Unë jam frikësuar si qeni
Kur shihja nga dritarja si mprehnin thikat
Si rripnin lepujt
Kur qielli hapej
Dhe dielli zihej
Kam parë Zotin të më pikë në ballë
Kontributi im është zero
Për revolucionin për historinë
Jam frikësuar si mos më keq
Kam ikur larg të strehoj fëmijët
Gruaja më thotë lëri ato tashti
Kush s’u frikësua kur mbulonte terri
Po s’u zë goja gjëra të tilla
Tanimë që mori fund e gjitha
Së paku mund të kemi strehë
Për kalamajt mor aman
Të gjithë pëlcasin fjalë të mëdha
Po unë prandaj e them
t’u jap guxim Atyre
Komentet