Duket se koret raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve janë organizuar nga serbët.
Ishte në pjesën e parë momenti kur tifozët rusë tronditën lojtarët me fyerjet si “vrisni shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”.
Lojtari kroat i Lokomotivës dhe Berisha i Skënderbeut shkuan te gjyqtari për t’ia treguar arsyen pse duhej ndalur ndeshja.
Pasi gjyqtari e bëri këtë gjë, transmeton Telegrafi, ultrasit ku kishte serbë u qetësuan dhe më incidenti nuk u përsërit.
Në vazhdim ndeshja u zhvillua mirë, por pas përfundimit Telegrafi ka mundur të konfirmojë se serbë ka pasur në stadium që kanë bërë “check in” prej aty dhe po ashtu postuan foto pas ndeshjes në momente të gëzimit.
Kjo ndeshje vetëm sa rrit tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve para ndeshjes më 8 tetor në Elbasan Arena.
Komentet