VOAL

VOAL

Kongresi Shqiptar i Elbasanit – Letra e Mit’hat Frashërit dërguar drejtorit të “Journal de Salonique” (5 shator 1909)

March 2, 2018

Komentet

“Të mos përdorim forcën ndaj çamëve, se janë shtetas të huaj, por brenda një nate, t’i çojmë në kufi dhe…”/ Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike, më 25 mars 1949! Ja çfarë u diskutua

Vendimi i Byrosë Politike: “Çamët të dërgohen me forcë në Greqi, për të luftuar kundër Monarko-fashistëve”!

Në vitin 1944, të mbërritur me mijëra në Shqipëri, çamët nuk do të gjenin një mikpritje, siç mund ta dëshironin mes vëllezërve të të njëjtit gjak. Shtetit komunist i Enver Hoxhës, rezulton dhe vërtetohet të mos e ketë kuptuar realitetin e ri të krijuar e, të mos e ketë marrë seriozisht domethënien e shpërnguljes nga Greqia të rreth 20-25 mijë njerëzve, në pikë të hallit. Sidomos në këndvështrimin politik, shpërngulja nuk është konceptuar, duke u trajtuar vetëm si një bezdi e madhe financiare, e strehimit dhe ushqimit.

Për pasojë mijërat e refugjatëve çamë, u sistemuan në disa kampe të ndërtuar me shpejtësi dhe në rastin më të mirë, futën kokat në çadra ushtarake të ndihmave amerikane dhe britanike, të cilët nisën të paguanin edhe për ushqimin e nevojat e tjera të tyre.

Sipas disa raporteve amerikane, në këtë kohë të hartuara nga kreu i misionit në Shqipëri, Jakobs, një pjesë e mirë e tyre flinin jashtë, ndërsa, një pjesë tjetër, në çadra.

Për të lehtësuar sadopak barrën e qeverisë shqiptare, por edhe për t’i bërë një parapritë një angazhimi eventual të Enver Hoxhës, për të përzënë minoritetin grek nga Shqipëria për baraspeshë, amerikanët u detyruan të sillnin ndihma, jashtë kuotës për Shqipërinë, në shumën rreth 1.5 milionë dollarë.

Një masë e kotë, pasi Enver Hoxha dëshmohet të jetë pajtuar shumë shpejt me faktin e kryer të masakrës dhe shpërnguljes së popullsisë çame, nga grekët. Më tej mosinteresimi, është edhe më tepër i dokumentuar. Udhëheqësi i komunistëve shqiptarë, vërtetohet të ketë ngritur zërin për shpërnguljen e çamëve, vetën në dy raste:

Në vitin 1945, kur thirri në një takim anëtarët e misioneve ushtarake të huaja, me qëllim  për t’u kërkuar ndihma, dhe një vit më pas, më 1946-ën, këtë radhë në Konferencën e Paqes në Paris, ku e përdori çështjen politikisht.

Që Enver Hoxha nuk kishte asnjë koncept të qartë politik për çështjen, këtë e provon edhe tentativa për t’i përdorur refugjatët çamë si mish për top, në arealin e Luftës Civile të shpërthyer në Greqi.

Duke pasur informacion për shpartallimin e formacioneve të gueriljeve komuniste greke, përballë forcës së bashkuar të Qeverisë Greke, me britanikët e amerikanët, të cilët i ndihmonin me mjete të sofistikuara ushtarake, Enver Hoxha, për pak sa nuk nënshkruan një gafë të pafalshme.

Prova gjendet në proces-verbalin e një mbledhjeje të turpshme të Byrosë Politikë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, që daton më 25 mars 1949, ku vendoset që meshkujt çamë, që mund të mbanin armë, të merreshin me forcë dhe të dërgoheshin përtej kufirit, për të luftuar në krah të gueriljeve komuniste greke.

Në atë mbledhje, anëtarja e Byrosë, Liri Belishova, ankohet dhe deklaron se; vetëm 30 çamë kanë pranuar që të shkojnë në luftë dhe se anëtarët e Partisë Komuniste të Shqipërisë, e kanë marrë këtë çështje pa entuziazëm.

Ndërsa Mehmet Shehu, tenton t’i japë jetë një zgjidhjeje sipas stilit të tij. Ai propozon që çamët të merren forcërisht dhe të dërgohen në Greqi, për të luftuar në krah të gueriljeve komuniste.

Ja një pjesë nga fjala e tij: “Këtë duhet ta bëjmë pa e diktuar kush, brenda një nate, se ndryshe na ikin. Tani, të mos përdorim forcën me ta, se janë shtetas të huaj. Tani t’u themi komiteteve të Partisë se rretheve, ta lënë këtë çështje në heshtje dhe brenda një nate, t’i shpiem në kufi”.

Fatmirësisht historia nuk e ka dokumentuar realizimin e një krimi të tillë. Duket sovjetikët, të cilëve shqiptarët vendosën t’u kërkonin një konsulencë, nuk e kishin aprovuar.

Proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së, 25 mars 1949

LIRI BELISHOVA: Në bazë të vendimit të Byrosë Politike, janë dërguar poshtë disa shokë çamë, për të rekrutuar elementë refugjatë çamë, për në Ushtrinë Demokratike Greke.

Në mbledhjen e Partisë, është thënë açik, kurse me të tjerët nuk është folur, por kanë dekonspiruar anëtarët e partisë dhe populli e ka marrë vesh, prandaj deri tani vetëm 30 veta kanë kërkuar që të shkojnë dhe anëtarët e partisë, e kanë marrë këtë çështje pa entuziazëm.

Anëtarët e Partisë, nuk e kanë pritur mirë dhe reaksioni ka punuar për vetën e tij, ai e ka përgatitur terrenin për vete. Janë marrë refugjatët grekë ne 2-3 raste dhe me forcë, për të shkuar atje.

Përgjithësisht çamët, nuk duan të venë në Greqi. Parulla është se s’kemi besim tek grekët, duam të rrimë në Shqipëri, ose na lini të shkojmë në Turqi, Çamërinë nuk e duam. Duhet të shohim se çfarë masash duhet të marrim. Këtu duhet të marrim dhe një vendim për anëtarët e partisë, që kanë shfaqur këto tendenca se është situata e vështirë.

Ka disa propozime nga shokët çamë, që të bëhet mobilizim i detyruar dhe të merren disa masa kundër elementëve reaksionarë. Thonë gjithashtu që të bëhet një mbledhje me anëtarët e partisë që janë çamë, ku të marrë pjesë dhe një i deleguar i Komitetit Central, por unë s’jam dakord, që të përzihet partia jonë me këtë punë.

BEDRI SPAHIU: Ne kemi punuar që ata të kenë të drejtën e mobilizimit për këtu, ata janë shtetas grekë. Në Greqi kanë nevojë për ushtarë, të qe e mundur të shkonin me agjitacion, do të ishte më mirë, po në këtë mënyrë çamët, nuk do të venë në Greqi. Edhe nga ana ndërkombëtare, nuk ka ndonjë gjë, veç të mos duket dora jonë, por të bëhet natën. Për këtë mund të pyesim sovjetikët.

MEHMET SHEHU: Petrit Shahini nga Elbasani thotë, se me rastin e mobilizimit çamëve, elementët reaksionarë kanë filluar të flasin keq për Partinë Komuniste Greke, etj. Po t’i lëmë kështu çamët, partia diskreditohet nga këta reaksionarë.

Ne me këtë rast zbulojmë, se masën çame nuk e kemi në kontroll. Të përdoren kështu, njerëz të dërguar tek ata nga partia jonë, është një shenjë proteste, kundra qeverisë sonë.

Këtu kuptohet se sa larg është partia jonë, nga këto masa. E rëndësishme është, të veprohet me këta armiq të reaksionit. (gjithë anëtarët e tjerë janë dakord për këtë propozim të shokut Mehmet), pastaj të shihet cilët janë ata elementë anëtarë partie, që i kanë trajtuar kështu të dërguarit tanë.

Këta të përjashtohen nga partia dhe të dërgohen në kamp. (shokët e tjerë janë dakord dhe më këtë propozim). Për elementët e tjerë, po të merren me forcë, punë e vështirë nga pikëpamja ndërkombëtare, ky është i vetmi rrezik, po, përndryshe, ne e bëjmë brenda një nate.

Këtë duhet ta bëjmë pa e diktuar kush brenda një nate, se ndryshe na ikin. Tani të mos përdorim forcën me ta, se janë shtetas të huaj. Tani t’iu themi komiteteve të partisë së rretheve, ta lënë këtë çështje në heshtje dhe brenda një nate, t’i shpihem në kufi.

TUK JAKOVA: Në këtë rast të shihen cilët janë njerëzit e poshtër. Këtyre, monarko-fashistët ju kanë bërë njëmijë poshtërsi dhe nuk duam të venë të luftojnë, për vendin e tyre.

MEHMET SHEHU: Ne t’ju themi, të mos i lënë në një repart.

TUK JAKOVA: Ata shokë nuk kemi si i dërgojmë, të kthehen dhe të merren masat që tha Mehmeti.

MEHMET SHEHU: T’jua shtrojmë dhe sovjetikëve nga pikëpamja ndërkombëtare. Për familjet e tyre, ju kemi dhënë toka dhe le t’i punojnë.

HYSNI KAPO: Këto veprime që tha Mehmeti, të bëhen.

