Konsumi me tepri i qumështit dhe i nënprodukteve të tij është i lidhur me një rritje të rrezikut të zhvillimit të Parkinsonit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i udhëhequr nga Universiteti i Harvardit. Rezultatet e studimit treguan se ata të cilët konsumuan më shumë qumësht, gjalpë, kos dhe djathë ishin më të predispozuar në raport me pjesën tjetër që u treguan të rezervuar.
Sëmundja e Parkinsonit është sëmundja më e shpeshtë, që sjell çrregullime të lëvizjes në moshën e tretë. Ajo ka të bëjë me shkatërrimin e disa qelizave nervore që ndodhen në një zonë të trurit, që quhet (substantia nigra), dhe janë përgjegjëse për prodhimin e një substance që quhet dopaminë dhe shërben si transmetues sinjali për kryerjen e lëvizjeve të ndryshme.
Pra, ka të bëjë me atë që përcaktohet ndryshe si funksionet motore të njeriut, ku përfshihen ecja, përdorimi e duarve, të folurit, të qëndruarit në këmbë, mimika etj. Është një sëmundje, e cila zakonisht prek moshën e tretë, ku pikun më të lartë të fillimit e ka rreth moshës 60-65 vjeç dhe me rritjen e moshës shenjat e Parkinsonit sa vijnë e shtohen.
Komentet