VOAL – BAZEL – Konferenca vjetore e Bashkëpunimit për Zhvillim 2015 mbahet të premten, më 21 gusht 2015 në qytetin e Bazelit, njofton Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Konfederatës Helvetike.
Konferencën e organizon Drejtoria e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Sekretaria e Shtetit e Ekonomisë. Punimet e Konferencës mbahen në Qendrën e Kongresve në Messeplatz, Bazel.
Tema e sivjetme e kësaj konference është: Shëndeti është një e drejtë njerëzore. Këtë të drejtë sot nuk e gëzojnë rreth 400 milionë njerëz të cilët nuk marrin ndihmë shëndetësore. Prandaj për Zvicrën bashkëpunimi për zhvillim në fushën e shëndetësisë është një temë parësore. Ky aspekt ka lidhje thelbësore me sigurinë shëndetësore, me paqen dhe stabilitetin ekonomik të vendeve përkatëse.
Mungesa e ndihmës shëndetësore ndihet sidomos në vendet e pazhvilluara. Një ndihmë e mirë shëndetësore nuk do të kufizohej thjesht në marrjen e mjekimeve të përshtatshme nga ana e perosnelit tüe kualifikuar në rast sëmundjesh, por do të shtrihej edhe në parandalimin nëpëmjet shkollimit, nëpërmjet informacionit dhe nëpërmjet rritjes së ndjeshmërisë.
Konferenca vjetore Bashkëpunimit për Zhvillim 20015 ofron një panoramë të punës së zhvilluar në Zvicër me shembuj konkretë dhe me ndërhyrjen e raportuesve dhe raportueseve nga vende të ndryshme.
Në orën 9.00 do të jetë hapja e dyerve të ekspozitës së organizatave partnere. Një orë më vonë do të fillojë punimet Konferenca me fjalën që e mban Këshilltari Federal Didier Burkhalter. Pastaj do të ketë diskutime, tryeza të rrumbullakëta nga personalitete zvicerane si dhe të huaj nga Evropa, Afrika, Azia.
Diskutimin përmbyllës do ta mbajë Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit për Zhvillim Manuel Sager.

Komentet