BEQIR BALLUKU: Këta të arrestohen dhe të venë të punojnë në Lozhan, ku është vendi shumë i përshtatshëm. /Memorie.al

(AQSH, F. 14/AP, V.1949, D.16, fleta 14)

Nga Ferdinand Dervishi

Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe vizita e sulltanit plak në Kosovë, tensionet në veri më 1911! Lëshimet që osmanët u bënë shqiptarëve

Përkujtohet Kryengritja e Malësisë së Madhe, e vitit 1911. Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqjeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pakënaqësinë ndaj regjimit xhonturk dhe ngritën më lart ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar.

Gjatë ekspeditës së Shefqet Turgut Pashës në Malësinë e Madhe, malësorët qenë larguar nëpër male ose ishin strehuar në Malin e Zi. Në këto rrethana, komitetet e fshehta filluan përgatitjen e një kryengritje të re, e cila do të fillonte në muajin maj të vitit 1911, mirëpo mbreti Nikolla i Malit të Zi synonte të realizonte planet e tij pushtuese ndaj Shqipërisë së Veriut. Kryengritja shpërtheu para kohës së parashikuar, më 24 mars 1911.

Malësorët nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit, pas luftimesh të përgjakshme çliruan Tuzin dhe ngritën flamurin shqiptar. Shpërthimi i parakohshëm i kryengritjes së Malësisë së Madhe i gjeti të papërgatitura krahinat e tjera të Shqipërisë dhe çrregulloi planin për një kryengritje të përgjithshme. Krerët e kryengritjes u mblodhën në një kuvend në Pllajën e Gërçës, në Malësinë e Madhe, ku nënshkruan një Memorandum me 12 kërkesa, i cili iu paraqit Portës së Lartë. Kërkesat e Memorandumit të Gërçës qenë: njohja e kombit shqiptar, bashkimi i vilajeteve shqiptare, çelja e shkollave shqipe etj. Realizimi i këtyre kërkesave do të çonte në krijimin e provincave autonome shqiptare.

KRYENGRITJA

Kryengritja filloi më 24 mars të vitit 1911 kur malësorët e Hotit, të udhëhequr nga Dedë Gjon Luli, nga Gjek Marash Gjeloshi e të tjerë, filluan veprimet e armatosura dhe sulmuan fortifikatën kufitare të Rapshës. Lëvizja u shtri shumë shpejt në Grudë, në Kelmend dhe në Kastrat. Shpërthimi i kryengritjes shkaktoi panik tek autoritetet xhonturke në Shkodër. Autoritetet osmane menduan të përdornin si mjet për ta penguar kryengritjen fanatizmin fetar, duke synuar të nxisnin përçarjet e grindjet fetare ndërmjet shqiptarëve myslimanë e katolikë. Në të njëjtën kohë xhonturqit hapën fjalë në të katër anët, se malësorët kryengritës ishin veglat e krajlit të Malit të Zi, domethënë të një shteti të krishterë. Për të nxitur konfliktin ndërmjet shqiptarëve, autoritetet osmane u shpërndanë myslimanëve të qytetit dhe të rajoneve përreth 4 000 armë. Por popullsia myslimane e priti me shpërfillje këtë propagandë. Vetëm një pjesë e vogël e atyre që morën armë luftuan kundër malësorëve. Edhe këta nuk i shqetësonte përkatësia fetare e Malit të Zi, por synimet e tij tashmë të njohura ndaj trevave shqiptare dhe vetë qytetit të Shkodrës. Kryengritja përfshiu menjëherë krahinat e Malësisë së Madhe. Numri i kryengritësve arriti brenda pak ditësh në 3 000 veta. Më 28 mars kryengritësit morën qytezën e Tuzit. Garnizoni i vogël ushtarak dhe qeveritarët u detyruan të mbylleshin në kalanë e quajtur Shipshanik, që ndodhej në krye të saj. Më 30 mars 400 malësorë sulmuan Koplikun, por u tërhoqën për mungesë armësh e municionesh.

MBLEDHJA

Më 30 mars u bë në Cetinë mbledhja e udhëheqësve të kryengritjes, e cila miratoi një memorandum drejtuar Fuqive të Mëdha. Në këtë dokument kërkohej paprekshmëria e territoreve shqiptare; të njihej gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në të katër vilajetet, në zyra e gjyqe dhe si gjuhë mësimi në shkolla; të gjithë nëpunësit në Shqipëri të ishin shqiptarë dhe të njihej zyrtarisht kombësia shqiptare; të ardhurat buxhetore të shpenzoheshin në dobi të vendit; ushtarët shqiptarë të mos shërbenin jashtë trojeve shqiptare, me përjashtim të rasteve të luftës. Memorandumi ishte nënshkruar nga Muharrem Bushati, Isa Boletini, Sokol Baci, Ded Gjo Luli, Abdulla Aga, Preng Kola dhe Mehmet Shpendi. Shtypi i kohës theksonte se, megjithëse kryengritja zhvillohej në një trevë të ngushtë, të banuar kryesisht nga katolikë, kryengritësit dolën me kërkesa kombëtare. Ata në thelb kërkuan autonominë e Shqipërisë. Më 6 prill 1911 u zhvilluan përleshje të ashpra ndërmjet malësorëve dhe forcave turke prej Tuzit deri në Kastrat. Por luftimet më të rrepta u zhvilluan atë ditë pranë Deçiqit, ku u asgjësuan 30 ushtarë, ndërsa nga kryengritësit mbetën në fushën e luftës shtatë veta, midis të cilëve ishte edhe prijësi i tyre, Nish Gjelosh Luli. Më 8 prill 200 malësorë u bënë ballë në afërsi të Kastratit për gjashtë orë rresht 1 200 forcave xhonturke, të cilat pas tërheqjes së kryengritësve plaçkitën dhe dogjën Bajzën e Kastratit.

KURTHI

Me qëllim që t’i fuste shqiptarët në mes dy zjarresh, komanda e ushtrisë osmane dërgoi nga Gjakova katër batalione nën drejtimin e Ethem Pashës. Kur po vinte nga Gucia, natën e 16 prillit, ushtria osmane u sulmua te Hani i Gropës nga banorët e Selcës. Ajo nuk arriti të vazhdonte marshimin drejt teatrit kryesor të luftimeve përreth Tuzit. Për tri javë rresht xhonturqit nuk mundën jo vetëm t’i nënshtronin malësorët, por as të lidheshin me garnizonin e rrethuar të Tuzit dhe të përforcoheshin në Deçiq. Fillimi i parakohshëm i kryengritjes në Veri, që ndodhi për shkak të presioneve të qeverisë malazeze, pengoi përhapjen e saj të menjëhershme në viset e tjera më të afërme. Kryengritja e malësorëve i gjeti këto pjesë të vendit ende të papërgatitura dhe të paorganizuara për veprime të armatosura të përbashkëta. Trevat veriore të vendit, sidomos Kosova, Mirdita e krahinat e tjera, ishin të çarmatosura nga ekspedita e vitit 1910. Megjithatë, Isa Boletini dhe Sulejman Batusha nuk hoqën dorë nga përpjekjet për zgjerimin e kryengritjes në viset e Rrafshit të Dukagjinit.

MBËSHTETJA E JUGUT

Në këto rrethana kryengritësit e Veriut iu drejtuan shqiptarëve të Jugut duke u bërë thirrje që të bashkoheshin me ta. Më 15 prill 1911 përfaqësues të Kosovës çuan në viset jugore thirrjen që Isa Boletini e kishte lëshuar disa kohë më parë (më 23 mars) nga malet e Shqipërisë, në të cilën thuhej: “… Na i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nuk kemi frikë qoftë dhe sikur qeveria të dërgonte të gjitha ushtritë e saj… Ju duhet sa më shpejt që të jetë e mundur të dërgoni njerëz dhe të përgatitni popullin … Na nuk duhet ta humbim rasën e favorshme që kemi sot”. Kryengritja e Veriut vuri në lëvizje edhe përkrahësit e veprimeve të armatosura në jug të vendit. U krijuan komitete të reja, si “Shoqëria e zezë për shpëtim”, që dërguan përfaqësuesit e tyre në Kosovë. Në Kolonjë u mbajt një mbledhje e udhëheqësve të lëvizjes, ku morën pjesë edhe emisarët kosovarë që sollën letrën e Isa Boletinit. Këtu u vendos të shpejtohej organizimi i çetave dhe në fillim të qershorit të niste kryengritja edhe në jug të vendit. Përkrahësit e veprimeve kryengritëse iu drejtuan popullit me këto fjalë: “Vëllezërit tanë, gegët, po na ftojnë ne të bijtë e Pirros, që t’u vijmë në ndihmë, e prandaj çdo shqiptar e ka detyrë të marrë hutën në krah e të bashkohet me kryengritësit e të mos lëmë të na turpërohet “Baba Tomori” i shenjtëruar që po buçet. Duam, pra, lirinë dhe vetëqeverisjen e Shqipërisë, duam të drejtat tona dhe do t’i kërkojmë gjersa të shuhemi të gjithë”. Në vilajetin e Janinës, në rajonet e Korçës, të Elbasanit, të Dibrës dhe të Ohrit komitetet e fshehta filluan të shpërndanin armë dhe të organizonin çeta. Më 16 prill u organizua në Manastirin e Cepos një mbledhje me krerët e kryengritësve të Gjirokastrës, të Delvinës dhe të viseve të tjera të Shqipërisë së Jugut, të cilët u betuan për t’u ngritur në luftë të armatosur kundër Perandorisë Osmane. Mirëpo, për shkak të qëndrimit pritës të elementëve të moderuar e të lëkundshëm dhe të trysnisë së faktorëve të jashtëm, Komiteti i Manastirit i shtyu përgatitjet për kryengritje në një kohë të pacaktuar, por gjithnjë brenda vitit 1911.

