet e dhunshme të shtëpive, rrëmbimi i pasurive të arit, internimet masive të familjeve, gra e pleq e femijë të krejt elitës shqiptare e shëndrruan pesdhjetvjeçarin e pushtetit diktatorial një faqe të zezë më makabre të një genocidi ende të panjohur për botën demokratike.Të mos heshtësh përpara së keqes është mision…ky mision kombëtar është emergjent për shoqërin tonë, në këtë periudhë postkomuniste ku diktatura ka mbetur legjitime e pa denuar..
80 vjetori i vrasjes makabër të elitës së kombit siç ishin 39 intelektualët e Tiranës të viti 1944 , na kujton dhe obligon: Denimin e krimeve komuniste juridikisht, siç e kërkon Europa, siç e kërkojnë konventat ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut. Demokracia nuk është për të mbrojtur krimin por për ta denuar atë që mos të përsëritet.
Në një shoqëri normale demokratike , ata që i kan shërbyer diktaturës nuk kan reference morale për të qënë udhëheqës politik në një sistem demokratikë.
Por cfar ndodh mbas 34 vitesh pluralizëm në Shqipëri..Partia komuniste përgjegjse direkt në krime, ndroi emrin dhe nuk u penalizua ligjërisht për krime ndaj kombit të vetë..
Klasa politike shqiptare si produkt i diktaturës kthejë në ligje datat selektive të diktaturës siç janë 5 maj, 17 nëndorin, dhe 29 nëndorin vendosjen e regjimit diktatorial në Shqipëri. Partia që ndroi emrin, sot është mazhoranca e vendit dhe po pregaditet për të kremtuar 80 vjetorin e të ashtuquajtur “çlirim” dhe rehabilitimin e diktatorit Enver Hoxha.
Këto data nuk janë aspak në shërbim të vërtetës dhe shoqërisë , por mbrotje politike që i bëhet sitemit diktatorial në Shqipëri.. E vërteta dhe e dokumentuar dhe nga arkivat e huaja është ndryshe , luftën ndaj fashizmit e nazizmit e ban shqiptarët pa dallim feje krahine apo ideje.
At luftë e vaditi me gjakun e tijë ushtaraku i mbretërisë shqiptare Mujo Ulqinaku,e Abas Kupi me trimat e tijë. e trimi i Vlorës ballisti Hysni Lepenica.. Pra ishin shqiptarët pa ideollogjinë komuniste që e rreshtuan vendin e tyre në kualicjonin botërorë kundra diktaturave të asaj kohe.
Komunistët, luftuan për marrjen e pushtetit me sloganet e diktatorit rus “Bijtë e Stalinit jemi ne”dhe e realizunan mision e tyre fatkeq me 29 nëndor 1944 ku instaluan diktaturën dhe diktatorin më të lig të europës në pushtet.
Kjo diktaturë vrau mbi 6000 shqiptarë dhe e rrënoj vendin për 45 vite,. 17 e 29 nëndori 1944 janë ditët më të zeza për Shqipërinë e shqiptarët se e shkëputen Shqipërinë nga Europa, dhe ne humbën shansin për të qënë vend demokratik..
E vërteta dhe shoqëria duhet tëju çjerrin maskën deformuesve nostalgjikëve dhe enveristave që na dalin si kërpurdha mbas shiut.Diktatori Enver Hoxha është në historinë e popullit shqiptarë , Si Polt Poti i Kamboxhës, dhe Stalini i fundit në shekullin e kaluar. Ai do të njihet në histori për vrasjet që i bëri kombit të tijë.
Nuk ka historian që mund ta shpëtoi. Është koha që të gjithë forcat antikomuniste, institucjonet religjjone, partitë, intelektualët me mendim liberal , media progressive të reagojnë të bashkuar ndaj kësaj përpjekje të mbarsur me moral përvers që po kërkon ti serviret dhe ti imponohet brezit të ri.
Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike.
Indiferentizimi ndaj kësaj ceshtje, duhet konsideruar tradhëti ndaj idealeve të atyre që dhanë jetë dhe u sakrifikuan për liri e demokraci.. Mesazhi përkujtues i 80 vjetorit të vrasjes së intelektualëve të Tiranës konkludon në dy ceshtje madhore për antikomunistët dhe të përndjekurit politikë të Shqipërisë për shqiptarët në përgjithësi:
E para të luftojmë kundër harresës , harresa është vdekja e dytë e viktimës, komunistët kan vrarë mbi 6000 burra e gra ,dhe ju kan zhdukur kufomat. Por po të harrojmë sacrificat e tyre , dëshmorët do të vdesin përfundimishtë , dhe po të ngjasë kjo , Ne të gjithë jemi përgjëgjës.
Me rikujtimin e tyre na shpëtojmë nga vdekja e përhershme herojt , dëshmorët dhe viktimat. Na që imbijetuam katastrofës kolektive të terrorit të kuq e kemi për detyrë. Ne duhet çdo ditë të ballafaqojmë përpara shoqërisë të vërtetën përpara hipokrizisë mashtrimit dhe gënjeshtrën komuniste, kësaj helmatisje antikombëtare.
E dyta është fare e qartë se askush nuk shqetsohet për fatin e të përndjekurve politikë. Ajo që na mbetet është solidariteti në mes nesh.
Solidariteti njerzor asht forma ma sublime e dashurisë për njani tjetrin e markuptim dhe ndihmesës së ndërsjelltë. të i japim dorën njëri tjetrit , të ndihmojmë njeri tjetrin.. Ka sot me mijëra ish të persekutuar politikë që kan mbetur rrugëve pa familje, pa fëmijë , pa shtëpi.kjo masë fatmjerësh asht turpi i pushtetit politik sot në Shqipëri.
Na bjerë detyra kombëtare të shkatrojmë murin politik klasor që kan ndërtua prej 34 vitesh klasa politike shqiptare kundrejt familjeve dhe fëmive tanë.
Asnjë i përndjekur politikë nuk lejohet të jetë në administrate apo institucjone të shtetit shqiptarë..ky është krimi i dytë klasor ndaj të përndjekurve politikë shqiptarë.
Ne duhet të punojmë me solidaritet në mes njëri tjetrit për të ardhmen e fëmive tone. Ti themi ndal revansheve ideollogjike që na cfaqën me kostume demokratike.Shqipëria atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluemes diktatoriale.
Grupi parlamentari i opozitës, duhet urgjent mbrenda këtij sesioni parlamentar të aprovojë ditën e kujtesës kombëtare, dhe të denojë me ligj krimet ekomunizmit siç ka vepruar Europa e pastluftës së ftohtë , mbas shembjes së murit të Berlinit.
Dhe mos të harrojmë fjalët e një të burgosuri politik spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve komuniste derisa çdo rresht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë.”mesazh që vlen për shoqërinë shqiptare!
Lavdi dhe krenari për intelektualët e kombit shqiptar që me veprën e tyre ndaj kombit na drejtojnë dhe na ftojnë të mbrojmë lirinë dhe shënjtërinë e saj!
Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë nënshkrimet e kriminelëve, janë të pavlefshme- Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Nëse kuislingu Hashim Thaçi nuk ishte kriminel, pse jeton në burgun e Hagës?
