Mbrojtësi shqiptar i përfaqësueses gjermane, Shkodran Mustafi, mund të luajë sezonin e ri në një prej skuadrave më të mira në botë, Realin ose Barcelonën.
Ka qenë vetë babai i lojtarit me origjinë nga Gostivari, Kujtim Mustafi, ai që e ka bërë të ditur lajmin. Në një intervistë për “Express”, babai i kampionit të botës pohoi se të dy ekipet kanë shfaqur interes për 23-vjeçarin.
“Po, ka pasur kontakte. Ata kanë kontaktuar klubin dhe kjo mbetet mes tyre. Kaq mund të them”, u shpreh i entuziazmuar Kujtimi. Edhe nëse nuk blihet nga Reali ose Barcelona, Mustafi do të largohet nga Valencia gjatë kësaj merkatoje.
Komentet