MËSYMJA

Ushtritë osmane me rrugë detare erdhën e zbarkuan në Shkodër më 18 prill. Mbërritja e forcave të reja osmane nuk i ndali sulmet e kryengritësve, në radhët e të cilëve luftonin edhe atdhetarë të tillë, si Luigj Gurakuqi, Hil Mosi e të tjerë. Më 22 prill dështoi kundërsulmi që forcat xhonturke ndërmorën nga ana e Shipshanikut dhe e Deçiqit. Në proklamatën e publikuar më 1 maj 1911, të shkruar në shqip, frëngjisht, gjermanisht e italisht, kryengritësit parashtruan edhe njëherë programin e tyre autonomist. Pasi flitej për vendosjen pas Revolucionit të regjimit xhonturk, të cilin e përkrahën edhe shqiptarët, në proklamatë shpalleshin këto kërkesa të kryengritësve: 1) Shqipëria të bëhej vetëqeveritare me sigurim të qeverive të mëdha nën hije të Turqisë; 2) Shkollat shqipe të mbaheshin prej qeverisë; 3) Ushtarët shqiptarë të mos dilnin jashtë kufijve të Shqipërisë, përveç se në rast lufte. Ndërkaq, përpjekjet luftarake u bënë më të shpeshta dhe më të rrepta. Më 3 maj u zhvillua një nga përleshjet më të mëdha të kryengritësve me forcat osmane, pas së cilës u hap rruga për në qendrën e vilajetit, në Shkodër. Luigj Gurakuqi shkruante ato ditë se “do të kishim marrë Shkodrën, po të kishim pasur armë”. Ngjarjet e Kryengritjes shqiptare të vitit 1911 patën jehonë brenda dhe jashtë vendit. Me kryengritësit u bashkuan, sado të paktë, edhe vullnetarë nga Italia e Bullgaria.

VENDIMI

Më 9 maj Shefqet Turgut pasha në përgjigje të proklamatës së kryengritësve të datës 1 maj 1911, publikoi shpalljen, ku thuhej se udhëheqësit e kryengritjes do t’i jepeshin gjyqit ushtarak, ndërsa ata që do të dorëzoheshin brenda pesë ditëve, duke dhënë armët e duke iu nënshtruar ligjeve e urdhrave të qeverisë, do të përfitonin nga mëshira e saj. Në shpallje thuhej se, po të qëllohej kundër ushtarëve, do të dënohej së bashku me fajtorin edhe pleqësia e katundit. Urdhërohej që frëngjitë e kullave të malësorëve të hapeshin një kut të gjëra e të gjata ose të mbylleshin krejt. Shpallja ra në duart e kryengritësve më 11 maj, ditën e vendosjes së shtetrrethimit dhe të krijimit të gjykatës ushtarake në Shkodër. Shefqet Turgut pasha kishte kohë që po merrte masat shtypëse, internonte familjet e pjesëmarrësve të kryengritjes dhe të atyre që dyshoheshin se kishin ndihmuar kryengritjen (pika 8 e shpalljes).

DEKLARATA

Kryengritësit iu përgjigjën thirrjes së Shefqet Turgut pashës me një deklaratë që u miratua në mbledhjen e mbajtur në Pikalë, të nënshkruar nga 60 udhëheqës të tyre, e cila iu dorëzua konsujve të huaj në Cetinë. Në këtë dokument thuhej se qysh nga dita kur ushtritë osmane kanë rrënuar e djegur shtëpitë e malësorëve shqiptarë, kanë dhunuar nderin e shqiptarit dhe kanë mbytur fëmijët, ata vendosën “me qëndrue derisa t’u jesi ma e mbramja pikë e gjakut ndër dej” dhe e “grishnin” gjeneralin turk “me dalë në lamë të luftës”. Pa pritur të mbaronte ende afati i armëpushimit të caktuar në shpalljen e tij, Shefqet Turgut pasha më 14 maj goditi befasisht malësorët. Ushtria osmane prej 6 000 vetash, e pajisur me artileri e mitraloza, u hodh sërish mbi Deçiq. “Forcat morën këto pozita, – shkruante konsulli austriak në Shkodër, – duke i dëbuar rrebelët pllambë për pllambë”. Pas këtij operacioni turqit mundën të forcoheshin në vijën Tuz-Deçiq-Kastrat, ku vendosën 6 000 ushtarë në drejtim të Shipshanikut dhe 5 000 të tjerë nga ana e Koplikut. Nga ana e Gucisë vijonte të ushtronte presion mbi kryengritësit në drejtim të Selcës një forcë e komanduar nga Ethem Pasha, e cila kishte arritur në 8 batalione. Ajo i mbajti të ngujuara forcat kryengritëse të Kelmendit pa arritur të bëjë asnjë hap përpara u detyrua të kthehej në Guci. Përballë këtyre forcave osmane, pa llogaritur trupat e shumta të dislokuara në Fushë të Shtojit pranë Shkodrës, qëndronin vetëm 2 000 kryengritës shqiptarë, të përqendruar në mes të Dinoshës dhe Tuzit. Shefqet Turgut pasha, duke përdorur artilerinë, shkatërroi të gjitha katundet që bënë qëndresë. Ushtria osmane nuk kurseu as malësorët myslimanë. Për t’u shpëtuar mizorive xhonturke, shumë familje malësore, gra, fëmijë e pleq, vazhdonin të kalonin në Mal të Zi. Ndërkaq zhvilloheshin luftimet në Shqipërinë e Veriut. Më 3 qershor 350 malësorë sulmuan Lezhën dhe e detyruan garnizonin osman të mbyllej në Atik-Kala. Midis mirditasve, që morën pjesë në këtë sulm, kishte edhe shqiptarë myslimanë nga Mati, nga Luma, nga Dibra, madje edhe nga Kosova. Kryengritësit prenë komunikimet tokësore e telegrafike midis Lezhës, Shkodrës dhe Shëngjinit. Por pas ndihmave që ushtrisë osmane filluan t’i vinin nga Shëngjini, kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin nga Lezha. Zgjerimi i kryengritjes shkaktoi reagimin e qarqeve politike të Shteteve të Mëdha.

SULLTANI

Për të penguar sadopak zgjerimin e kryengritjes së malësorëve në krahina të tjera të Shqipërisë, Komiteti “Ittihad ve Terekki” (“Bashkim e Përparim”) organizoi udhëtimin e sulltanit plak, Mehmet Reshati V, në Kosovë. Mendohej se ky udhëtim i sulltanit do ta lehtësonte “kthimin në vathë” të atyre, që ishin larguar nga “vëllazërimi osman”. Udhëtimi u organizua në formën e pelegrinazhit në varrin e sulltan Muratit I, të vrarë në Fushë të Kosovës. Sulltani udhëtoi vetëm në krahinën e Kosovës për ta veçuar këtë trevë nga kryengritja shqiptare në Malësi të Mbishkodrës. Më 15 qershor ai mbërriti në Prishtinë, ku u organizua një paradë e madhe ushtarake, por nuk u mblodhën aq njerëz sa pritnin xhonturqit. Nga frika se ceremonia në Gazimestan (në tyrben e sulltan Muratit) mund të kthehej në një manifestim kundërosman, ajo u mbyll shpejt me largimin prej andej të sulltanit dhe të personaliteteve që e shoqëronin. Kjo ndërmarrje e xhonturqve, siç pohojnë bashkëkohësit, s’qe veçse një komedi e inskenuar keq. Ndërkohë lëvizja kryengritëse filloi të zgjerohej edhe në jug të vendit. Në qershor doli në mal çeta e Korçës (me dr. Haki Mborjen në krye) dhe filluan të veprojnë edhe çeta të tjera. Shtrirja e lëvizjes së armatosur në jug e shqetësoi Athinën.

AMNISTIA

Më 17 qershor Shefqet Turgut pasha në emër të sulltanit shpalli edhe një herë amnistinë për kryengritësit që duhej të dorëzoheshin brenda 10 ditëve, duke premtuar, gjithashtu, 10 000 lira për shtëpitë e djegura. Në shpalljen që nxori me këtë rast thuhej se qeveria turke do të kujdesej për nevojat e vendit, për të shlyer dëmet që u ishin bërë kohët e fundit shqiptarëve, si edhe për të siguruar të mirën e qetësinë e popullit. Por në shpallje nuk bëhej fjalë për asnjë nga të drejtat kombëtare të shqiptarëve.

Pas shpalljes së 17 qershorit xhonturqit disa herë u përpoqën të hynin në bisedime me kryengritësit, por dështuan, sepse ndeshën në vendosmërinë e tyre për të luftuar deri në fund për të drejtat e tyre kombëtare.

Duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e kryengritësve të Malësisë së Mbishkodrës ishin katolikë, Stambolli mendoi se njerëz më të përshtatshëm për të hyrë në bisedime me malësorët do të ishin klerikët katolikë. Për këtë Porta e Lartë kërkoi edhe ndihmën e protektores së kultit të Austro-Hungarisë. Arkipeshkvi i Shkodrës, Jak Serreqi, që u ngarkua me detyrën e vështirë të ndërmjetësit në mes shqiptarëve kryengritës dhe Portës, e mori përsipër këtë rol, por me disa kushte. Autoritetet ushtarake e civile turke formuluan programin prej 8 pikash, me të cilin do të hyhej në bisedime me malësorët. Këto ishin shumë larg kërkesave të kryengritësve, të kërkesës së autonomisë së shpallur nga krerët e tyre qysh në muajin mars. Prandaj pikat e propozuara nuk u përfillën nga krerët e kryengritjes. Në këto rrethana misioni i klerikëve, të kryesuar prej Jak Serreqit, që u dërgua pranë malësorëve kryengritës, dështoi.