***
Krimineli i fëlliqur – kuislingu Hashim Thaçi, dhe krimineli i ndyrë – renegati Isa Mustafa, nënshkruan në letër tualeti “marrëveshjen” e pavlefshme private-kriminale për një “mini-Serbi” brenda territorit të Kosovës. Pra këta dy bastardë bënë krimin më të rëndë kundër integritetit territorial (tërësisë territoriale), Tradhtinë ndaj Vendit, që Kosova të mos ekzistojë. Pavarësisht se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Qeveria aktuale e Kosovës duhet automatikisht të ndalojë pagesat astronomike për avokatët e kriminelit antishqiptar Hashim Thaçi dhe me këto miliona dollar-euro të angazhojë një ekip avokatësh më të mirë (nga SHBA, Anglia dhe Gjermania) që do ta ndihmonin qeverinë kundër “ndërmjetësve” të korruptuar që punojnë për copëzimin (shpërbërjen) e Kosovës për të kënaqur apetitet e pangopura të Serbisë naziste-terroriste.
***
Të gjithë ata shqiptarë që besojnë se Kosova duhet ta zbatojë “marrëveshjen” e pistë nëse merr garanci nga ndërkombëtarët, duhet ta mendojnë sërish. Naiviteti kushton. Siç i kushtoi Ukrainës me “marrëveshjen” me Rusinë, e njohur si “Memorandumi i Budapestit” i vitit 1994.
Memorandumi i Budapestit është një marrëveshje ndërkombëtare në të cilën Rusia, Britania e Madhe dhe ShBA deklaruan se do të respektonin pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës. Marrëveshja u nënshkrua në një konferencë nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më 5 dhjetor 1994. Deklarata u dha në këmbim që Ukraina të heqë qafe (për t’i dhënë Rusisë) armët bërthamore sovjetike që mbetën në Ukrainë kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në 1991.
Në Memorandumin e Budapestit, Ukraina shkëmbeu armët e saj bërthamore për garancitë e sigurisë. Por Rusia e pabesë tashmë me vite sulmon, okupon dhe e masakron Ukrainën. Sikur Ukraina naive mos ia dorëzonte armët bërthamore, Rusia as që do t`i afroheshe…
***
Serbisë i nevojitet diçka që është jetike për të dyja palët: Liqeni i Ujmanit dhe Miniera e Trepçës.
Prandaj dallaveraxhinjtë e regjur të BE-së “demokratike” që e puthin “popullin qiellor” serb edhe rreth organit gjenital, nuk i ndalin kërkesat ndaj shqiptarëve të Kosovës. Me vite, dëgjojmë ulërimat e tyre: “Asociacioni i komunave serbe këtu, kishat serbe atje, Ura e Ibrit në Mitrovicë, lista serbe bla bla…”.
Në të njëjtën kohë, hiena serbo-çetnike thotë: “Nuk është vetëm se jam me fat, por këmbët e mia janë të forta “.
***
Fajin kryesor për gjendjen e krijuar e kanë shqiptarët, që jo vetëm nuk dinë të bashkohen por çdo ditë e vrasin njëri-tjetrin. Ndërkaq, nudisti i droguar i shtetit amë është rreshtuar në krah të Serbisë kundër Dardanisë shqiptare.
O shqiptar, “duaji” armiqtë tuaj në rast se miqtë (bashkëkombësit) tuaj rezultojnë të jenë një bandë bastardësh.
***
“Ndërmjetësit” e huaj dhe disa analistë të kombit tonë fantazojnë se janë “lexuesit e mendjes” së serbëve, prandaj i këshillojnë shqiptarët për lëshime, asociacione…
Leximi i mendjes është një fenomen ku një person fiton njohuri për mendimet e një personi tjetër pa kaluar nëpër ndonjë kanal të njohur shqisor. Leximi i mendjes është një term i përdorur në të njëjtën mënyrë si “transferimi i mendjes”. Ka shumë histori për njerëzit që besojnë se kanë përjetuar leximin e mendjes, por nuk ka studime shkencore që dokumentojnë se leximi i mendjes mund të ndodhë në të vërtetë.
