Policia e Durrësit ka vënë në pranga për konfliktin e armatosur një ditë më parë në Kepin e Rodonit, Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka, Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri.
Ndërkohë gazetari Igli Çemeta bën me dije për BalkanWeb se është shpallur në kërkim shtetasi Besnik Toma, i cili ka qenë dhe personi që ka qëlluar me armë zjarri, i cili thuhet se është i afërm i ish-deputetit Mark Frroku.
Sakaq, në gjendje të lirë është proceduar Ndue Sokoli.
Kujtojmë se në konflikt janë përfshirë disa persona që pretendojnë se janë përfaqësues të Kishës Katolike, me banorët e zonës, të fshatit Shetaj, mes tyre edhe ish-deputeti i PS Mark Frroku dhe të afërm të tij.bw