MARRËVESHJA GJYSMAKE

Kryengritja shqiptare e vitit 1911 përfundoi me një marrëveshje gjysmake për shkak se nuk arriti të shndërrohej në një kryengritje të përgjithshme. Ajo nuk arriti ta detyronte qeverinë xhonturke të pranonte kërkesat autonomiste të Memorandumit të Greçës. Pranimi i kërkesave të Greçës, siç pohonte Ismail Qemali, do të ishte një fitore e nacionalizmit shqiptar. Memorandumi ushtroi ndikim të fuqishëm edhe në pjesët e tjera të Shqipërisë dhe nxiti përpjekjet që u bënë për kthimin e kryengritjes së Veriut në një kryengritje të përgjithshme. “Libri i Kuq” iu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të Zi, Sadredin Beut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje. Për të pasur garancinë e Fuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë nga Luigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë. Megjithatë u arrit të vendosen kontakte midis kryengritësve të Shqipërisë së Veriut e asaj të Jugut si dhe me kolonitë. Atdhetarë të njohur nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, si Ismail Qemali, Pandeli Cale, Salih Hoxha etj., u gjendën ato ditë në Mal të Zi, pranë malësorëve.

Nikollë Ivanaj, Themistokli Gërmenji e Ismail Qemali shkuan gjithashtu në kolonitë për të siguruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Luigj Gurakuqi, Nikollë Ivanaj, Fadil Toptani e Themistokli Gërmenji vajtën edhe në Korfuz për të punuar që andej për zgjerimin e kryengritjes në jug të vendit. Por, në kohën kur kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës ishte në kulmin e saj, krahinat e tjera ngurruan të ngriheshin. Kosova, e cila nuk kishte kapërcyer pasojat rrënuese të ekspeditës së Shefqet Turgut pashës të vitit 1910, e pati të vështirë të hidhej në kryengritje, kurse Mirdita, nën ndikimin e Preng Bib Dodës dhe e çoroditur nga aksioni i Terenc Toçit, mbajti përgjithësisht qëndrim pritës. Komitetet e Jugut, të shqetësuar nga qëndrimi armiqësor i qeverisë greke, ngurruan të fillonin kryengritjen qysh në periudhën e parë, në maj – fillimi i qershorit, kur situata ishte më e volitshme për shpërthimin e saj. Lëvizja kryengritëse në Shqipërinë e Jugut shpërtheu nisi në korrik-gusht të vitit 1911, kur kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kishte filluar të binte e të dobësohej. Kryengritja u zhvillua në kushte të vështira brenda vendit dhe në rrethana jo të favorshme ndërkombëtare. Shtetet ballkanike, duke e vlerësuar autonominë e Shqipërisë si një pengesë për plotësimin e synimeve të tyre pushtuese ndaj tokave shqiptare, vunë të gjitha forcat për ta penguar Kryengritjen e Malësisë së Mbishkodrës dhe për të mos lejuar që ajo të kthehej në kryengritje të përgjithshme. Kryengritja e malësorëve ndeshi edhe në kundërshtimin e shteteve evropiane, sidomos të Rusisë e të Austro-Hungarisë, të cilat nuk donin turbullira në Ballkan. Në mënyrë të veçantë, u aktivizua monarkia Habsburge, e cila pengoi shtrirjen e kryengritjes në të gjithë vendin dhe u përpoq ta mbante lëvizjen shqiptare brenda kuadrit të kërkesave kulturore. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Italia.

Megjithëse Kryengritja e vitit 1911 nuk arriti të ndërtojë objektivat themelorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ajo zë një vend të rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Ajo shënoi një hap cilësor përpara në organizimin e lëvizjes kombëtare dhe ngriti në një shkallë më të lartë ndërgjegjen politike të shqiptarëve. Kryengritja e vitit 1911 i detyroi pushtuesit osmanë të hynin në bisedime me shqiptarët dhe t’u bënin atyre disa lëshime. Megjithëse këto lëshime ishin larg kërkesave kombëtare të shqiptarëve, përbënin ndërkaq një mbështetje për kërkesa më të përparuara në të ardhmen. Kryengritja nxori në pah çështjen shqiptare si një problem ndërkombëtar. Për këtë dëshmon, krahas të tjerave, edhe interesimi i diplomacisë angleze për kryengritjen dhe sidomos përkrahja prej Londrës e kërkesave kombëtare të shqiptarëve. Kryengritja e vitit 1911 mund të mbahet si prologu i Kryengritjes së Përgjithshme shqiptare të vitit 1912./Gazeta Panorama 

Abantët dhe gjurmët në histori, dëshmitë e autorëve antikë! Çfarë shkruante Homeri tek “Iliada” për tiparet fizike të tyre

ILIR CENOLLARI 1.Të ndjekësh historinë e Labërisë në një farë mënyre do të thotë të shkruash historinë e Shqipërisë. Thënë ndryshe, historia e Shqipërisë nuk ndiqet më mirë se sa kur shfletojmë historinë e Labërisë, që nga epokat e mjegullta të shoqërisë njerëzore e deri në ditët e sotme. Nuk kemi të bëjmë me një pohim romantik, por në një të vërtetë shkencore. Nga ky pohim rrjedh detyrimi për t’u thelluar sa më tepër në historinë e afërt dhe të largët të kësaj krahine të lavdishme të Shqipërisë, pasi në këtë mënyrë shkruajmë dhe historinë e Shqipërisë.

18413fbcf458037122175e1508ae96ae

Labëria është vendi ku lindi etnonimi “ilir” nga fjala shqipe hyll-yll, i miteve dhe fesë dodonase, institucioneve politike, shoqërore e shtetërore, i heronjve me famë botërore, si Herkuli, Abasi, Faetoni (Fatoni), Mesapi, Kadmi, Elpenori, Hylli, Kliniku ose Kleodeu, i traditave dhe zakoneve origjinale, i kostumeve kombëtare, folklorit dhe artit të oratorisë. Në këtë shkrim do të flasim shkurtimisht për abantët dhe gjurmët e tyre në histori sipas dëshmive të autorëve antikë. Emri i fisit të abantëve rrjedh nga Abas, stërgjyshi i tyri. Studiuesit e huaj etimologjinë e Abas e lidhin me ujin,2 por ky pohim mund të jetë i vërtetë nëse trajta e saktë e emrit është “apas”, “ap”, nga mesap, “mes ujrave” sikurse mendon Eqrem Çabej. Homeri “Iliada”, II, 542, etj., përshkruan në mënyrë të shkëlqyer tiparet fizike dhe karakteriale të abantëve, natyrën e tyre të rrëmbyer dhe gjaknxehtë, guximin e rrallë, shpritmadhësinë dhe bujarinë, temperamentin e gjallë, trimërinë e pashoqe, mënyrën e qethjes së flokëve, ritin fetar të dhurimit të një xhufke flokësh hyjnisë së lumenjve, marrjen me metalurgji dhe me shpikjen e armëve, mënyrën e luftimit, dhënien pas kalorësisë dhe dyluftimeve me shpata. Heroi abant, Elpenori, sipas poetit mbeti i vrarë në Luftën e Trojës, ndërsa Plini i Vjetër, varrin e tij e vendos në Labëri.3 Të njëjtin përshkrim për abantët e gjejmë dhe tek Arkiloku, shekulli VIII-VII p.e.s. (712-664).

Ndërsa Plutarku ne librin “Tezeu”, vëllimi 2, shkruan: “Abantët qenë të parët që praktikuan këtë mënyrë qethje flokësh, këtë zakon nuk e morën as nga arabët dhe as nga mizët, si mendojnë disa, por e krijuan vetë nga që luftonin trup dhe ishin stërvitur të kapnin prej flokësh armikun, sikurse dëshmon tekstualisht Arkiloku”. Për këtë arsye, – vazhdon Plutarku -Aleksandri i Maqedonisë urdhëroi gjeneralët e vet të qethnin mjekrën e ushtarëve që shkonin në luftë pasi ajo përbënte rrezik për jetën e tyre. Këtë mënyrë qethje e praktikoi dhe Tezeu, i cili ndonëse banonte në Athinë, mbante marrëdhënie të ngushta me abantët e Eubesë. Tezeu shkoi për t’u falur në orakullin e Delfit, qethi kokën nga para dhe i fali një xhufkë floku hyjnisë (sipas traditës labe). Tradita e qethjes së kokës nga para u trashëgua deri vonë nga arbëreshët dhe shqiptarët luftarakë. Apollodori, që i njihte abantët e Eubesë, thekson se ata që fëmijë hidhnin vallen e shpatave dhe visheshin me një tunikë të gjatë (njëlloj si Tezeu kur shkoi për herë të parë në Athinë dhe u përqesh nga ustallarët vendas).

