Njeriu politik serb shfaqet herë-herë në pamjen e tij reale. I tillë, pa vezullinë e maskës mashtruese, shfaqet sidomos kur hidhtësia e humbjes i mposhtë atij taktikat, zhbirimin a fshehjen e qëllimit të largët.
Vulin, si prototip i tij, thotë shpesh këtyre ditëve, “shiptari”. Dhe kështu përpiqet të përçojë sens të lig pezhorativ.
Kjo, në fakt, është kultura e tij. E kombit që ai përfaqëson denjësisht. E ultë. Primitive. E urrejtjes parake, poashtu. Po, ende më shumë, është trishtim për disfatën, vdekjen e shtetit serb në Kosovë.
Kurse shqiptarët që më shumë përbuzin, e më pak urrejnë i quajnë pjestarët e popullit të tij, thjeshtë, serbë. Si rrënjës të lashtë, banorë të parë t’këtij Dhéu, emërtimet e tyre për ardhacakë janë tëpër të sakta. Aksiomatike. Dhe, që këtej, nuk pretendojnë ofendim. Edhe ata kanë, prandaj, një emërtim të vjetër. Është emërtimi krejtësisht natyral: Shkije!
Megjithatë, shqiptarët në asnjë paraqitje publike nuk i cilësuan serbët burimisht kështu. Madje, as në mesnatën e errtë të pushtimit, luftës dhe etnocidit barbar…
Ndaj dhe, anipse emërtim i vërtetë, shprehës e përthekues, ata, fisnikë e të epërm, kursehen dhe nderojnë ndjesinë e fyerjes së ngulimtarëve të vonë.
Dhe ja, ky është dallimi i thellë qytetnues: mes Nesh e Atyre.
Mirëpo ç’ti bëjmë Vulinit të gjorë. Atavizmit, mjerimit kulturor të tij. Robert Kagan qarkullonte ( në një libër mbi relacionet e Fuqisë) termin “kulturë strategjike”. Veçse, rrjedhimisht, “kultura strategjike” serbe, si rrallëkund, është negative. Lumnojnë në okupime, gjak e fatkeqësi të tjetrit. Dhe e kundërta: vuajnë e vajtojnë kur të tjerët në fqinjësi gëzojnë pranverat e tyre.
Shqiptarët, ndërkaq, nuk janë me faj që kanë djegur ëndrrat fantazmagorike serbiane për tokë e det të huaj.
E, prandaj, ata s’mund t’ua kthejnë humbjen në fitore. Zymtinë në hare. Dhe as zinë në festë!
Vendlindja e lirisë është lufta. Dhe këtë nuk e rikthen dot si pajë pajtimi dhe nuk e falë askush!
Komentet