TIRANË
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur sot në konferencën e parë për media të 2022 për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Presidenti Meta e cilësoi ‘mosvendim; duke theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk mori asnjë përgjegjësi dhe e la pa zgjidhje çështjen.
“Ju më keni bërë pyetje se çdo bëhet me zgjedhjet vendore, me bashkitë ku është dhënë dorëheqja dhe unë kam thënë që i qëndroj premtimeve dhe presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj dhe nuk u nxitova kur Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj apo mosvendimin e saj sepse kam dashur të kem një informacion sa më të plotë për gjithçka ka ndodhur dhe për të gjitha detyrimet që lindin dhe për Presidentin e Republikës në këtë proces.
Prandaj lidhur me zgjedhjet për pushtetin vendor të 30 qershorit 2019 kur prisnim që Gjykata Kushtetuese përmes një vendimmarrje të themeltë t’i rikthente qytetarëve mundësinë për shprehjen e vullnetit për të zgjedhur përfaqësuesit e tij realë në pushtetin vendor, përkundër kësaj pritshmërie të lartë dhe legjitime të popullit tonë, por edhe të shumë institucioneve ndërkombëtare do duhet të kishte një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa kjo gjykatë nuk mori asnjë përgjegjësi. Gjykata Kushtetuse me vendimi ne 4 dhjetorit vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqatës së bashkive, pasi sipas saj nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues duke shpallur veten jokompetente për shqyrtimin e këtij rasti. E la pa një zgjidhje përfundimtare këtë çështje. Me vendimmarrjen e saj Gjykata Kushtetuese nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la këtë çështje përsëri juridiksionit politik”, deklaroi Meta.
“Kanë kryer shkelje të rënda”, Meta akuzon gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe njofton vendimin: Për bashkitë pa kryetarë…
Në një konferencë për media, Presidenti Ilir Meta tha se ka nisur procedurat për t’i dhënë zgjidhje situatës me bashkitë në vend, që sipas tij, drejtohen nga kryetarë jo formalë.
Në fjalën e tij, Meta hodhi akuza të forta ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa u shpreh se kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike, që cenojnë veprimtarinë e gjyqtarit, lidhur me zgjedhjet vendore të vitit 2019.
“Kërkova mënyrën e caktimit të relatorit të çështjes, diskutimet në Kolegj, deri në zhvillimin e seancës gjyqësore përfundimtare dhe shpalljen e vendimit. Informacioni mu vu në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese më 6 dhjetor. Konstatuam se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kryesisht barra bie mbi relatoren, kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike, që cenojnë veprimtarinë e gjyqtarit.
Dosja gjyqësore nuk përmban asnjë dokument për të dokumentuar mënyrën si u formuluan pyetjet e gjykatës për në Komisionin e Venecias. Relatorja ka shmangur dërgimin e pyetjeve, duke paraqitur vetëm tre pyetje të ngritura prej saj. Është krejtësisht e paqartë si ka ndodhur kjo dhe kjo cenon dukshëm parimin e transparencës, të palëve në gjykim, dhe që mund të kërkojë hetim të thelluar. Jemi duke analizuar në detaje këtë situatë dhe ditët në vijim do mbajmë një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje.
Sot jemi këtu për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhjeje një çështje, që Gjykata Kushtetuese ju shmang, çështjes së zgjedhjeve vendore 2019. Prej kohësh kemi një situatë absurde, që disa bashki drejtohen pa kryetar, duke krijuar shteg për abuzim. Kjo situatë nuk mund të rri pafundësisht pa zgjidhje, pavarësisht se shumë aktorëve mund t’iu interesojë. Presidenti nuk ka çfarë të presë më, prandaj duke konstatuar se këto institucione, pra bashkitë pa kryetarë formalë, nuk funksionojnë siç duhet, jam sot këtu për t’iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje situatës”, tha Meta.
Mbështetës të presidentit në selinë blu? Meta: 8 janari një moment tragjik! Po bëhemi dëshmitarë të kërcënimit të opozitës dhe votës së lirë
President i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat, komentoi protestën e 8 janarit zhvilluar në selinë e PD.
Meta u shpreh se dënon dhunën e e përdorur dhe se e vetmja zgjidhje për këtë konflikt është vota e lirë.