Hesiodi, sipas Stefan Bizantinit, shkruan se ishulli hyjnor Abantis u quajt me këtë emër nga zotat e pavdekshëm, më pas Jupiteri e quajti Eube, që do të thotë buall. Nuk ka dyshim se abantët në kohra shumë të vjetra lëvizën nga Labëria drejt Italisë, Fokidës, Beotisë, Azisë së Vogël dhe Armenisë, duke përhapur etnonimin “abas” dhe “alba”, por mbas Luftës së Trojës, një pjesë e tyre u rikthye në atdhe, sikurse provohet nga dëshmitë e autorëve të vjetër, duke themeluar sipas gjasave disa qytete, si Orikumin, Amantian dhe Thronin. Në këtë rast abantë, amantë, kaonë dhe hyllionë janë etnonime sinonime. Kallimaku në “Himn Delit” shkruan se ata më të zellshmit, hiperborenët, për të sjellë kallzat e grurit dhe fidanët e shenjtë, të lindur në vise të largëta dhe që rojtarët e rreptë të unrës fatsjellëse, së pari e morën në Dodonë, për t’ua dhuruar më pas malianëve, të cilët kapërcyen detin dhe ua dhanë abantëve në fushat e hijshme të Lelas. Mbiemri “lela” ruhet sot në Labëri, sikurse “mandro”, emri i një hyjnie të lashtë, apo Olimpia, Tartari, etj. Apollonius i Rodit, libri IV, vargu 1175, thekson se eubeasit kanë banuar në tokën përballë Korfuzit, pra në bregdetin thesprot dhe kaon. Disa eubeas të tjerë sipas PseudoSkymnit (442-443) themeluan qytetin e Orikumit pas kthimit nga Ilioni i Trojës. Historiani i Piros së Epirit, Prokseni (703, frag. H, 6), informacion i përcjellë nga Stefan Bizantini, thekson se abantët janë një nga fiset epirote, krahas kaonëve, tymfejve, paraujve, amymonëve, kasopëve, etj. Pra, amantët dhe abantët janë i njëjti fis. Emile Isambert vëren se emri i abantëve dhe kaonëve kaloi në Itali shumë shekuj përpara luftës së Trojës. Thesprotët në jug të Kaonisë kanë të njëjtën origjinë me kaonët dhe s’janë veçse një ndarje e tyre. Emri i abantëve ruhet në qytetin Bantia të Italisë së Jugut dhe në toponimin Bënça në afërsi të Tepelenës. Amantinët ose Abantët shtrihen në trevën e Kurveleshit, Nivicës, Plloçës dhe malit të Tartarit.4 Pausanias (V, 22, 2-4) thekson se abantët morën pjesë në Luftën e Trojës dhe së bashku me disa lokrianë u kthyen në malet e Vetëtimave dhe prapatokën e tyre.

Plutarku në librin (Quast. Gr., 11, 293) thekson se eubeasit e dëbuar nga korinthasit në fillim të shekullit të VIII p.e.s. (rreth vitit 733 p.e.s.) u vendosën në Korkyrë (Korfuz).5 Dëshmitë për abantët janë kaq të shumta sa nuk mund të përmblidhen në një shkrim. Homeri (Katalogjet akene, Iliada, II, 536-545) thekson se abantët janë një popullatë ose grup etnik parahelen dhe barbar. Herodoti nga Halikarnasi, i thumbon bashkatdhetarët e vet jonianë duke u thënë se mes jush ka dhe shumë abantë të Eubesë, fis i huaj, njëlloj si minianët, arkmenët, kadmenët, dryopët, fokianët, molosët, pellasgët e Arkadisë, dorianët e Epidaurit dhe shumë fise të tjera që janë përzierë me ishullorët e Egjeut. Tukididi, Libri I, V, 3, shkruan se abantët e shekullit të V p.e.s. janë fis arkaik dhe gjysmë barbar, të përjashtuar nga civilizmi helen, pasi ky është “fati i barbarit”. Joni i Hios, shekulli i V p.e.s., bashkëkohës i Herodotit, hartues i historisë së ishullit të Hios, thekson se abantët mbërritën në ishull nga Eubeja. Mbretërit vendas, sidomos Hektori, u shpalli luftë atyre duke i masakruar dhe dëbuar nga ishulli. Këtë fitore ai e festoi së bashku me jonianët në Paniom. Ky autor është njohës i mirë i historisë së ishullit dhe marrëdhënieve me abantët pasi ka qendruar në Athinë në kohën e sundimit të Perikliut, që u shpalli luftë të egër abantëve. Efori dhe Aristoteli shekulli i IV p.e.s., Straboni shekulli i parë i e.s. dhe Pausanias, Libri VII, 4, 8-10, theksojnë se abantët ndonëse banojnë në tokën greke, konsiderohen barbarë dhe duhen shfarosur si popull armik. Aristoteli thekson se abantët janë inferior ndaj helenëve për arësye se janë barbarë dhe sundimi athinas ndaj tyre është i përligjur pas shumë lufrave të përgjakshme ndaj eubeasve. Euripidi, sipas Aristotelit thekson: “Është normale që heleni të komandojë mbi barbarin!”. Sipas Eforit, thekson Straboni, trakët arritën një marrëveshje me beotët, por pakti u prish dhe palët në konflikt, përfshirë dhe pellasgët që u vendosën në Athinë, rendën në Dodonë për të kërkuar një zgjidhje kompromisi. Beotia, për shkak të pozitës së përshtatshme gjeografike, në mënyrë fare të natyrshme mund të ushtronte një hegjemoni mbi gjithë Helladën, por për shkak të mungesës së kulturës dhe njohurive filozofike, prijësit e saj, megjithë sukseset e dukshme, nuk mundën të siguronin një fuqi mbizotëruese politike.

Kjo u duk me rrëzimin nga pushteti të Epaminondës, pas kësaj kohe fuqia e tyre perëndoi. Gjithmonë sipas Eforit, dobësia e beotëve qëndronte në faktin se ata nënvleftësuan letërsinë, filozofinë, artet dhe jetën sociale, duke u dhënë tërësisht pas vetive luftarake. Efori me këto shpjegime – thekson Straboni – kërkon të thotë se kultura shpirtërore dhe mendore triumfon mbi fuqinë fizike, qytetërimi mbi barbarinë. Pikërisht këtë kuptuan romakët, epërsinë dhe fuqinë e diturisë, popujt e tjerë ata i mposhtnin me dituri dhe mençuri, me kulturë intelektuale dhe qytetërim. Këtë bëri dhe Athina e qytetëruar për të asimiluar fiset e lashta “barbare”, përkatësisht abantët e Beotisë dhe Eubesë. Në origjinë, në Kaoni, Labëri, në këtë kështjellë madhështore natyrore, karakteri etnik mbeti i pacenuar, shprehje e vitalitetit të madh të banorëve të kësaj krahine të lavdishme.

(Footnotes)

1

Albert Carnoy professeur à l ’Université de Louvain “Dictionnaire étymologique de la mythologie gréco-romaine”.

2  Albert Carnoy professeur à l ’Université de Louvain “Dictionnaire étymologique de la mythologie gréco-romaine”.

3 Gjuhëtarët e ndryshëm emrin e këtij heroi e shpjegojnë me greqishten e vjetër dhe i japin një kuptim pexhorativ, njeri i racës së Marsit, d.m.th. i hyjnisë së luftës, d.m.th. “mashtroj me fjalë të bukura e premtime”, me qëllim shkatërrimin e të tjerëve. Pra, barbar, gjakatar, sinonim i skllavit, etj. Ilir Cenollari

4 Emile Isambert “Itineraires descriptif, historique et archeologique de l ’Orient, volmi 1 –4.

5 Pierre Cabane “Disa çështje mbi amantët”, botuar në “Iliria”, 2011/35/, f.75-98.

/Gazeta Panorama

Dagbladet (1932)- Moisiu: “Nuk e di nëse teatri gjerman do të mbijetojë nën presionin e censurës…”

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Mars 2025

 

Gazeta norvegjeze “Dagbladet” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1932, në faqen n°4, intervistën asokohe me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Moisiu i frikësohet censurës së teatrit gjerman.

Udhëtimi në Itali me “Faustin” për dimër.

 

 

Aleksandër Moisiu, i cili pas pak ditësh do të vijë në Oslo, ku do të jetë i ftuar me shfaqjen “Fausti” në Teatrin Kombëtar, aktualisht po qëndron në Kopenhagë, ku është intervistuar. Kanë kaluar 10 vjet që kur aktori i madh ka vizituar për herë të fundit kryeqytetin danez dhe i pyetur se pse ka kaluar kaq shumë kohë që nga vizita e tij për herë të fundit, ai përgjigjet :

 

— Vështirë se mund të më akuzoni se jam besdisës. Dhjetë vjet më parë pata një sukses të madh në Kopenhagë, por që atëherë nuk e kam shfaqur veten këtu. Arsyeja nuk është se më është kërkuar të qëndroj larg! Tani, kur krijoj një stil Faust-fiorestillinig, edhe me dy artistë si Bassermann-i dhe Karin Evans, nuk ka gjasa që të më refuzojnë.

 

— Meqë ra fjala, pse nuk keni qenë këtu për kaq shumë kohë ?

 

— Nuk e kam zakon të përfitoj nga sukseset. Bota është mjaftueshëm e madhe. Do të doja t’i thosha përshëndetje një qyteti si Kopenhagen dhe pastaj të zhdukem përsëri. Ushqimi i ringrohur nuk ka shije të mirë : një aktor duhet të punojë vazhdimisht dhe vetëm kur të ketë arritur pikën e zhvillimit të tij, që mund të tregojë diçka të re, duhet të kthehet prapa.