Kosova (viktimë) nuk ka asnjë obligim ndaj Serbisë terroriste që ka kryer gjenocid në Kosovë që t`i jap (fali) një copë toke të veten, pa i pas asnjë borxh. Përkundrazi, borxh i ka agresori gjenocidal. Kosova nuk ka obligim të plotësoje dëshirat (obligimet) e tradhtarit-kriminelit Hashim që gjendet në Hagë: “Hajt se po ta japi Kosovën por mos më burgosni për vrasjet që ua kam bë shqiptarëve” .
***
Asgjë nuk është e rastësishme. Të gjitha situatat në jetë funksionojnë drejt një qëllimi specifik.
Udhëheqja është aftësia për të përkthyer vizionin në realitet.
Milingona thotë: “Asgjë nuk është shumë e rëndë për një turmë të madhe”. Shqiptarë, Bashkohuni!
PS: Nuk kam konflikt interesi në lëndët që kam shkruar që nga viti 2001, prandaj jam i përshtatshëm (i aftë) për temën. Kjo nuk do të thotë se jam i gjithëdijshëm. Absolut jo.
***
Dy pika kryesore i kam përsëritur disa herë në shkrimet e mia:
Asociacioni është 100% copëtimi, shpërbërja e Kosovës…
Kosova nuk është pronë private e asnjë individi, partie apo qeverie. As e Kryeministrit. Prandaj, askush përveç qytetarëve të saj nuk mund të vendosë në këtë çështje, ku bëhet fjalë për jetë a vdekje.
Ndërkaq, shakaxhinjtë e huaj, të ashtuquajtur “ndërmjetës”, sidomos ata sllovakë dhe spanjollë (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, prandaj, meqë janë të zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallen të paaftë për ndërmjetësim), le të krijojnë shoqata (asociacione) paraprakisht në vendet e tyre…
Qeveria e Kosovës është e obliguar të organizojë një Referendum, në të cilin qytetarët e Kosovës (dhe diaspora) do të votojnë për krijimin ose refuzimin e tij.
• A e pranoni asociacionin?
• A jeni kundër asociacionit?
***
Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.
Çdo njeri që mban një magji të fshehtë dhe të rrezikshme në fytyrën e tij; do të ngjall gjithmonë dashurinë e dikujt, por edhe urrejtjen e dikujt!
***
1)Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake (kjo vlen edhe në politik), kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
2)Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la…
35 vite nga rënja e Murit të Berlinit Shqipëria nuk shkëputet nga muret ideologjike të diktaturës!
Zhgënjimet e mëdha mbas 35 vitesh nga rënja e murit të Berlinit,ato nuk e zbehin, por e nxjerrin dhe më shumë në pah nevojën e shembjes së mureve që vazhdojnë të ngrihen kudo
sidomos nga politika shqiptare që nuk i denuan krimet e komunizmit.
Shqipëria si vend stalinist në të kundërtën e Europës juglindore, jo vetëm nuk ju bashkua europës demokratike për të dhënë drejtsi për mijëra të vrarë, e mijëra të burgosur, por ngriti në pedistal ideologjinë e diktaturës duke nderuar xhelatët që kryen krime çnjerzore. I vetmi vend në Europë që nuk ka një ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit, por as nuk ka një ligj për denimin e krimeve të komunizmit.
Europa feston madhërishëm shembjen e murit që ndate dy botë, Shqipëria vazhdon rrugën e stalininizmit duke ndërtua mure ideologjike e duke helmuar brezin e ri sikur Shqipëria ndërton “demokraci”
35 -40 % e shqiptarve antikomunistë përballen me represionet ideologjike të së majtës që nuk dha llogari për krimet e komunizmi. Gjaku i mbi 6000 shqiptarve të pafajshëm presin një varr në tokën e tyre se ju kan zhdukur kufomat, mijëra të burgosur politikë shkojnë në botën e amshuar të përbuzur dhe të lënë në harresë nga politika postkomuniste shqiptare.
