“… Dallandyshet do t’ i zerë bora këtu
Kanë harruar të ikin: Këtu jeton ti
Orët e ditës zihen ndërveti:
Secila prej tyre don të jetë TI
Në ty, në ty e bukura ime
Endrrave ua gjej emrat e humbur!”
~ Hamit Aliaj(Ti je harrimi)
Këto ditë , siç mund të jetë vënë re nga publikimet tona, tek adresa `fb`, “Tropoja Poetike, kemi shpallur një konkurs fotografik online/në internet, konkurs me temë “DËBORË PRANVERE”-2020, e kushtezuar tek dëbora që ra në fillim të prillit, pikërisht të këtij muaji. Një konkurs fare i thjeshtë në dukej, por që rezultoi me jo pak emocione të bukura, ku mbizotëroi dashuria për natyren, arti fotografik, arti i së bukurës, ku edhe për shpërblim kundrejt fituesve, premtuam dhuratën më të çmuar dhe më të bukur, LIBRIN.
Për realizimin e këtij konkursi mbi të gjitha, ishte dëshira e mirë, që të mund të zbusnim sadopak ankthin dhe mpakjen e ketyre ditëve, të mund të shpërqendroheshim nga serioziteti i realitetit të zymtë, pse jo dhe frika, dhe të çeleshim nga çehra bashkë me diellin e stinës, të përqendroheshim tek natyra, e bukura, tek vetë jeta. Në këtë kohë të pazakontë që po kalojmë për shkak të Covid-19, nga ku pothuajse të gjithë jemi të detyruar të rrimë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e kësaj “flame”, të privuar nga këto ditë të mrekullueshme të pranverës, “pranverës tekanjoze” do të thoja , ku përveçse luftës me koronavirusin, na solli dhe nderthurje stinësh , shi, borë, diell e lule plot…
Në këtë moment më vjen ndër mend proza poetike e poetit tone të mirënjohur Skëndr Buçpapaj.
Citojmë :
“Bora ua kishte mbytur zërin lumit, prrojeve e krojeve, e kishte vënë natyrën në gjumë në mes të ditës, ia kishte mbyllur zërin dhe sytë. Në dritaret e klasave kishin ardhur e po rrapëlonin krahët zogjtë a thua se shkolla ishte Varka e Noes ku ata të gjenin shpëtim pas përmbytjes së botës nga bora kudo që arrinte shikimi i atyre zogjve. Ne drejtuesit e Varkës së Noes, mësuesit e nxënësit u gjetëm të befasuar për misionin tonë biblik. Por më të befasuarat u gjetën lulet manushaqe nëpër tavolinat e mësuesve, nëpër bankat e nxënësve, mbi dritare e dyer.” ~ Skënder Buçpapaj, (Kujtim nga 7 Marsi 1972), prozë poetike.
Kështu, meqënëse ishim “arrest shtëpie” e nuk rendnim dot drejtë natyrës, me anë të këtij konkursi, menduam ta sillnim natyren tek ne, nëpërmjet peziazheve të bukura që do na sillnin fotografet amator, me fotografitë dhe videot që do realizonin dhe do na i sillnin në konkurim.
Foto të cilat më pas, i postuam tek faqja “Tropoja Poetike” me të dhenat përkatëse, sipas kritereve që kërkonte ky konkurs, siç ishin: vendi ku është realizuar fotografia apo fotografitë, videot, data kur është realizuar, dhe autori, që t`i bënim publike nga ku të shikoheshin dhe të vlerësoheshin edhe nga ndjekësit, publiku. Tjetër kriter, nga më kryesori fare, ishte tema pikëisht e dëftuar nga kapriçot e vetë stinës, ku fotografitë duheshin të jenë patjetër foto me dëborën e re që ra këto ditë.
Menjëherë pas shpalljes së konkursit, trokiten dhe konkurentet me realizimet e tyre… Dua të them se prisnim më shumë konkurent, nuk besoj se ishte e vështirë të beje foto me telefon në mungesë të një aparati fotografi, qoftë edhe nga dritaret apo ballkonet e shtëpive, apo dhe jashtë në natyrë në fshatrat e thella dhe të larta. Jo me patjeter për të fituar çmim, por për t`u argëtuar dhe çmallur të gjithë me foto të viseve të vendlindjes tone. Gjithsesi, konkursi zgjati pesë ditë, ngaqe nuk kishim më prurje nga konkurentet. Konkursi u hap ditën e enjte, datë 01.04.2020, dhe u mbull ditën e diel, datë 05.04.2020. Moren pjesë gjithsej 10(dhjetë) konkurent/fotografë. Kishim në konkurim 31(tridhjetë e një) fotografi dhe 3(tri) video. Çmimet u shpall në mbrëmje , datë: 08. 04. 2020.
Konkurentet që moren pjesë, po i renditim më poshtë sipas vetë renditjes së tyre në bazë të kohës së paraqitur me fotografite e tyre..:
- Ark. Hazir Isufaj, 2- fotografi, realizuar në qytetin e Bajram Currit, 1/2 prill 2020
- Lume Sella, 1- fotografi, të realizuar nga Erblina Dardha, Margegaj, Tropojë 1 prill 2020
- Eva Boshnjaku, 1- fotografi, realizuar në Myhejan,Tropojë, 2 prill 2020
- Gëzim Ibrahim Prengzi, 10- fotografi, realizuar në Geghysen,Tropojë, 1 prill 2020
- Esmeralda Byberi, 2- foto dhe një video, realizuar në Valbonë,Tropojë, 2 prill 2020
- Blerta Haxhiaj, 1-foto, realizuar: Klevi Haxhiaj, Tropojë e Vjetër, 2 prill 2020
- Syl Muçaj, 5-foto, realizuar Koçanaj dhe Valbonë,Tropojë, 1 prill 2020
- Taulant Selimaj, 4-foto dhe 1-video, realizuar në Valbonë, Tropojë, 2/3 prill 2020
- Ornela Geci, 2- foto të realizuara në Dubravë, tropojë dhe 1- video, realizuar në qytetin e Bajram Currit, 1 prill 2020
- Agostin Gjini, 3-fotografi, realizuar në Brisë, Mërturë, Tropojë, 2 Prill 2020
Si çdo kokurs edhe ky konkurs kishte jurinë e vet të nderuar, edhe pse organizuar në një kohë të pazakonte që po kalojmë, por pikërisht për t`iu kundërvënë kësaj kohe , ku më bukur se me natyren, artin, librin dhe bashkepunimin e mrekullueshem.