 

— A është pakënaqësia me teatrin gjerman që ju shtyn të shkoni në turne ?

 

— E organizova këtë turne sepse ishte viti i përvjetorit të Gëtes. Mendova se do të ishte kënaqësi të krijoja një turne që nuk kishte vetëm një yll, por përbëhej nga disa aktorë të shquar. Kjo është arsyeja pse unë solla Bassermann-in dhe Karin Evans-in, dhe ne kemi luajtur me sukses të jashtëzakonshëm në Holandë, Belgjikë, Francë dhe Zvicër.

 

Ju na bëni një pyetje në lidhje me teatrin gjerman. Ne vetë nuk dimë shumë për të. Ne gjithashtu nuk e dimë nëse teatri do të mbijetojë në kohët e ardhshme nën presionin e censurës.

 

Unë vetë nuk jam më me Reinhardt-in. Kam udhëtuar shumë, duke përfshirë edhe Amerikën, ku kam luajtur në një film të Warner Brothers, një variant i “Keans”, i quajtur “The King’s Lodge”. Më pëlqeu shumë, por nuk kam regjistruar më. Në sezonin e ardhshëm do të luaj në Itali në italisht – siç mund ta dini, jam italian nga lindja. Në një ansambël italian kam ndërmend të performoj me “Faustin” në të gjithë Italinë. Verën e ardhshme kam ndërmend të luaj “Loja e vjetër e të gjithëve” në Sienë, edhe në italisht.

 

— Ndiheni më shumë si italian sesa gjerman ?

 

— Unë jam aq kozmopolit në zemrën time sa nuk jam përpjekur kurrë të zbuloj nëse kam ndjerë këtë apo atë. Unë përpiqem të jem një qenie njerëzore më shumë se një kombësi. Në fund të fundit, kombësia është vetëm çështje dokumentesh identiteti.

Oglinda Lumii (1932) Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Mars 2025

Revista rumune “Oglinda Lumii” ka botuar, me 9 janar 1932, në faqen n°192, një ndodhi të veçantë për Aleksandër Moisiun në Gare du Nord, në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Si e humbi adresën Moisiu

Burimi : Oglinda Lumii, 9 janar 1932, f.192
Burimi : Oglinda Lumii, 9 janar 1932, f.192

Pak muaj më parë, Moisiu erdhi në Paris për të kaluar dy-tre ditë dhe qëndroi në një hotel shumë modest pranë Gare de Nord. Pasi la valixhet në dhomën e tij, aktori i madh doli në qytet për të blerë dy-tri gjëra.

Në mesnatë, duke u kthyer në shtëpi dhe duke mbërritur në Gare de Nord, Moisiu vuri re se kishte harruar të shkruante emrin dhe adresën e hotelit.

Kulmi i fatkeqësisë : hotelet, shumë të shumtë në këtë lagje, i ngjajnë të gjithë njëri-tjetrit. Më në fund, pas një shëtitjeje të gjatë, Moisiu vuri re një, hyrja e të cilit dukej e njohur.

— Zotëri, nuk e di, a banoj këtu ? — pyeti ai derëtarin (rojen) me sinqeritet.

— Jam i lodhur nga shakatë në këtë orë ? — u përgjigj ai me inat dhe përplasi derën.

Moisiu provoi fatin më pas në hotelin fqinj.

— A jeton këtu zoti Moisi ? — pyeti ai me ndrojtje.

Si përgjigje, portieri e mori me forcë në krahë, e futi në ashensor dhe në katin e dytë ia besoi shërbëtorit :

— Vendoseni në shtrat menjëherë; Është krejtësisht i dehur.

The Daily Mirror (1930) Aleksandër Moisiu, një aktor i famshëm që duket i nivelit edhe jashtë skenës

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 31 maj 1930, f.54

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Mars 2025

 

“The Daily Mirror” ka botuar, të hënën e 26 majit 1930, në faqen n°6, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Hamleti në gjermanisht

Një aktor i famshëm që duket i nivelit edhe jashtë skenës

Adhurues i Shaw-t

 

Nga një korrespondent special

 

Takova zotin Aleksandër Moisi, aktorin e famshëm gjerman që shfaqet sonte në Teatrin Globe në Londër për herë të parë në jetën e tij, duke qëndruar nën një pemë laburnum në një kopsht me diell të Chelsea.

 

Ai sapo ishte njohur me shumë njerëz të shquar pas mbërritjes së tij në Angli, mes tyre znj. Margaret Lloyd George, znj. Megan Lloyd George, Sir John dhe Lady Lavery, dhe disa njerëz të shquar teatror.

 

Zoti Moisi, me kompaninë e tij gjermane, do të hapë sezonin ndërkombëtar të planifikuar nga z. Charles B. Cochran dhe z. Maurice Browne në Globe me –“Der Lebende Leichnam” (“The Living Corpse – Kufomën e Gjallë”) këtë javë dhe do ta ndjekë me “Hamletin” javën e ardhshme. Të dyja shfaqjet do të jenë në gjuhën gjermane.

 

“Der Lebende Leichnam” është një shfaqje e Tolstoit e cila u prodhua në Angli me emrin “Redemption” disa vite më parë me Henry Ainley në pjesën Fedya — roli më i famshëm i zotit Moisi. Zoti Moisi, i cili ka lindur në Venecia dhe është një gjerman i natyralizuar, gëzon një reputacion mbarëbotëror si aktor.

 

Kam luajtur në kryeqytetin e çdo vendi të bardhë në botë, përveç Londrës, më tha ai. Kam luajtur Hamletin, 1000 herë.

 

Megjithëse e dua më shumë Shekspirin, më pëlqen edhe Shaw.

 

Me flokët e pakrehur dhe të dendur, sytë e errët dhe fytyrën ekspresive e entuziaste, ai është Hamlet edhe jashtë skenës. Zëri i tij i ka të gjitha modulimet e nevojshme për muzikën e Shekspirit.

 

Kur do të aktroni në anglisht ? — E pyeta.

 

Ai ngriti supet. Kam qenë në Angli vetëm tri herë, dhe ato ishin vizita të shkurtra. Një ditë, mbase….

The Sunday Pictoral (1930)-Moisiu: “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…”

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Tatler, e mërkurë, 14 maj 1930, f.78

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Mars 2025

 

“The Sunday Pictoral” ka botuar, të dielën e 25 majit 1930, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Aktori i madh këtu

Aleksandër Moisiu nesër mbrëma luan në Londër

1300 herë në një pjesë

 

 

Aleksandër Moisiu, aktori i famshëm gjerman, i cili ka luajtur Hamletin 1000 herë dhe ka luajtur Stanhope në produksionin vjenez të “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, tani ndodhet në Londër.

 

Ai erdhi në Londër sepse, pasi kishte performuar pothuajse në çdo kryeqytet tjetër të botës, ai aspiron, si emri i tij Aleksandri i Madh, të pushtojë kryeqytete të reja.

 

Sulmin e tij do ta nisë në Teatrin Globe nesër mbrëma, kur do të hapë sezonin ndërkombëtar të Cochran dhe Maurice-Browne si Fedya në “Der Lebende Leiehnam” (“Kufomën e gjallë”) të Tolstoit. Këtë, pjesën e tij më të famshme, ai e ka luajtur mbi 1300 herë.

 

Megjithëse nuk kam aktruar kurrë më parë në Londër, tha zoti Moisi dje për The Sunday Pictorial, unë nuk po ndihem nervoz. Unë jam mjaft kurioz – kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë. Ndoshta ai nuk është aq i mprehtë sa e kanë pikturuar. Shpresoj që jo.

 

Fakti që aktroj në gjermanisht, shpresoj, nuk do të më bëjë të pakuptueshëm për audiencën londineze që nuk e kupton gjuhën. Aktrimi është më i thellë se fjalët.

 

Sharmi i Moisiut vendoset që me shikimin e parë. Ai ka flokë të zinj, sy depërtues por të butë dhe një zë me ëmbëlsi dhe bukuri të pakrahasueshme.

 

Më pëlqen më shumë, — tha ai, — të aktroj në një teatër intim, me publikun afër meje. Sa më larg të jeni nga audienca, aq më e vështirë është ta bëni — si e quani ? — transmetimin e rrymës (energjisë).

 

Pas një jave me “Der Lebende Leichmam — Kufomën e Gjallë”, Moisiu do të shfaqet në teatrin Globe në shfaqjen e “Hamletit”.

 

Por jo, tha ai, Hamleti me pallto. Publiku modern nuk i vlerëson vërtet kostumet moderne, edhe pse ato mund t’u japin atyre një ndjesi të këndshme të çastit.

 

28 NANDOR 1912- Pergatiti Fritz RADOVANI

Pergatiti Fritz RADOVANI:

 

 

LUIGJ  GURAKUQI (1879 – 1925)

“PO NUK  U NGRIT  SOT

FLAMURI  KUQ  E  ZI,

 

NUK  DEL  ASKUSH

GJALLE   PREJ  KETU !”

 

                                       Luigj Gurakuqi

VLONE, 1912.

 

CILA FOTO ASHT KJO..?

I pari pranë shtyllës, majtas, asht Luigj Gurakuqi.

Në foton e Parë, doren e djathtë e kishte në xhepin e xhaketës  po djathtas.

Kush ia nxori doren nga xhepi e ia vendosi n’parmak?

Pse bahen këto veprime nder dokumenta historike?

RESPEKTONI  FAKTET  HISTORIKE !