‘Një moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet në sytë e të gjithë shqiptarëve , thelbi është mungesa e ballafaqimit me votë të lirë. Jemi në kushte ku demokracia dhe të gjitha institucionet janë mundur nga kapja e të gjitha segmenteve. Kur energjitë s’duhet të mobilizohet për të vendosur sistemin e llogaridhënies dhe besimin tek demokracia, ne po bëhemi dëshmitarë të kërcënimit të institucionit demokratik, të opozitës dhe votës së lirë. Nuk kam synuar të bëhem palë në konfliktin që ka lindur në PD, por jam i shqetësuar për këtë konflikt të panevojshëm që duhet të ketë vetëm një zgjidhje , votën e lirë dhe respektimin e vullnetit të shumicës.
“Kujdes…”, Meta nxjerr SMS-të me Belind Këlliçin më 8 janar: Mos prekni asnjë makinë në oborrin e PD, është provokim
TIRANË
Presidenti Ilir Meta ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me kryetarin e FRPD, mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Belind Këlliçi, ditën e protestës së 8 janarit para selisë së PD.
Në konferencën e parë për media pas protestës së Berishës te PD, Kreu i Shtetit tregoi publikisht SMS-të me Këlliçin, ku i kërkon këtij të fundit që të mos provokojnë dhe të ruajnë kontrollin.
“Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e rëndësishme gjetja e një zgjidhjeje demokratike, që i shërben paqes dhe demokracisë në vend. Kam komunikuar me institucionet ligjzbatuese, edhe me shkrim, edhe me telefon, që të veprojnë për të parandaluar çdo lloj incidenti. I kërkoj falje zotërisë, Belind Këlliçit, se të shtunën në 10:24, kur pashë makinat te oborri i PD, dhe e vlerësova si moment provokativ, ndaj e mora në telefon Këlliçin, nuk ma hapi.
Pastaj më tha “President, sapo mbaruam një mbledhje me të rinjtë”. I them “Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr, se është provokim”. “Po, po”, më thotë ai. 20 minuta para se të hapej dera, i them “Mos humbni kontrollin paqësor të protestës”. “Po”, më thotë. Presidenti nuk bën as lojëra të dyfishta, as të trefishta. Po po kam pasur me SHISH-in kam pasur. Pres është i qartë dhe i dpd. Presidenti dënon dhunën”, tha Presidenti Meta.
“Përdorimi i forcës i papranueshëm në çdo rast”, Meta përmend dorëheqjen e rojes së PD para protestës së 8 janarit: Të gjithë të ngrihen në nivelin e…
TIRANË
Më konferencën për mediat, kreu i shtetit Ilir Meta ironizoi dorëheqjen e rojës së PD, një ditë para protestës, ndërsa e quajti një shembull pozitiv .
“Përdorimi i forcës është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Akuzat për infiltrim të personave brenda selisë,janë alarmante dhe kërkojnë përgjigje. Është e papranueshme të mohohet cdo mekanizëm demokratik zgjidhjeje. Kur të gjithë e kanë të qartë që përdorimi i dhunës, s është mekanizëm që legjitimon marrjen e pushtet Edhe mbajtja e tij me forcë është po aq i dënueshëm.
Mjetet fizike dhe policeske nuk mund të jenë zgjidhje për asnjë palë, por vetëm ballafaqimi përmes votës së lirë.
Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim si dorëheqja e rojes së selisë së PD për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërise së tij.
Bashkëpunim me Berishën për të mundur dyshen Basha-Rama? Meta: Që në 26 prill do kisha marrë drejtim tjetër, por duhet të respektoj Institucionin
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat deklaroi se misionin e tij e quan të përfunduar që pas 25 prillit, por shtoi se e ndjen detyrim të respektojë Institucionin e Presidencës.
‘Pyetje pas asnjë sens. Pas 25 prillit unë e quaj të përfunduar misionin tim, por detyrën e bëj çdo ditë sepse respektoj institucionin. Do të kisha dashur që në 26 prill të kisha marrë një drejtim tjetër. Sepse njeriu duhet të jetë në vendin e duhur në kohën e duhur, por njeriu duhet të ketë respekt për Institucionin. Unë bërë çdo gjë që të mos kapeshin institucionet’, tha më tej Meta.
Gjatë fjalës së tij Meta gjithashtu theksoi se kjo njollë e shëmtuar që ka përfshirë vendin duhet lënë pas, ndërsa theksoi se aktualisht në të gjithë vendin nuk ka një Këshilltar të PD dhe kjo theksoi ai, duhet zgjidhur sa më parë.bw
Komentet