Shqiptarë mos heshtni ndaj veprimit politik të politikanve trashgimtarë të diktaturës që ngrejnë mure për të mposhtur lirinë që na dha shembja e murit të Berlinit. Akoma ne antikomunistave shqiptar na jehonë thirrja e Presidentit anerikan Roland Regan: “Zoti Gorbaçov hape këtë portë! Zoti Gorbaçov rrëzoje këtë mur!
Muret bien,kur nuk i durojnë njerzit që duan lirinë.
Është koha që shqiptarët ta shembin këtë mur që u rindërtua nga pasardhsit e diktaturës!
Besim Ndregjoni
Sot, pas rreth 34 vjet shtet “demokratik”, krimi, në bashkëjetesë me politiken dhe korrupsionin, vijojnë të përbëjnë ankthin kryesor të shoqërisë shqiptare. Shkaku është i njohur: krimi, jo vetëm që nuk ka frikë nga shteti, por qëndron më lart se shteti në kapacitete dhe në inisiativë. Madje, e komandon shtetin.
Nuk ka mëdyshje se, kur fuqia e shtetit funksionon me institucione dhe kur vullneti politik iu nënshtrohet institucioneve, qytetarët ndjehen më të sigurt për jetën e tyre por edhe për qetësinë publike në përgjithësi.
Kur potencialet e krimit janë më të mëdha, janë institucionet ato që bëjnë diferencën, është fuqia e tyre, ndër to, fuqia e institucioneve të sigurisë. Shtetet e kërcënuara nga krimi, iu drejtohen pikërisht këtyre institucioneve, midis tyre xhandarmërisë. Është kjo arsyeja që, një numëri konsiderueshëm shtetesh të botës, ndër to shtete të mëdha si Franca dhe Turqia, aplikojnë sistemin e xhandarmërisë si forcë policore publike.
Gjatë tri dekadave të fundit, dy zhvillime të mëdha që kanë ndodhur pikërisht në vendet europiane, duket se tregojnë për një rritje në numër dhe në rëndësi të forcave të tipit xhandarmëri: së pari, xhndarmëria është zgjeruar më shumë se sa forcat e tjera të sigurisë dhe, së dyti, xhandarmëria po luan gjithnjë e më shumë rol të spikatur në adresimin e shumë sfidave të sigurisë të pas Luftës së Ftohtë. Kontrolli i kufijve, lufta kundër terrorizmit dhe kriminalitetit, mbajtja nën kontroll e rrebelimeve të frymëzuara nga motive etnike, fetare apo politike, angazhimi në operacione paqeruajtëse, etj., i bën forcat e xhandarmërisë të kenë rol unik në këto misione.
Në krahasim me forcat e tjera të policisë, xhandarmëria mund të ofrojnë një forcë më të mirëpajisur ushtarakisht, deri edhe grupe të blinduara, çka i bën ato më të afta për t’u përballur me grupet e armatosura dhe me të gjitha llojet e dhunës. Xhandarët luajnë një rol të rëndësishëm në rivendosjen e rendit dhe ligjit në zonat e konfliktit, zonat e largëta rurale, etj., detyra të cilat u përshtaten qëllimit, trajnimit dhe aftësive të tyre.
Rritja dhe zgjerimi i njësive të xhandarmërisë në mbarë botën lidhet edhe me problemin gjithnjë e më të ndjeshëm të përdorimit apo mospërdorimit të njësive të mirëfillta ushtarake në përballimin e kërcënimeve të brendshme. Sikurse është e njohur, përdorimi i forcës ushtarake në funksion të sigurisë së brendëshme, zakonisht ka degjeneruar misionin e tyre, çka rezulton në pasoja të pafalshme, sidomos për shtetet demokratike.
Pas konstituimit në Shqipëri të Mbretërisë më 1928, Xhandarmëria, e cila më parë përbëhej nga një numër simbolik, u shndërrua në një nga armët kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit. Në vitin 1928 numri i përgjithshëm i saj arrinte në rreth 3600 xhandarë dhe oficerë komandues, duke përmbledhur dhe policinë qytetëse, siç quhej në atë kohë policia bashkiake.