A  E  DINI  JU,  SE: ”PO  MOS  T’ ISHTE  NJI’KY  BURR, KURR  N’ SHQIPNI  S’U  NRIT  FLAMUR ?”

                    MELBOURNE, 21 Mars 2025.                 

Daily Herald (1930) “Ja çfarë kam bërë herën e parë kur erdha në Angli më 1910…” — Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Graphic, e shtunë, 21 dhjetor 1929, f.21

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Mars 2025

“Daily Herald” ka botuar, të shtunën e 24 majit 1930, në faqen n°7, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbërriti aktori i famshëm gjerman

Zoti Moisi tregon për romancën e tij

Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7
Burimi : Daily Herald, e shtunë, 24 maj 1930, faqe n°7

Zoti Moisi, aktori i njohur gjermano-italian, i cili do të shfaqet në “The Living Corpse — Kufomën e Gjallë” dhe më pas në “Hamletin” në Teatrin Globe, mbërriti dje në Londër.

Hera e parë që erdha në Angli — ishte romantike !tha ai për “Daily Herald”.

Ishte viti 1910. Unë isha një italian, banoja në Gjermani. Unë do të martohesha. Por ishte shumë e ndërlikuar — kaq shumë dokumente : kaq shumë burokraci ! Pra, zonja që tani është gruaja ime dhe unë — u vendosëm në heshtje në Londër dhe u martuam këtu.

Herën e fundit që isha në Londër kishte të bënte me punën time — kështu që ishte gjithashtu romantike. Erdha për të parë “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, sepse do të luaja Stanhope në Gjermani dhe Austri.

Dhe tani kjo vizitë është realizimi i një ëndrre. Kam dashur gjithmonë të luaj në Angli. Unë e dua “Hamletin”. E kam luajtur një mijë herë, por do të jetë interesante ta luaj në vendin e Shekspirit.

Express Wieczorny Ilustrowany (1928) Historia e një autografi me vlerë nga Aleksandër Moisiu

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Mars 2025

 

“Express Wieczorny Ilustrowany” ka botuar, të martën e 13 nëntorit 1928, në faqen n°4, një shkrim rreth hisorisë së një autografi të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Autograf me vlerë nga Aleksandër Moisiu.

Lepur i bardhë dhe patë e bardhë.

 

 

Aleksandër Moisiu, “personazh i famshëm mbarëbotëror”, kërkohet vazhdimisht për autografe nga admirues të shumtë, veçanërisht ato femra. Kërkesa të tilla nuk iu kursyen as në Łódź, gjatë vizitës së tij në teatrin tonë komunal…

 

Historia e mëposhtme shpirtërore është aktualisht aktuale në Vjenë, ku artisti banon : Nga një prej admiruesve të tij, Moisiu mori, një letër të bukur ngjyrë rozë me këtë përmbajtje :

 

Shumë i nderuar Zotëri !

 

Ju lutem, mos u zemëroni me mua nëse ju kërkoj të më shkruani disa fjalë të bukura në kartolinën e bashkangjitur me imazhin e tij. Unë i ndjek pothuajse të gjitha shfaqjet në të cilat shfaqeni dhe shpreha admirimin tim për artin tuaj të madh duke emëruar kafshën time më të dashur, një lepur të bukur të bardhë, të cilin e mora nga xhaxhai im disa muaj më parë : Aleksandër.

 

Helena K.

 

Moisiu e plotësoi menjëherë dëshirën e adoleshentes, shkroi “disa fjalë shumë të bukura” në kartolinë, por gjithashtu shtoi një letër :

 

Shumë e dashur zonjusha Helena !

 

Isha jashtëzakonisht i lumtur kur mësova se mund t’ju numëroja në mesin e admiruesve të mi dhe jam i lumtur të plotësoj kërkesën tuaj. Për më tepër, mora si shembull mënyrën tuaj origjinale për të më nderuar dhe bleva për vete një patë të vogël të bukur, të cilën e quajta Helena.

 

Aleksandër Moisi

“Mua më dënuan 25 vjet pa asnjë faj, më pas më pushkatuan djalin, ndërsa tjetri vdiq në burgun e Spaçit …”- Një histori e trishtë, nga diktatura komuniste

Nga Teki dhe Memisha Gjonzeneli – Tragjasi

Më datën 5 gusht 2014, arritëm të rivarrosëm në vendlindje, Tragjas, prindërit tanë të dashur. Me shumë vonesë, pasi më 5 gusht të vitit 1990, ne emigruam nga atdheu për në Shtetet e Bekuara të Amerikës, për t`i shpëtuar vuajtjes së pa fund që kishim provuar në atdheun tonë. Unë Tekiu, arrita së fundi të hedh një grusht dhe, mbi varrin e nënës sime të dashur, sepse kur ajo dorëzoi shpirtin e saj të bardhë dhe të vuajtur, më 15 prill të vitit 1982, unë nuk u ndodha pranë saj, pasi vuaja dënimin në burgun komunist të Ballshit, për idetë dhe bindjet e mia politike.

E kujtoj si sot, se atje ku isha, në skëterrën komunistë, atë natë pashë një ëndërr që më tronditi jashtë mase: M`u bë sikur u ndërpre lidhja telefonike me nënën. U besoj ëndrrave dhe prandaj menjëherë i nisa nënës një telegram.

Pasi nuk mora përgjigje, të nesërmen nisa një telegram tjetër, por përsëri asnjë përgjigje. Në përgjigje të telegramit të tretë më shkruhej: “Personi që kërkoni ka vdekur. Në fund të telegramit ishte shënuar dërguesi: Posta”.

Me telegramin në duar që më dridheshin pa fund, nuk e durova dot dhimbjen dhe ulërita si fëmijë. Shumë më vonë, mara vesh se kjo përgjigje ishte kthyer nga Zonja e nderuar, bashkëshortja e të ndierit Leka Kruta, që punonte në postë.

Vdekja e nënës, ndodhi në kohën kur kisha vetëm 5 ditë që kisha dalë nga labirinthet e skëterrshme të Sigurimit të Shtetit, ku vuajta 5 muaj hetuesi çnjerëzore, tmerr, që besoj se helmoi dhe përshpejtoi vdekjen e nënës sime të dashur e të vuajtur.

Në gjendjen që u ndodha, bashkëvuajtësit në burg, Safa Çeloaliaj dhe Dilaver Çeloaliaj, brenda pak minutave shtruan një batanije në fund të kapanonit me dërrasa, ku ishte ulur Faik Margaritari, një i moshuar i burgosur rreth të tetëdhjetave, mik i familjes time, por më fatkeq se unë, i cili më përqafoi dhe pasi fshiu dy pika loti, drodhi një cigare dhe ma tha:

– “Djalë bëhu i fortë”! Pasi heshti pak e hoqi në zemër vazhdoi:

– “Mua më dënuan pa asnjë faj 25 vjet, më pas më pushkatuan djalin, ndërsa djali tjetër, vdiq nga vuajtja dhe mungesa e barnave, në burgun e Spaçit dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto tmerre,- më pushkatuan edhe dhëndrin: Sezai Çeloaliaj dhe prapë bëj durim dhe bëhem i fortë”.

Kështu filluan bashkëvuajtësit e mi, të vinin e të më ngushëllonin, atje tek batanija e shtruar për tokë, duke më hedhur edhe nga një cigare dhe duke treguar secili historinë e tij.

Njeri më thoshte; “unë kam qenë në Burrel me babanë tuaj”, një tjetër më tha; “jam shok i Muratit”, vëllai jonë që vuante në burgun e Spaçit dhe për çudi ndryshe nga të tjerët më dha dy cigare: një për mua dhe një për vëllanë tonë Muratin, pasi nuk kishte se ku e gjente dhe ta ngushëllonte edhe atë, për vdekjen e nënës.

Pastaj erdhi duke qarë Sherif Merdani, ai këngëtari i famshëm, “Sherua”, siç i thërrisnim ne, me të cilin kisha qenë edhe ushtar në repartin e punës në Dushk- Lushnje. Edhe ai duke qarë bashkë me mua, më tha: “Po mbi një batanije, në burg, i priti cigaret për babanë, edhe vëllai juaj dhe shoku im, Murati. Ishte 29 qershor i vitit 1976, atë ditë nuk do ta harroj kurrë. Në se një ditë do të hapen dosjet e diktaturës komuniste, drama e familjes tuaj do t`i tronditë shqiptarët”!

Miku i familjes tonë, Pipi Konomi, erdhi bashkë me një mikun e tij: një burrë të gjatë me trup të drejtë, i cili më dha dorën dhe më tha: – “Burrat nuk qajnë”! Unë u befasova, kur Xha Faiku më tha se ai ishte komunisti Andon Sheti nga Vunoi i Vlorës. Vuajtja dhe burgu ia kishin zbutur zemrën këtij komunisti…!

Kështu, këta që përmenda dhe shumë të tjerë, më ngushëlluan për vdekjen e së mirës nënës sime.

Të nesërmen i nisa një letër Finlandës, bashkëshortes sime, e internuar në fshatin e Tragjasit, të cilën e porosisja që të mbante afër fëmijët dhe ta duronte dhimbjen, siç ishte mësuar edhe ajo t’i duronte dhimbjet, kur i kishin pushkatuar babanë, kur ishte arratisur xhaxhai, dhe kur e kishin internuar familjen e saj.

Në fundin e asaj letre i shkrova një elegji për nënën:

“Qysh vdiqe moj nëna ime,
Me një det me hidhërime,

Me burgje dhe internime,
Ajo çika zemër trime”!