Menjëherë sapo kontaktuam me të përzgjedhurt tanë , të cilet kishim kënaqesinë t`I kishim pjesë të jurisë, siç kishim dëshirë edhe për shumë persnalitete të tjera të artit, letësisë dhe gjitha fushave të nderuara.
Juria jonë e nderuar përbëhej nga këta anëtar : (online)
- Mësuesja e nderuar, tashmë në pension, znj. Kada Mulosmanaj
- Piktori ynë i mirënjohur, z. Azem Kuçana
- Poetja, shkrimtarja, gazetarja e mirënjohur znj. Elida Buçpapaj
- Arta e artë e librarisë “Art`s Librari”, znj. Arta Zenelaj
- Fotografi dhe kameramani profesionist, z. Ismajl Buçpapaj
Të cilët i falenderojmë shumë që pranuan të bëhen pjese e këtij konkursi, duke qënë anëtare jurie. Faleminderit për bashkëpunimin, kohën që na kushtuan, përzgjedhjet e tyre të mirëanalizuara dhe të mirëvlerësuara. Emocionet e bukura që përcollen duku u shprehur ndaj fotografive , peziazheve , ku mund të themi u mori një kohë goxha të gjatë për të renditur fituesit, sespe çdo foto ishte e bukur, panoramike, dëbora që zbardhonte kudo …
Po rendis më poshtë fituesit e konkursit “Dëborë Pranvere” 2020
Konkurs i thjeshtë por me emocione të bukura, shprehur kjo nga konkurentet, nga juria , por dhe nga shumë ndjekës të faqes “Tropoja Poetike” , ku kishte edhe nga ata që kërkuan të organizojmë konkurese të tjera fotografike në vijim, me tema të ndryshme por dhe me tema të lira, ku mund të marrin pjesë shumë konkurues. Ne patjeter që ua premtuam ketë konkurs në të ardhmen e afërt.
Atëherë le t`iu prezantojmë me fituesit e këtij konkursi:
Vlersuar sipas jurisë tonë të nderuar por edhe duke marr parasyshë pëlqimet e publikut.
1. Çmimi i Parë, “Fotografia më e mirë” , “Video më e mirë, njëkohësisht dhe çmimin “Fotografi më i mirë” e fiton … Taulant Selimaj
2. Kemi dy fitues të Çmimit të Dytë : Me fotografitë e tyre zënë këtë pozicion në konkurim, Gezim Ibrahim Prengzi dhe Syl Muçaj
3. Çmimin e Tretë , e fiton Agostin Gjini
4. Çmimi “Fotografia më e pëlqyer nga Publiku” e fiton ark. Hazir Isufaj
5. Çmimi Inkurajues shkon për fotografen Eva Boshnjaku
Siç e cituam dhe më lart, për shpërblim kundrejt fituesve kemi premtuar dhuratën më të çmuar dhe më të bukur, LIBRIN.
Çmimit të parë do i dhurohen : 10(dhjetë) libra nga shkrimtarët dhe poetet tanë Tropojanë , të cilet do i përzgjidhi vetë … një autor-një libër.
Çmimit të dytë do i dhurohen: 5 (pesë) libra …
Çmimit të tretë do i dhurohen 3(tre) libra …
Çmimi “Fotografia më e pëlqyer nga Publiku” si dhe “Çmimi Inkurajues” , patjeter që do u dhurohen libra .
Teksa i pyetem konkurentet , se nëse do ishin fitues të çmimit të parë cilet do të ishin autoret e tyre të preferuar, në përgjigjet e tyre përmendën me dhjetra poet, poete , dhe shkrimtare tashmë të njohur por dhe më pak të njohur. Ky ishte një tjeter moment i bukur.
I falenderojmë konkurentet përpjesmarrjen, fotografët amator për realizimin e fotografive të bukura , dhe ju urojmë suksese!
Faleminderit Jurisë tonë të nderuar!
Faleminderit mbështetësve dhe ndjekësve të këtij konkursi.
Urojmë që sa më shpej dhe sa më mirë të dalim nga kjo luftë me armikun e padukshem , ku ka ndryshuar rrjedhen e jetës në mbarë botën. Stres, frikë, dhimbje, distance me njerëzit tanë të dashur. Urojmë që sa më shpejt t`i rikthehemi normalitetit dhe të perqafojmë natyren tonë të dashur, stinet, jeten.
“… dhe pastaj,
unë kam natyrën, artin dhe poezinë,
dhe nëse kjo nuk është e mjaftueshme,
çfarë është e mjaftueshme? “
~ Vincent Willem van Gogh
Administratorja e faqes “Tropoja Poetike”
Xhane Sherif Imeraj
Tiranë, 8 prill 2020
Foto të realizuara nga
Taulant Selimi
Gezim Ibrahim Prengzi
Syl Muçaj
Agostin Gjini
Ark. Hazir Isufaj
Eva Boshnjaku
Komentet