Në vitin 1928, Xhandarmëria Shqiptare u organizua në nivel qarqesh, rrethesh e postë komandash, në përshtatje me shtrirjen gjeografike të popullsisë së vendit. Pak vite më vonë, në ndihmë të Xhandarmërisë, Mbreti Zog angazhoi një grup këshilltarësh anglezë, me në krye një gjeneral britanik, çka shërbeu jo vetëm për rritjen e profesionalitetit, por sidomos për ta shkëputur atë nga ndikimi italian.
Kufijtë e paprekshëm të shtetit shqiptar dhe ruajtja e rendit dhe qetësisë, të cilat ishin bërë proverbiale në ato vite që mbahen mend edhe sot si koha e artë e sigurisë publike, e rendisin armën e Xhandarmërisë Shqiptare përkrah armëve dhe shërbimeve kryesore të ushtrisë sonë kombëtare. Një nga gazetat e asaj kohe shkruante: “Viset, edhe ma të largëta të atdheut, u pasunuen me një tok godinash, në të cilat ushtaraku e shplodhte trupin dhe nga të cilat nisej kur e lypte detyra për të rikthyer paqen dhe rregullin, atje ku ato ishin të cënue. Udhëtari që dikur u trembej maleve tona, kalon sot lirisht dhe i sigurt dhe në kepat ma të braktisura, mbasi pothuaj nuk ka kënd në Shqipninë tonë, që të mos gjendet një vatër gjindarësh”.
Xhandarmëria Shqiptare, e edukuar me besnikërinë e pafundme ndaj Kombit, edhe pse përbënte rreth 20% të forcës së përgjithëshme të armatosur të vendit, në çastin kritik të pushtimit të vendit nga Italia fashiste luajti rol kryesor në mbrojtjen e qyteteve-port, kryesisht të Durrësit, ku ishin përqendruar forcat dhe mjetet kryesore pushtuese italiane. Mbrojtja shqiptare kundër forcave të pushtimit, praktikisht komandohej nga majori i xhandarmërisë Abaz Kupi.
Xhandarmëria e asaj kohe aplikonte forma të hapura informacioni. Në të kundërt, regjimi diktatorial i kohës komuniste e suprimoi Xhandarmërinë, duke e zëvendësuar me forcat e sigurimit dhe duke aplikuar forma të fshehta spiunazhi e shtypjeje psikologjike.
Është e pafalshme që sot, në një sistem politik që parakupton sigurinë e plotë ekonomike e publike, të kemi gjëndje më të pasigurt. Në këto kushte, alternativa e ringritjes së xhandarmërisë, me statusin e një force elitare sigurie, përbën zgjidhjen e duhur për rivendosjen e sigurisë publike e në veçanti të jetës së qytetarit, në çdo cep të jetës së vendit.
*Bashkëkryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar
Dy ditë pas fitores së ish-presidentit Donald Trump dhe republikanëve, në përgjithësi anë e mbanë vendit, në zgjedhjet presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara kanë filluar spekullimet mbi emërimet e mundëshm në detyrat e larta të administratës së ardhëshme republikane. Burime të ndryshme mediatike por edhe nga qarqe të afërta politike me Z. Trump dërgjohen zëra mbi emrimet e ardhëshme në administratën e re të figurave të njohura politike të Partisë Republikane dhe jo vetëm.
Një prej këtyre e personaliteteve është Senatori Marco Rubio që përflitet si një kandidat i mundëshëm në krye të diplomacisë amerikane, si Sekretar Amerikan i Shtetit. Emri i tij po përmendet sot nga disa media, përfshir rrjetin televiziv amerikan, FOX, i përafërt me Presidentin Trump. Disa media të tjera flasin për zgjedhjen e Senatorit Marco Rubio si Kryetar i shumicës Republikane në Senatin e ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara.