Ne u njohën me komunizmin që fëmijë dhe që atëhere kuptuam, se ai sistem, nga luga e floririt, që premtonte, do ta shpinte popullin të hante me lugën e drurit! Ishte 24 dhjetor i vitit 1944, kur dy partizanë erdhën në shtëpinë tonë, në lagjen “Skelë”, buzë detit, dhe arrestuan babanë. Ne, katër vëllezër, ende fëmijë, iu qepëm nga prapa babait duke qarë, por komunistët e pa shpirt, na shtynë me urrejtje, me qytat e pushkëve duke shfryrë: – “Kulishët e ballistit”!

Fjalë që ne nuk arrinim t`i kuptonim asokohe…! Kurrë nuk mund ta harrojmë nënën tonë të dashur, e cila edhe ajo duke qarë dhe mallkuar, na mblodhi rreth vetës si zogj shqiponje, duke na thënë se babai do të kthehej shpejt, ndofta edhe ajo, nëna jonë, besonte se ai, babai jonë, do të kthehej me të vërtetë. Por babai u kthye në shtëpi, pas dhjetë vjetësh, kur ne në vuajtje e mjerim, tashmë ishim rritur…!

Kjo e keqe na ndoqi gjithë jetën. Pas babait, vëllai jonë Qamili, u hodh në det nga brigjet e Sarandës dhe doli me not në Korfuz. Më pas Memishahu, në moshën 16 vjeçare përfundoi në burg. Pas Memishahut, radhën e kishte Murati, i cili vuajti në burgjet komuniste, mbi 18 vjet të jetës së tij dhe i fundit isha unë Tekiu…!

Finlanda bashkëshortja e Tekiut e tregon kështu ditën e arrestimit të tij: “Pas arrestimit të Tekiut të Vlorë, ia behën në shtëpi 5 oficerë të Sigurimit të Shtetit, të prirë nga i famshmi Xhebro Shalari…! Ata do të kontrollonin shtëpinë e “armikut të popullit”, tashmë të arrestuar, por edhe do të terrorizonin një grua pa mbrojtje dhe fëmijët,- më i madhi vetëm 14 vjeç…!

Në largim, Xhebro Shalari, i drejtohet Finlandës, me një krenari prej krimineli: – “Ku e ke Tekinë”? Dhe ajo si grua vërtetë shqiptare iu përgjigj: – “Sa herë që Tekiu vinte në Vlorë, ne dilnim në shkallë dhe e prisnim. A do të kthehej, apo do arrestohej? Tani që ju e morët, nuk kemi se ç`farë të presim më. Na i pakësuat vuajtjet, shtoi ajo me një qëndrim burrneshe…”!

Që nga 24 dhjetor i vitit 1944, familja jonë kishte vuajtur e provuar kalvarin çnjerëzor komunist. Vuajtjet shpirtërore ndofta as varri nuk do t`i shërojë, por u ndamë nga vuajtjet fizike, 24 vjet më parë, pikërisht më 5 gusht të vitit 1990, kur u larguam zemër djegur nga atdheu ynë, që na kishte bërë të vuanim aq shumë. Atë ditë kisha hipur në traget i përcjellë nga tre – katër miq, ndërmjet tyre edhe profesor Bejkush Birçe, që më ka nderuar, duke më ardhur edhe në rivarrimin e nënës…!

Ndërsa trageti u nis, hodha sytë me mallëngjim në brigjet e Adriatikut, atdheut tim të dashur, po mendimet e mia m’i ndërpreu Finlanda, bashkëshortja ime dhe im bir Fatmiri, atëhere 11 vjeç të cilët më thanë: – “A ke forca ta fillosh jetën nga e para”? Përgjigjja ime, ishte: “Po”!

– “Atëhere, – më thanë ata në një gojë, – ne do ta gëzojmë jetën dhe sot e tutje, nuk do të guxojë njeri të na diskriminojë e të na fyej, si komunistët e Tragjasit”. Jeta nën diktaturën komuniste na mësoi si të duronim dhimbjen fizike e shpirtërore. Në varrimin e babait, morën pjesë vetëm 15 vetë…!

Kur dola nga burgu, një njeri i mirë nga lagjja “Llonxhë” ku banonte nëna, më ftoi për një kafe dhe më tha: “Kam qenë këtu, ulur, kur është përcjellë nga kjo lagje, në përjetësi nëna juaj, vetëm me 7 vetë. Në fund ishte Beshiri, varrmihësi, por edhe ai u ndalua nga një anëtar i Këshillit Popullor, sepse gruaja që përcillej, ishte e veja e një ballisti, dhe grua që kishte lindur vetëm armiq të popullit, të cilët partia i kushte burgosur…”!

Një familje e tërë, e dënuar mizorisht: Babai, Muhamet Gjonzeneli (1907 – 1978) i dënuar me 30 vjet burg, Qamili, djali i madh, i arratisur jashtë shtetit, Tekiu i dënuar me 8 vjet burg, Memishahu i dënuar me 6 vjet burg, Murat Gjonzeneli dënuar me 20 vjet në burg.

Zonja (1908 – 1982), nëna e katër djemve të dënuar, ajo grua heroinë që e kishte kaluar gjithë jetën nëpër dyert e burgjeve dhe që i kishte larë udhët e Shqipërisë me lot, duke ndihmuar sado pak bijtë nëpër burgje dhe kampe, e qante të shoqin me lot hidhërimi:

“Muhamet e varfëra,
Po e keqia s`tu nda,
S`të qan motër, as vëlla
As fis as akraba”.

Për ta kuptuar dhimbjen e kësaj nëne, për ata që nuk e jetuan atë kohë, sqarojmë se Muhameti, si shumë të tjerë në atë kohë, ishte njeri i braktisur nga njerëzit, më të afërt, nga fisi dhe miqësia, sepse ishte “armik i popullit”! Edhe në përjetësi, ai burrë i rëndë, u përcuall nga një grusht njerëzish.

Më 5 gusht 2014, ne bijtë e atyre prindërve të vuajtur arritëm që prindërit tanë, t`i rivarrosim në vendlindjen e tyre, në Tragjas, në baltën që i kishte lindur, rritur dhe vuajtur pa fund, pranë të afërmve dhe të dashurve të tyre nga të cilët ishin ndarë në gjallje dhe ndofta Perëndia, i bashkonte në atë jetë. Memorie.al

“O Moj Shqypni, e mjera Shqypni”, e Pashko Vasës botimi si fletë fluturuese! Poema u dërgua nga Stambolli në frontin e luftimeve me fletë të veçanta

Punimet për mirëmbajtjen e pasurisë kulturore Shtëpia e Pashko Vasës po vijojnë nga specialistët. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se janë restauruar ambientet e jashtme dhe të brendshme, duke u konsoliduar suvatimet e mureve për të garantuar ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e ndërtesës.

 

Shtëpia e Pashko Vasës është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shkodër. Punimet po realizohen duke respektuar teknikat e vjetra të restaurimit, me qëllim ruajtjen e autenticitetit të kësaj ndërtese historike. Shtëpia, e cila ka një histori mbi 300- vjeçare, ka rëndësi historike e turistike.

Ajo është e njohur jo vetëm si vendlindja e Pashko Vasës, por edhe si selia e degës së “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Shtëpinë e rrethojnë muret e larta karakteristike të Shkodrës dhe në oborrin e saj ndodhen ende pusi i gurtë, lugu prej guri i larjes së rrobave, govata prej guri për shpëlarjen e rrobave dhe shkalla prej guri të latuar. Sot, kjo shtëpi, është Monument Kulture, Kategoria e parë dhe i është kthyer si pronë private trashëgimtarëve, prej vitit 1971. Vaso Pasha ishte njëri ndër rilindësit më të spikatur të Shqipërisë dhe njëri ndër iluministët e ndritur të kombit.

Ai, tërë jetën dhe veprën ia kushtoi çështjes së çlirimi të Shqipërisë, arsimimit, kulturës, diturisë. Pashko Vasa, lindi në Shkodër më 17 shtator të vitit 1825. Të parët e fisit të tij, nga i ati, ishin shpërngulur nga Mirdita dhe ishin zhvendosur në qytet, n’atë shtëpi ku sot është shtëpia-muze e Pashko Vasës. Ai zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t’u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve.

E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe një përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873). Poema e famshme “O Moj Shqypni, e mjera Shqypni” është vepra më e shkëlqyer e Pashko Vasës. Ajo u dërgua nga Stambolli në frontin e luftimeve me fletë të veçanta, kaloi dorë në dorë dhe u këndua me një muzikë sa prekëse aq mobilizuese. Autori u frymëzua nga atmosfera luftarake e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit…

Gjendja e mjerueshme e popullit, veçanërisht figura simbol e Nanës Shqipëri, i jepte asaj forcë të madhe emocionuese dhe mobilizuese në luftë për liri e pavarësi. Me 20 shkurt 1881 Sami Frashëri i shkruante Jeronin de Radës: “Të dergonj edhe një këngë patriotike nga vëllait tonë Pasko Vasës…”O moj Shqypni…” u bë “Marsejeza” e popullit Shqiptar:”Këtë nanë të dashtun a do ta lamë/që njeri i huej ta shkelë me kambë/ para se të hupë kështu Shqypnia/ me pushkë në dorë le të desë trimnia”. Pashko Vasa shërbeu si Guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat tij u sollën në Atdhe në kohën e regjimit komunist të Shqipërisë.

/Gazeta Panorama


Send this to a friend