Pas një vargu botimesh në vende të ndryshme të Europës, së fundi është botuar në Japoni,romani “I humburi”, një ndër më të suksesshmit e autorit. Libri është përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha shqipe nga dr.Iura Ichiro, profesor në universitetin e Hiroshimës dhe është botuar nga shtëpia botuese “Shoraisha” në Kioto.
Fatos Kongoli është i dyti shkrimtar shqiptar, pas Ismail Kadaresë, që botohet në japonisht, nga e njëjta shtëpi botuese dhe nga i njëjti përkthyes.
Komentet