Senatori Republikan Marco Rubio
Senatori Marco Rubio sipas faqes së tij zyrtare në internet është në mandatin e tij të tretë si Senator që përfaqëson shtetin Florida. Ai mbetet i angazhuar në misionin e tij për t’i shërbyer banorëve të shtetit Florida dhe për të garantuar se Amerika vazhdon të jetë një vend i fortë dhe i qëndrueshëm përball krizave për të gjithë brezat e ardhëshëm amerikanë. Në faqën e tij zyrtare thuhet se për Senatorin Rubio, kjo nuk është një çeshtje partizane ose partiake. Z. Rubio konsiderohet si ndër senatorët më të mirë që bashkpunon me senatorët e palës opozitare, ndërsa ekspertiza e tij – edhe si anëtar i Komisionit të fuqishëm të Senatit për Punët e Jashtme — është politika e jashtme dhe promovimi i interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në biografinë e tij thuhet ai është interesuar në politikë nga influenca e gjyshit të tij, i cili ishte dëshmitar i shkatërrimit të Kubë nga komunizmi — vendlindje e familjes së Senatorit Rubio.
Kush është Senatori Marco Rubio: Ai është 53 vjeç, ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit Florida nga viti 2000 deri në 2008, dhe është zgjedhur Senator i Shteteve të Bashkuara nga ky shtet, në vitin 2010. Në biografinë e tij, Senatori Rubio thotë se, besimi i tij në Amerikën dhe rpemtimet e saj është formula shumë heret nga prindërit e tij, të cilët kanë emigruar nga Kuba më 1956 dhe pasi diktatori komunist Fidel Kastro kishte soldifikuar regjimin e tij. Si përfundim, ata ata nuk u lejuan të ktheheshin kurrë më në atdheun e tyre. Ishte përvoja dhe kujdesi brenda familjes, thotë ai, që e ndihmuan të formonte jetën e tij si person dhe si politikan. Ai falënderon prindërit e tij për punën e rëndë të tyre për të siguruar që ai dhe vëllezërit e motrat e tij të kishin mundësitë për të shkuar përpara, mundësi të cilat ata nuk i patën kurrë në jetën e tyre.
Duke shprehur filozofinë e tij konservatore të qeverisjes, ai shprehet se, “ishte angazhimi i Amerikës për një qeveri me kompetenca të kufizuara, si edhe liria ekonomike, që hapën dyert e suksesit për mua”, thotë ai. Ai shton se, si anëtar i Senatit Amerikan, ai ka përkrahur me krenari ata që kanë hapur vende të reja pune, dhe ka mbështetur prindërit amerikanë, misioni i të cilëve në jetë është që për fëmijët e tyre, të ndërtojnë një Amerikë të fortë e të begatë. Përsa i përket politikës së brendshme, ai ndër të tjera është në favor të balancimit të buxhetit federal dhe për shkurtimin e shpenzimeve të qeverisë federale. Sa i përket politikës së jashtme dhe diplomacisë ndërkombëtare, Senatori Marco Rubio, është dalluar gjatë viteve në debatet e forta mbi politikën e jashtme amerikane, duke përmbledhur qëndrimet e tija, në këtë fushë, duke thënë se, “me krenari ka artikuluar qëndrimin tim në lidhje me interesat e Amerikës për të kundërshtuar tiranët e rrezikshëm, dhe në mbështetje të luftëtarëve të lirisë”, dhe ka theksuar se vazhdimisht ka ngritur zërin e tij në “përkrahje të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut”, anë e mbanë botës.
