Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të SHBA e ka miratuar njëzëri Rezolutën për Srebrenicën, me të cilën krimet serbe të korrikut të vitit 1995 i përkufizon gjenocid.
Kjo Rezolutë dënon të gjitha deklaratat që kontestojnë këtë nocion.
Në Rezolutë, transmeton Koha.net njoftimin, theksohet se ka rëndësi të identifikohen shenjat e gjenocidit në konfliktet e ardhshme dhe që krimi i tillë të pengohet.
Para 20 vjetësh ushtarët serbë të Bosnjës kanë vrarë sistematikisht 8 mijë njerëz në “Zonën e sigurt të Kombeve të Bashkuara”, të cilët paqeruajtësit holandezë i kishin bindur se nuk do t’u ndodhte asgjë nëse dorëzohen.
Rezoluta për Srebrenicën që e kishte propozuar Britania e Madhe dje me veton e Rusisë nuk u miratua në Këshillin e Sigurimit të KB.
Komentet