I vetëdijshëm për popullaritetin e tij në rritje, Senatori Rubio ka mbajtur një numër fjalimesh në të cilat ai ka prononcuar qëndrimet e tija, duke dhënë hollësi, nga pikëpamja e tij, mbi një numër çështjesh aktuale për Amerikën dhe për botën. Ai ka theksuar qëndrimet e tija konservatore mbi politikën e brendshme dhe të jashtme të Amerikës, përfshirë politikën ekonomike dhe financiare, që sipas tij, duhet të krijojë taksapagues të ri dhe jo të imponojë taksa të reja; dhe të merren masa mbarëkombëtare për të siguruar që shekulli 21, të jetë një “Shekull tjetër Amerikan”. Senatori Rubio ka folur mbi rolin që duhet të luaj qeveria në Amerikë dhe mbi rolin që Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë në botë. Ai ka thënë se do të vazhdojë të jetë i angazhuar në politikën e jashtme, pasi shumë njerëz, anë e mbanë botës, “gjithnjë brutalizohen dhe skllavërohen nga qeveritë e tyre”. Në një intervistë të ditëve të fudnit, Senatori Rubio u shpreh se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjohen nga gjumi përball kërcënimeve që paraqet sot Kina për Amerikën dhe botën.
Sa i përket spekullimeve nga qarqe mediatike dhe politike rreth emrimit të tij të mundshëm në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Administratën e ardhëshme të Shteteve të Bashkuara, tha se ky vendim është i Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe se është ende heret për të folur për një një emrim të tillë. Unë nuk kam folur me ta për këtë. Tani, për tani, puna ime, është në Senatitn Amerikan, tha Senatori Rubio, duke mos thenë asgjë më shumë, veçse shtoi se administrata e re do të ketë një “politikë të jashtme pragmatike”.
Mbetet për tu parë, në ditët dhe javët e ardhëshme, nëse Senatori Marco Rubio, bir i prindërve antikomunistë nga Kuba e Fidel Castros, do të emrohet në krye të Diplomacisë së Shteteve të Bashkuara në administratën e ardhëshme të Donald Trumpit.
Lajmet me interesante
-
FOTOT- Zgjerohet skandali i Bukureshtit, arbitri i ndeshjes Rumani-Kosovë komunikon në…celular
November 18, 2024
-
ATJE ËSHTË VENDLINDJA, ATJE ËSHTË ATDHEU – Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
November 15, 2024
-
Gazetari rumun kritikon tifozët: Nuk mund të bërtasësh Serbi në stadium, përballë një populli të masakruar
November 19, 2024
-
Letër e hapur për Jozefina Topallin- Nga Augustin M. Mirakaj
November 15, 2024
-
“Qofsh i xhenetit vëllai ynë!”- Humbi jetën dje nga një thikë në zemër, shokët e klasës së Martin Canit lule e qirinj për vogëlushin e ndjerë (Pamje nga vendngjarja)
November 19, 2024
-
HOROSKOPI E PREMTE 15 NËNTOR 2024
November 15, 2024
Lajmet e fundit
-
Gaetz tërhiqet nga gara për prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së
By voal.ch | November 21, 2024
-
“Babai i Martinit punonte në një lokal pranë SPAK”- Klodiana Lala: Në janar do shkonin në SHBA familjarisht…
By voal.ch |
-
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër-arrest për Kryeministrin izraelit Netanyahu dhe zyrtarët e Hamasit
By voal.ch |
-
Punonjësit e kryetares së Roskovecit dhunuan gazetarët e ‘Piranjave’- Bardhi: Sjellja e dhunshme veçse provon vërtetësinë e investigimit
By voal.ch |
-
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
By voal.ch |
-
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë veprimi
By voal.ch |
eh more Shaban je jashte realitetit kosoven po e zhbejme ne te gjiyhe qe i votojme ata trimat e uc leshit e ata te rilindje leshit qe po na nxjerin uje te zi e po ik mileti nga syte kembet po je trim dergoi letra muaj per muaj natos amerikes gjermanise e shpjegoja se serbia e rusia ia u hodhi me ndihmen tuaj ka vene ne pushtet agjentet e saj e ne delet me tepegere ne koke veme edhe i votojme